Faleminderit... por s'me pelqen!

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Thone qe "dhuratat i pranon dhe mbreti"... Por... Ka raste qe disa dhurata nuk na pelqejne.
Ndonjehere njerezit nuk kane faj, sepse duan te te japin dicka te bukur, dhe vleresohet mundimi i tyre per te sjelle/dhene dicka. Por jo gjithmon na i gjejne shijet njerezit. Dhe na sjellin dicka qe mbase nuk na pelqen. Ju ka ndodhur ju kjo gje? Keni marr ju ndonje dhurate qe nuk ju ka pelqyer? Cfare keni bere? Jeni shprehur (iiii sa goc e keqe dhe une qe e mendoj kete pyetje, lol)?

Perfshijme ketu dhurata ditelindjes, Krishtlindjesh, graduimi, fejesa, martesa, shtepi e re... etj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Te filloj une e para meqe hapa temen, lol.
Mua me pelqejne dhuratat, sidomos kur e di qe eshte surpize dhe zgidh fjongon... uuuu sa qejf. Por pastaj kur e hap... "ohhh ja edhe nje frutjere me shume per koleksionin tim" "uaaaa kornize me guacka" "ahhh vazo... ku do e ve une kete aman?" Me kane sjell nje panorame te madhe, ne fakt eshte shume e bukur, por eshte me lule dhe nuk shkon fare fare fare fare me stilimin e shtepise sime contemporary/modern. "Uuuuaaaa, faleminderit shume, shume e bukur... Jo nuk e kam vene akoma..." :)
Nje pjese e madhe e tyre jane futur neper dollape dhe nuk dalin, te tjerat i kam cuar tek ato dyqanet te marrin gjera pa leke dhe i shesin me cmime te lira. Jam e keqe, shume e keqe :P
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Po,mua me ka ndodh te me japin dhurata,i kam hap ka pase raste qe me kane pelqyer ne raste qe jo : E bukur qenka por nuk pershtatet me stilin tim apo guston time...Flm shume por nese e ke te ruajtur faturen akoma mund ta kthesh pa problem...
Ne fakt ka njerez qe e kane vleresuar kete gje,pasi une nisem me idene qe kur te me sjelle dikush dicka duhet ta perdor,jo ta le aty apo te bej sikur me pelqen e pastaj ne kosh...
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

une dhurata zero si baj kuj ;) Kush me ka ba dhurata kam ken edhe une ne prezenc kur e ka ble :D
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Kane ndodhur qe me kane bere dhurata qe nuk me kane perqyer.. por qe i kam ruajtur dhe sot e kesaj dite sepse jane nje kujtim dhe personi/a qe ma ka bere.. e ka bere me dashuri dhe respekt..
Ka qene nje komplet pjatash kur mora shtepine ku jam sot ne fillim.. e kam lene ne nje cep te dollapit ashtu ne kuti sot e kesaj dite..
Jo te gjithe na i dine shijet kjo eshte mese e vertet.. nuk ka rendesi cfare eshte si dhurate..
Ajo qe te jep kenaqesi eshte gjesti, mendimi e respekti qe kane per ne..
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Mua me bejne shpesh dhurata nga ato kompletet qe kane krem per trupin, xhel per dush brenda. Kta ktej i kan fiksim shume me i be si dhurata. Per ti perdor si perdor se ose s'me pelqen aroma, xhelet si perdor ne dush kshu qe i ruaj dhe ja u bej dhurate ndonje personi tjeter ose i coj dhurata ne Shqiperi pasi skadojne dhe gjynaf te ikin kot.
Ndodh qe me bejne dhurata dhe parfume, vit per vit, kam 1 koleksion te tere me parfume pasi s'kam ku i perdor te gjith per njehersh....me pelqen te mbaroj njeri pa te hap tjetrin.
Ne pergjithsi me pelqen kur me pyesin per shembull ca do per ditlindje dhe une e bej vet zgjedhen se zakonisht dhuratat surprize ne shumicen e kohes dalin qe s'me pelqejne. Normale qe e vleresoj mundimin qe dikush ben duke u munduar te zgjedhi dhuraten me te mire per mua, por s'ke ce do dicka qe nuk e perdor. Vet e kam gjet zgjidhjen per te tjeret: u jap leke si dhurate dhe te blejne ca te duan. E kam te veshtire te gjej gjene e duhur per njerezit.
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

takat qe me blen miqt me shoqen per ditlindje... OK KUSHTUAN SHUM etj etj por cudi sepse mi din gustot... nuk kam veshur kurr taka leopardate.

Pastaj eshte xhupi, bluzja me meng te gjata, bluzja me meng te shkurtra dhe kapelja qe mka dhuru po e njejta person... te gjitha ngjyr bezh/kafe ---> ngjyre qe ska prek kurr lekuren time! e urrej.

Me than te drrejten me vjen icik inat sepse un bej shum kujdes per dhuratat qe bej. Bej kujdes kur me thon qe deshirojne dicka (mund te ma ket than edhe vite perpara)... sme intereson shum se sa kushton sepse nese mar persiper dicka rri edhe pa buk por dhurata duhet te dali super (sidomos per te afermit e mi).
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Tani ka lloj lloj dhuratesh, llogarit se sa objekte te ndryshme kane dyqanet, ideja eshte se edhe vete kur dua te blej dicka jane gjithmone i pavendosr dhe pas tre ditesh them pse e bleva, ishte me e bukur ajo tjetra, me doli nga qejfi..etj italianet thone "al cavallo regalato non si guardano i denti" dmth "kalit te dhuruar nuk i shikohen dhemebet" keshtuqe edhe ne rastin me te keq kur nje dhurate nuk te pelqen duhet te thuash faleminderit.
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Ah dhuratat sa qef qe i kaaaam, edhe bej dhe me bejne:)...sa i perket pyetjes:

Faleminderit por sme pelqen, normalisht qe asnjeher skam thene, ska gje me ofenduese per mua nese dikush do me thoshte: Soul sh flm ama sme pelqe, sidomos kur une jam munduar te vej zemren te ajo dhurate... Ne pergjithesi kur me behet dhurata jam aq e ekzaltuar nga xhesti saqe se kuptoj a me pelqe apo jo, ate e dalloj me mbrapa...gjthss i ruaj te gjitha... Vete mundohem te bej dhurata te vecanta, kshu te shtrenjta smbaj mend te kem bere ndonjeher, por secila ka pak "une" brenda:)... per shoqerine qe kam larg u bej vetem kartolina virtuale:p
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Po varet se kush e ka bere dhuraten...çfare konfidencash ke me te, etj etj etj.

Personalisht, nuk jam tip qe ve byzhyteri (a bizhyteri - se nuk e di si shkruhet tamam kjo fjale) dhe per nje vajze, eshte gjeja e pare qe te vjen ne mendje kur mendon dhurata...edhe parfume nuk me duket e pershtatshme si dhurate pasiqe eshte diçka tejet personale.

Ju them faleminderit, shume e bukur, nje buzeqeshje...dhe pastaj i shperndaj kur vete ne Shqiperi.
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

kur hape deren,,apo tek nje cep turuari apo ne nje tavolin lokali,..apo siper tavolines se guzhines,..apo ne dhomen e gjumit,.gjen nje kuti te paketuar dhe nje fiongo siper,,aty syte ndricojne,.zemra rrehe forttt...dhe kenaqsia e emocionit nuk llogaritet ne ato momente,.adrenalina eshte aqe e forte sa kthehesh totalishte ne boten feminore..,ku pret qe te gjitha deshirat te behen realitet,,dhe ne kete raste ajo "kutia e dhurates" eshte "shkopi magjik" i atij momenti emocionues...
E'PASTAJ C' RENDESI ka ne do perdore,,apo do e mbaje gjate,,apo nuk eshte ne gustot e mija,..apo se sa eshte vlera ekonomike e saj.
Ajo kishte vleren me te madhe,,ate emocionuese,,te atij momenti,.dhe dhurata aqe e ka detyren e saj,..te pasuron boten shpirterore ne momente gezimi,,dhe te vecante te jetes son.
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

jo,me kane pelqyer te gjitha dhuratat qe me kane bere....pastaj ne dite speciale jap ngrohtesi dhe kerkoj ngrohtesi...kjo eshte dhurata me e bukur per mua
 
Re: Faleminderit... por s'me pelqen!

Me pelqen te bej dhe te mar dhurata.
Ka patur dhe nga ato qe kam mare qe sme kane pelqyer, por i kam ruajtur sepse eshte kujtim. Kurre skam thene sme pelqen, vetem faleminderit, e bukur.
Mjafton gjesti :)
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

s'do i thoja dot kurre dikujt qe kjo s'me pelqen... kur behet fjale per dhurate.
ai qe e ka blere nje te tille do te thote qe eshte menduar disa here, madje eshte ndiere edhe ne siklet duke men duar do i pelqeje apo jo... dhe ne moment mbae do jete duke pritur te 'lexoje' reagimin... e absolutisht nje njeriu qe ka shpenzuar sado pak per mua, dhe ka menduar te me beje nje dhurate, nuk mund t'i them nuk me pelqen, apo gjera te tilla...
as e kam bere, e as mendoj se do e bej ndonjehere
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Karamele qenke e keqe ti :P :kiss

Ne fakt une e mendoj ndryshe, jemi vet dhe ndonjehere si dim gustot tona mire :P jo me te tjeret qe kane nxjer dhe lek nga xhepi per nje dhurat .Me shume vlersoj veprimin sesa ate qe i pershtatet gustos time apo jo ,eshte dicka simbolike qe mban nje ''emer'' apo nje dite feste .Kam degjuar shume qe e gjykojne edhe keshtu si thua ti ,por ka te beje me persona .
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Po shume here me ka ndodhur po ne sy i kam thene shume e bukur nese ka qene dicka per tu veshur e kam vesh sa per sy por me pas joooo
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Lexova nje pjese te mire te mendimeve dhene ketu, por disa prej tyre kishin nje shije cinizmi qe tejkalon qellimin e dhurates. Ne fakt kur behet nje dhurate bazohesh ne disa cilesi apo pelqime te individit qe do i perkase, sigurisht ajo nuk mund te jete 100 % ne shijet e tije/saje, por nuk mund te jete as komplet jashte tyre, nese do ishte e tille atehere tregon qe njohja me ate person nuk eshte aq e thelle dhe xhesti i dhurates eshte per te permbushur nje detyre, gje qe ne kete mes si ai qe e ben dhe ai qe e merr, nuk jane per te vleresuar dhuraten konkretisht por xhestin, kjo ndodh edhe ne disa raste te tjera. Nuk kam thene e nuk do i thoja ndokujt qe nuk me pelqen apo ktheje mbrapsht, nese e ke faturen, pervec se ne rastin nese ajo eshte nje veshje qe mua nuk me rri mire ( e vogel apo e madhe ) me ndimin per ta marre ne masen e duhur.
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Une pak a shume jam ne te njejtin mendim me Zanen po nga ana tjeter po shtoj dhe qe duhet te vleresosh mundimin qe bejn personat dhe qe te perkushtojn nje pjes te kohes se tyre per te bere nje dhurat. Dhe kjo eshte dicka e mire, une vihem ne te njejtin vend si nga ana qe e ben dhe qe duhet ta mari dhuraten. Te gjithe ne kemi bere dhurata dhe vetem mendimi qe duhet te mendosh mire para se te zgjedhesh dicka, nderron mendje 100 here!:D
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Varet nga dhurata, nga njeriu dhe nga evenimenti.
Nqs personi eshte implikuar per te krijuar dhuraten ( deri ne detajet me te vogla), mund te jete gjeja me e shemtuar, dhe prap do e vlersoj per mundimin. Kjo tregon interes, jo te gjithe kane fantazi per dhurata, skane mundesi materiale ose thjesht ashu te shikojne nga jashte ( qe do te pershtatej ajo gje).

Gjithsesi, ne rastin e njerezeve shume te aferm (sic mund te jete motra/vellaj), edhe mund ti thuash, me shaka, "beson ti qe me shkon kjo ngjyre?", "me ke pare mua qe ve keshtu vethesh?".


Nuk duhet te fyesh asnjeri, nqs nuk te pelqen ska problem, me miresjellje duhet te thuash flm.


ps: une do shtoja nje pyetje temes, mqs ka njerez qe jane te pakenqur nga dhuratat qe kane mare, por ju jeni te kenaqur nga gjithe dhuratat qe keni bere, sepse shpesh here ndodhesh para nje mungese komplete frymzimi per nje dhurate speciale per dike te vecant?!
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

mund edhe te mos me sjellin dhurate fare :D
dmth per mua ka rendesi se kane ardhur per mua :D
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Eshte fakt qe jo te gjithe arrijne te na kenaqin me dhuratat qe bejne. Them une qe ndonjehere keto tentime per te te surprizuar e qe nuk jane ne gustot tona behen per faktin se personi qe ben dhuraten e mer ate me shume si detyre dhe jo si shprehje te lire te personalitetit te vet. Nuk arrine te shkrije kreativitetin dhe fantazine qe ka dhe e shumta qe mund te bej – blen dhuraten qe i bie e para ne dore, pa menduar fare nese eshte adekuatja apo jo. Gjthsesi, duke i anashkaluar rastet e ketilla dhuraten e shoh si nje gjest qe tregon dashuri, perkushtim dhe mirsjellje. Nuk them qe nuk kam mar dhurata qe nuk me kan pelqyer gjithsesi nuk eshte ne tipin tim ti kthej ato apo te them faleminderit qe je munduar, por nuk me pelqeu…Per shijen e tij ajo mund te kete qene shume ok dhe eshte nisur me mendimin se do me pelqej dhe mua..Nuk besoj qe dikush niset me mendimin qe te marri nje dhurate e e cila nuk do i pelqente personit te cilit i dhurohet. Andaj une i vlersoj per kujdesin, kohen dhe deshiren qe kane treguar.

Per vete entuziazmohem cdohere kur mar dhurata. Me pelqen shume kur ajo percillet dhe me nje mesazh qe mund te jete e shkruajtur diku ne nje kartoline. Me emocionojne me shume :).

Meqe jemi ne kete teme, dua t'ju postoj nje video qe ka te bej me dhuratat jo te qelluara. Ne fakt prinderit i ''surprizojne'' femijet me ca dhuarata te cuditshme, qe nuk jane ne shijet e tyre sa per te pare reagimet qe do kene...Ka dhe aty ca qe i refuzojne e ca te tjere qe i pranojne :P...Ju ftoj ti ndiqni ne vazhdim :D.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Lexova nje pjese te mire te mendimeve dhene ketu, por disa prej tyre kishin nje shije cinizmi qe tejkalon qellimin e dhurates. Ne fakt kur behet nje dhurate bazohesh ne disa cilesi apo pelqime te individit qe do i perkase, sigurisht ajo nuk mund te jete 100 % ne shijet e tije/saje, por nuk mund te jete as komplet jashte tyre, nese do ishte e tille atehere tregon qe njohja me ate person nuk eshte aq e thelle dhe xhesti i dhurates eshte per te permbushur nje detyre, gje qe ne kete mes si ai qe e ben dhe ai qe e merr, nuk jane per te vleresuar dhuraten konkretisht por xhestin, kjo ndodh edhe ne disa raste te tjera. Nuk kam thene e nuk do i thoja ndokujt qe nuk me pelqen apo ktheje mbrapsht, nese e ke faturen, pervec se ne rastin nese ajo eshte nje veshje qe mua nuk me rri mire ( e vogel apo e madhe ) me ndimin per ta marre ne masen e duhur.


Losst,pse duhet te mbaj nje ngjyre te nje palltoje qe sme kombinon me asnje ngjyre qe vesh une??...Sa tja le motres,apo ta le te zere myk ne dollap,pse mos ti thuash :Faturen e ke te ruajtur,mund ta kthesh sepse nuk pershtatet me stilin tim...Ca ka ketu??...Aq me shume kur dhuratat sna i bejne njerez qe skemi kofidenca te pakten per mua...E pastaj kur kthehet gjeja kur e merr sipas gustos tende,vihet me ne perdorim edhe gjesti qe eshte bere edhe vlera e cdo gje...
 
Pe: Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Varet nga dhurata, nga njeriu dhe nga evenimenti.
Nqs personi eshte implikuar per te krijuar dhuraten ( deri ne detajet me te vogla), mund te jete gjeja me e shemtuar, dhe prap do e vlersoj per mundimin. Kjo tregon interes, jo te gjithe kane fantazi per dhurata, skane mundesi materiale ose thjesht ashu te shikojne nga jashte ( qe do te pershtatej ajo gje).

Gjithsesi, ne rastin e njerezeve shume te aferm (sic mund te jete motra/vellaj), edhe mund ti thuash, me shaka, "beson ti qe me shkon kjo ngjyre?", "me ke pare mua qe ve keshtu vethesh?".


Nuk duhet te fyesh asnjeri, nqs nuk te pelqen ska problem, me miresjellje duhet te thuash flm.


ps: une do shtoja nje pyetje temes, mqs ka njerez qe jane te pakenqur nga dhuratat qe kane mare, por ju jeni te kenaqur nga gjithe dhuratat qe keni bere, sepse shpesh here ndodhesh para nje mungese komplete frymzimi per nje dhurate speciale per dike te vecant?!

Zzinna une e kam gjet zgjidhjen,jane keta Gift Card,qe kane vlera parash mbrenda,nje vlere te caktuar 25£,50£ etj etj...Futen ne nje zarf te bukur dhe lihen per ditelindje,festa te ndryshme...Ne kete menyre personi ble vete ca i do qejfi dhe e di qe ajo qe do bleje do e perdore,sdo e jap per bamiresi etj etj...Me ka ndodh qe ti them,ndokujt sa e bukur kjo bluza,me kane thene : E kam blere tek filan dyqan me Gift Card qe me dhe ti per ditelindje...Ne kete menyre dhe une qe kam bere dhuraten dhe ajo qe e perdor jemi ok...:)
 
Titulli: Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Losst,pse duhet te mbaj nje ngjyre te nje palltoje qe sme kombinon me asnje ngjyre qe vesh une??...Sa tja le motres,apo ta le te zere myk ne dollap,pse mos ti thuash :Faturen e ke te ruajtur,mund ta kthesh sepse nuk pershtatet me stilin tim...Ca ka ketu??...Aq me shume kur dhuratat sna i bejne njerez qe skemi kofidenca te pakten per mua...E pastaj kur kthehet gjeja kur e merr sipas gustos tende,vihet me ne perdorim edhe gjesti qe eshte bere edhe vlera e cdo gje...

Ketu lind nje pyetje tjeter: a do preferoje giftcards, apo para?
Mua psh me duken teper impersonale giftcards apo leket ne kartoline. Madje aq shume saqe atehere me hunde perpjete do ju jepja nje buzeqeshje fallco duke menduar me vete "po pika qe s'te rente si nuk qenke begenisur fare te pakten per te menduar per nje dhurate qe ndoshta do te me shkonte per shtat. Por mire e tha LoSsT, kur i ben gjerat per sy e per faqe e sepse je i/e detyruar siç e kemi ne "duhet t'i shkojme se na ka ardhur, duhet ta ftojme se na ka ftuar" edhe atehere kur personin ne fjale s'duam ta shohim ne sy.
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Qellimi i nje dhurate eshte te reflektoj mendimin apo opinionin qe ti gezon per perfituesin, aty reflektohet sa e njef dike, sa perkushtohesh apo lodhesh per ti gjetur dhuraten e pershtatshme, nese permbush keto 2 kerkesa dhuratat jane gjithmon te pelqyeshme.

Nuk besoj qe dhurata eshte nje detyrim...sic po lexoj inderekt, shprehur me lart, per te kthyer kusurin si teto Ollga nga qyteti, Lefkes kur fejoi vajzen i coi po te njejtat pjata madje edhe te perdorura... :P
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Nuk besoj qe dhurata eshte nje detyrim...sic po lexoj inderekt, shprehur me lart, per te kthyer kusurin si teto Ollga nga qyteti, Lefkes kur fejoi vajzen i coi po te njejtat pjata madje edhe te perdorura... :P

Po ta them une qe eshte! Detyrim, e detyrim qe ç'ke me te biles. Nuk mund te mos besh diçka per dike qe ty te ka ardhur kur ti ke patur te njejtin sebep, gjerat jane reciproke edhe pse duket qarte qe po behen per sy e per faqe...dmth qe as ti s'do t'i shohesh me sy e as ata s'duan te te shohin me sy.

Me duket sikur per ne qe jemi jashte eshte disi me e theksuar kjo, ndoshta sepse ende ecim me parimet e 90tave sepse atehere u larguam nga Shqiperia.
 
Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Di qe dhurata me e bukur per ne vdekataret qe nuk kushton shume eshte ti vendosesh emrin e se dashures apo nje personi tjeter te shtrenjte nje yll ne univers...ka sa te duash yje qe nuk kane emra dhe keta jane me miliarda dhe mund te shikohen me teleskop di qe kete gje e organizon me duket nje institut dhe kostoja duhet te jete nga 300 euro deri ne 3 mije euro duke e llogaritur mbi bazen e afersise me token, keshtu qe do keni emrin tuaj pergjithmone te shkruar ne qiell...e bukur?????

mos u zini per gjera koti jo po giftcards apo ku di une mjafton imagjinata fantazia .....
 
Pe: Titulli: Pe: Faleminderit... por s'me pelqen!

Ketu lind nje pyetje tjeter: a do preferoje giftcards, apo para?
Mua psh me duken teper impersonale giftcards apo leket ne kartoline. Madje aq shume saqe atehere me hunde perpjete do ju jepja nje buzeqeshje fallco duke menduar me vete "po pika qe s'te rente si nuk qenke begenisur fare te pakten per te menduar per nje dhurate qe ndoshta do te me shkonte per shtat. Por mire e tha LoSsT, kur i ben gjerat per sy e per faqe e sepse je i/e detyruar siç e kemi ne "duhet t'i shkojme se na ka ardhur, duhet ta ftojme se na ka ftuar" edhe atehere kur personin ne fjale s'duam ta shohim ne sy.

Me mir se te me sjelle dicka qe sdo e perdor,me mir gift card ose leke...Dhe une qe dal e ble cdua per vete,jam me e kenaqur Elushe,pasi do ble dicka sipas qejfit dhe deshires time...Pastaj gjestin e beri ai/ajo,dmth mendja i shkoi per mua...Une sdo i jepja rendesi lek apo gift card,por kur vjen puna tek gjerat,materiale qe zakonisht shkojne ne baze te gustos aty ndalem pak...Sme pelqen cdo gje,ashtu sic nuk mund ti pelqeje as atij/asaj cdo gje...Ndaj zgjidhja ka dal,keshtu shmangen dhe shume rrudhje buzes,turijve,jo sme pelqeu modeli,jo ngjyra etj etj...
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

Aman se sa here behen muhabete per dhurata me kujtohet Ollga.
"Me solli nje pal [pjata], po kur fejoi te bijen, ato i cova" (se mbaj mend, pjata a carcafe)
Dhe une e kam bere kete. Per fejese me dha nje gift card me $50 nje shoqe per dyqan gjerash shtepie, a thua se u martova une edhe me duhej shtrydhese frutash. Po kur u martua, ate karten i cova prap, ashtu, pa perdorur, brenda ne zarf. Mos me gjykoni shume, shoqe pune eshte, nuk vjen ne shtepine time te me pyesi "moj ca bleve me ate karten time ti?"
 
Titulli: Faleminderit... por s'me pelqen!

po mu kush do me beje dhurate....qe mendimet ti hedhim ne praktike ahahhah
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top