Faleminderit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Faleminderit


• Kujto se është karakteri ai që vlen...
Bukuria është vetëm një detaj që të tërheq!

• Ne skemi asnjë arsye për të qenë krenar me talentin që kemi, ajo që vlen është si e përdorim atë!

• Ai që ka një arsye për të jetuar, mund të përballet me pothuajse çdo “pse”.

• Sa herë që jeta të ofrojë kafen e hidhur të vuajtjeve të saj, mos harro t'i hedhësh sheqerin e ëmbël të buzëqeshjes që mban në xhepin tënd, gjithmonë...

• Në këte botë ku njerëzit nuk e thonë atë që ndjejnë dhe nuk e ndiejnë atë që thonë...
- Atëherë çfarë na mbetet për të besuar ?

• Në jetë gjithmonë tentojmë të arrijmë më të mirën dhe gjithmonë harrojmë që më e mira për ne është ajo që kemi.
- Këtë e kuptojmë gjithmonë kur na ikën prej duarsh..!

• Të presësh diçka të mirë nga një njeri pa sinqeritet ...
është si të presësh të shohësh stacionin e duhur edhe pse e di që ...
ke hipur në trenin e gabuar...

• Mos harro se ndoshta ndonjëherë dikush të “ngre shumë lartë”... vetëm për të të rrëzuar dhimbshëm...

• Disa ditë janë kaq të ndriçuara, saqë ndonjëherë do të doja të merja gjysmën e dritës së tyre, për ti përdorur në ditët e mia me shi...

• Tregohu i sinqertë me njerëzit, sepse ti tregon veten me këtë që bën. Ata një ditë do e kuptojnë se sinqeriteti jot ishte më i fortë se intriga e tyre...!

• Dituria më me vlerë për njeriun është.... Të di se ai nuk është më i dituri....!

• Lindim pa sjellë asgjë, vdesim pa mundur të marrim asgjë dhe ndërmjet, në pafundësinë që bashkon...dhe në rrahjen e shkurtër të qerpikëve, zihemi për të poseduar diçka.

• Vetëm një herë gjatë gjithë jetës tonë na ndodh, që ne të qajmë, e nëna të qeshë...
- E dini se kur?
- ثshtë momenti kur vijmë në këtë botë...

• Një vajzë e vogël, të cilën e pyetën se ku ndodhet shtëpia e saj, u përgjigj: "Atje ku është mami..."

- Nuk është e lehtë të bëheni të fortë, kur ju jeni të dobët.
- Nuk është e lehtë të bëheni te durueshëm, kur jeni të shqetësuar.
- Nuk është e lehtë të jeni te lumtur, kur gjendeni në depresion.

Por kjo nuk ju bën të pamundur për të ngritur duart për lutje ndaj Zotit,
për të kërkuar nga Ai që ta ndryshoj gjendjen tuaj!

• Ata që vetvetes i shkaktojnë probleme në jetë, nuk kanë kujt t’i ankohen...

• Kurrë mos diskuto me një budalla, dikush që mund tiu shohë nga larg, mund të mos bëj dot diferencën...

• Lutjet nuk të lehtësojn peshën e jetës, por të forcojn shpatullat për t’i mbajtur ato...
besimi nuk të largon malet por të jep fuqinë për ti ngjitur ato...!

• Duke qeshur fiton 3 gjëra:
1. Mposht armikun . . .
2. Zgjat jetën tënde . . .
3. Dhe i shton bukurin vetes !


• Buzëqeshja i jepet kujtdo, kurse lotët vetëm njerëzve të rëndësishëm!


Faleminderit atyre që më kanë zili!
- Më bëtë të ndihem e veçantë...

Faleminderit atyre që më kanë në zemër!
- Më bëtë të ndihem e rëndësishme...

Faleminderit atyre që ikën!
- Më mësuat që asgjë nuk zgjat përgjithmonë...

Faleminderit atyre që qëndruan me mua!
- Më mësuat kush janë shokët e vërtetë…

Faleminderit atyre që më sollën në jetë!
- Më mësuat gjërat më të bukura të jetës…

Por mbi të gjitha dhe shumë dhe pa fund…
Faleminderit Atij që më krijoi!


 
Pe: Faleminderit



Tema: Faleminderit

Autor: Besimtarja muslimane -Anum



 
Titulli: Faleminderit

Allahu te shperblefte ! Mesazhe qe ma mbyllin gojenm s'di as cfare te them se pari, e cka te le per ne fund...!!!???

Me pelqeu tejmase kjo:

Vetëm një herë gjatë gjithë jetës tonë na ndodh, që ne të qajmë, e nëna të qeshë...
- E dini se kur?
- ثshtë momenti kur vijmë në këtë botë...


:(
 
Back
Top