Falëminderit o Kohë!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Falëminderit o Kohë!


Ti më ke bër të kuptoj shumë gjëra.
(Me ndihmën e të Lartëmadhëruarit Zot)​


Më ke mësuar se të jesh fëmijë është ndjesia më përrallore në botë.
Por që shoqërohemi gjithmonë me padurimin për tu rritur,e çuditshme apo jo?!
Më ke mësuar se të rritesh nuk do të thotë që është gjithmonë bukur.
Më ke mësuar se prindërit janë të vetmit që të duan ashtu siç ti je.
Gjithashtu më ke mësuar se motra ose vëllai janë kënaqësia e ditës.
Më ke mësuar se shkolla nuk është institucion i vetëm që ne mësojmë, por edhe vetë jeta.
Më ke mësuar se një fjalë e thënë mund të shkaktojë një dhembje, aq sa mund të shkaktojë dhe një lumturi.


Ti, ke ditur të më tregosh se miqtë e vërtetë janë vështirë të gjenden dhe numërohen me gishta.
Ti, ke ditur të më mësosh se asnjëherë nuk do të duash dike më shumë se veten.
Më ke treguar se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa aroma e bukës së pjekur, shija e çokollatës së shkrirë me lajthi apo shijimi i një luleshtrydheje të marrur nga kopshti!
Ti, më ke mësuar se duhet të vlerësosh gjërat e vogla për të arritur të bësh vepra të mëdhaja.
Më ke mësuar se orët monotone, e kanë vlerën e tyre, meditimin.
Më ke mësuar se do të vijë një ditë që nuk do të arrish ta shohësh dot veten pa shpirtin tënd binjak.


Ti, më ke treguar se krenaria shpeshherë edhe dëmton.
Por, asnjëherë nuk duhet të ulim veten kur jemi të sigurtë që kemi të drejtë.
Më ke treguar, se të kërkosh të falur nuk është dhe aq e lehtë sa mendohet.
Më ke mësuar se të ndihmosh dike në nevojë është vepra më e mirë që mund të bësh në jetë.
Gjithashtu, më ke treguar se humbja e një dashurie nuk është fundi i botës, siç pretendohet.Më ke treguar se nga gabimet, mësohet.


Ti, më ke treguar se jo të gjitha gjërat mund të jenë pronë e jona.
Më ke mësuar, se shumë gjëra që nuk na jipen në jetë edhe nuk janë të mira për ne.
Më ke mësuar, se pas një fundi, gjithmonë, ka një fillim të ri.
Më ke mësuar, që duhet të jetojmë me frikën e së ardhmes.
Ti, më ke mësuar se gjithmonë për çdo gjë që kam nevojë duhet të lutem në portën e sigurtë, që kurr s’të kthen duar zbrazur.
Më ke mësuar se kurrë nuk jam vetëm, por kam Krijuesin që më ndihmon, andaj nuk frigohem aspak.
Ti, më ke treguar se çdo lot që derdh nga sytë bjen edhe buzëqeshje në buzë.
Ti, më ke treguar kaq e kaq gjëra.....sa nuk do të mjaftonin as një qiell e as një det për ti shgarravitur të tëra.


Të falënderoj o Kohë...

Mirëupafshim në të tjera mësime dhe tregime të tuat.

Por kujdes, se tashmë i kam kuptuar hiletë që më bën.......



Autor: Anum

 
Back
Top