Familja harron 32 mijë dollarë në restorant, kamerieri ua kthen mbrapsht.
Një kamerier restoranti në Kaliforni është vlerësuar për ndershmërinë e tij, pasi ai dorëzoi 32 mijë dollarë, të cilat i gjeti në tavolinën e lokalit ku punonte.
Ai ishte punonjës i restorantit “Applebee” prej 10 vitesh. Kamerieri ka preferuar që të mbetet anonim, madje ai nuk ka pranuar as një shpërblim nga familja për gjestin e tij fisnik.
“Ai vetëm tha se e kishte bërë, pasi kjo ishte gjëja e drejtë që duhet të bënte. Kamerieri nuk donte që ky veprimi i drejtë të ‘trondiste’ askënd”, tha drejtori i restorantit Carrie Hellyer. Familja la një qese të mbushur më 32 mijë dollarë, ditën e mërkurë në restorantin “Applebee” në Fresno.
g.shqip