Familja bebe: rregullat nuk i vënë më prindët

eGo0sTyle

System Engineer
Baby-Family-Brilanta-Kadillari-300x206.jpg


Shtëpia e Agim Kadillarit shikon nga Rruga e Elbasanit. Kuzhina, një hapësirë e ngushtë bashkë me mjedisin e ndenjjes, ka gjallëri nga e rrugës. Jo e rrëmujshme, po e ndriçuar me dritën e ditës, e freskuar nga ajri pas shiut që ka rënë natës dhe paraditen e diel. Muret janë të zëna me tablo. Fëmijët, që s’janë më fëmijë, janë nëpër dhoma. Agimi dhe Xheneta, sapo janë kthyer nga Shkodra ku kanë qëndruar disa ditë për të pikturuar ndër të tjera kullën e Gjon Markagjonit. Dikur aty kanë pasur studion në një nga katet e kullës së shtetëzuar, ndërsa në lulishten para rriteshin fëmija. Pikturojnë shpesh bashkë, në të njëjtën kohë. Vendosen në anë të ndryshme të të njëjtit objekt të cilin Xheneta e prezanton të ndezur në ngjyra, ndërsa Agimi diskret. Kullën e Markagjonëve, Agimi e sjell më Kullë Pize, ndërsa Xheneta më pranë vilës familjare. Tablotë janë të pathara mirë.

Burrë e grua janë lindur e dashuruar në Shkodër ku paraardhësit e tyre erdhën pas lufte prej Jugut të Shqipërisë. Në derë hyn Brilanta, fëmija i madh. Ajo tërheq nga një raft fotografinë ku ka bashkuar dy prindët, veten dhe të vëllanë në kohën e foshnjërisë. Me këtë foto të quajtur “Familja bebe” Brilanta Kadillari (1985) merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë për artistë të rinj “Sotiri 2011” në Korçë. E vlerëson për cilësinë që sjell ky konkurs. ثshtë hera e dytë që merr pjesë.

Babai e ka lënë ndërkaq poltronin dhe me një i-phon po fotografon lulet e thara mbi tryezë që i kanë sjellë nga Shkodra. Pas buqetës janë duart e Xhenetës që është zhvendosur ndërkaq pranë sobës e po përzien pa pikë zhurme një masë brumi.


Foto nga cikli “Albania in black & white 2009-2010”

Brilanta tregon për punën e saj të fundit ku gjithë familja është kthyer në foshnjë. Në përshkrimin e detajeve marrin pjesë të tre. Japin arsye të ndryshme pse babai në moshën disamuajshe në vitet ’50 paraqitet i veshur, e pse nëna, foshnje edhe ajo, është nudo; përse Brilanta bebe që është vendosur në krahun e të atit, mban fustan dhe pse vëllai, në anë të së ëmës, është lakuriq. “Jam nisur nga pavetëdija”, thotë Brilanta. “Në atë moshë të gjithë jemi të pavetëdijshëm. Në atë moshë janë prindët që bëjnë historinë tonë. E tani jam unë që me këtë kolazh “bëj” historinë e tyre. Rregullat janë njëlloj për të gjithë. Kam menduar gjatë se si do të dukej e gjithë familja ime në foton e një periudhe që nuk ekziston. Një periudhë kur të gjithë ne kemi qenë bebe. ثshtë si ëndërr apo si film i animuar për ne, pa kohë dhe pa hapësirë. Por vepra ime e lumtur na sheh të gjithë bashkë, ja kështu, dhe kjo është më e bukura dhe më e pafajshmja, shumë larg realitetit që ne njohim. ثshtë një lojë optimiste dhe me humor.”

Katër bebet janë vendosur në një sfond si bezja e tryezave të bukës. Katër bebe të shtruara për drekë duken! “Baby family” është në teknikën kolazh, sepje.

Prindët tregojnë se Brilanta në atë foto është disamuajshe. Ka qenë koha kur ata ishin dërguar vullnetarë, si gjak i ri, në Bjeshkët e Nëmuna. Xheneta kujton se u nisën me foshnjën për atje, në 1600 m lartësi, ku s’kishte mjek, kushte për një familje të re, as banjo për të qenë, as pelena për të voglën dhe uji të priste duart. Kadillarët vazhdojnë të jetojnë sa me pikturën e sa me mësimdhënien, sa në Shkodër e sa në Tiranë ku janë vendosur me shtëpi prej 8 vjetësh.

Vajza e tyre ndoqi shkollën e artit, Akademinë e Arteve, ndërsa djali Arkitekturë. Brilanta është duke i dhënë fund studimeve master për Fotografi dhe Dizajn Vizual në Forma të Milanos. Nën udhëheqjen e fotografit Luca Andreoni ajo po punon çdo natë për dy muaj rresht mbi jetën e natës në Tiranës, sepse spotet, dritat, ngjyrat, e nxjerrin jetën dhe njeriun ashtu siç ditën nuk mund t’i shohim. “Kërkoj të gjej veten te fotografia, jo të më gjejë ajo mua, t’i krijoj unë skenat, jo t’i gjej të gatshme.”

Brilanta e nisi me fotografinë më 2006 duke fotografuar veten. Ky fillim, kur vetja trajtohet si subjekt, ka ndikuar në këndvështrimin e saj për të njohur një hapësirë më të gjerë që është më e vështirë dhe e ndryshueshme. Autoportretet e saj janë një spektakël për larminë e metamorfozës dhe fantazinë e roleve që vesh kjo vajzë. E pabesueshme për mentalitetin që nuk është i përgatitur rëndom të presë punë goditëse nga një fizik i vogël dhe portret i pafajshëm.





Kujtime nga Marubët, Nenshati

Agim dhe Xheneta Kadillari e kanë bërë zakon që të regjistrojnë, filmojnë, dokumentojnë, arkivojnë, fëmijët që rriten, ngjarjet familjare. ثshtë një traditë prej kohëve të vetë fëminisë së tyre. Xheneta kujton foton 3-vjeçe, me fustan të shkurtër e trëndafil në dorë që ia ka bërë Gegë Marubi, i fundit i dinastisë së fotografëve shkodranë. Kujton edhe Angjelin Nenshatin, një tjetër fotograf me emër, i shkollës shkodrane të fotografisë.

Marubi, dhe fjala është kryesisht për Pjetër Marubin, është fotografi që Brilanta mendon se ai vlen të ndalesh. “ثshtë një klasicist modern. Në veprën e tij gjej atë çka unë e quaj të rëndësishme: që në fotografi të duket fotografi, autori. Marubi ka dhënë shumë nga vetja; ka lëvruar pothuajse të gjitha gjinitë; ka kaluar nga skena te reportazhi. Për të gjitha këto, vepra e tij i ka mbijetuar kohës.”

Brilanta Kadillari e njeh mirë pasurinë Marubi. I ka prekur pllakat prej bromuri argjendi në Fototekën e Shkodrës. ثshtë përpjekur të rikrijojë skena në fotografitë e saj që frymëzohen nga imazhet e Marubit. Në vitin 2008 u bë protagoniste e dokumentarit gjerman “Marubi” prodhuar nga Max Munche.


Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top