Faleminderit “Flamurtari”

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një fitore madhështore në shifrat 3-1, ka bërë që Flamurtari i Vlorës të jetë me një këmbë në turin tjetër të Europa League. Skuadra nënkampione e Shqipërisë ka “shpërfytyruar” Buduçnostin e Malit të Zi në Podgoricë, në një takim nga ata për t’u vënë në kornizë. Lëvizjet e shumta në skuadër pas përfundimit të kampionatit kishin krijuar disi skepticizëm në radhët e skuadrës vlonjate, por takimi i mbrëmshëm ka dhuruar një fitore të madhe, që hipotekon kalimin në turin tjetër të Ligës së Evropës.
Skuadra e Gugash Maganit ka bërë “ligjin” në fushën e lojës, ndërsa Daniel Xhafaj e Artan Sakaj kanë bërë ç’kanë dashur me malazezët. Pas shumë vitesh, më në fund një skuadër shqiptare arrin të imponohet dukshëm ndaj kundërshtarit të saj në Evropë.

44592-300x188.jpg

Në Podgoricë, ka qenë një festë për tifozët vlonjatë, që nuk kishin ngurruar ta ndiqnin ekipin e tyre edhe në transfertë. Edhe pse luhej ndaj një tifozerie deri diku fanatike, në stadium nuk kanë munguar thirrjet “Flamurtar! Flamurtar!” si edhe një festë e tëra kuqezi. Ndërsa fitorja 3-1, është një rezultat i parë shumë rrallë në kompeticionet europiane përsa u përket ekipeve shqiptare.
Mbrëmja është bërë më pozitive nga fakti që Vllaznia ka fituar 1-0 në Maltë ndaj Birkirkarasë, duke bërë që edhe ajo të jetë shumë pranë kalimit në turin tjetër.
NdeshjaSfida e mbrëmshme mendohej si një 90 minutësh “ferri” për Flamurtarin, por në të vërtetë nuk ka rezultuar aspak kështu. Minuta e 23-të sjell golin e parë të vlonjatëve. Daniel Xhafaj përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe fut një top në qendër për Ardit Shehajn, i cili me planzhon e dërgon atë në rrjetë. Një gol çlirues për kuqezinjtë, që në shumë momente kanë qenë zotër të fushës.
Xhafaj ka patur një tjetër rast të mirë, por nuk ka arritur të shënojë, ndërsa në një moment tjetër, është ndalur vetëm nga shtylla. Nuk ka munguar edhe një episod penalltie, por që nuk është akorduar nga gjyqtari turk Okzalf. Në fillimin e pjesës së dytë malazezët barazuan me anë të Boshkoviç, këtë herë pas një gabimi të mbrojtjes vlonjate. Por, në minutën e 63-të, Flamurtari ka kaluar sërish në avantazh.
Idrizaj devijoi në rrjetë një top të Shehajt, ndonëse topi u prek njëkohësisht edhe nga mbrojtësi malazez Radunoviç. Gjithsesi, për UEFA-n ka qenë autogol dhe jo gol i të riut Idrizaj. Pa kaluar ende dy minuta, Flamurtari mori një 11-metërsh, që u ekzekutua saktë nga Artan Sakaj. Mbrojtësi vlonjat bëri jë gjuajtje perfekte, duke i dhuruar sigurinë skuadrës së tij. Pas një jave në Vlorë, Flamurtarit i mjafton edhe një humbje 2-0 për të kaluar në turin tjetër, megjithatë shumë gjëra duket se janë mbyllur përsa i përket kualifikimit. Skuadra e Maganit ka arritur një mision thuajse historik në Podgoricë, duke fituar ndaj një ekipi, që të paktën në letër, konsiderohej më i mirë.
EUROPA LEAGUEMBRثMث
Birkirkara-Vllaznia 0-1Shënues: 2’ Sukaj
Buduçnost-Flamurtari 1-3
Shënues: 53’ Boskoviç / 23’ Shehaj, 63’ Radunoviç, 65’ Sakaj (pen)
Shënim: Ndeshjet e kthimit luhen më 6 korrik

gazetajone
 
Pe: Faleminderit “Flamurtari”

bravo vlora ... puc Vllazniaa
shyqyr na zbardhen faqen :D
 
Redaktimi i fundit:
Redaktimi i fundit:
Pe: Faleminderit “Flamurtari”

Kam harruar tju sell golat
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


dhe nje rast te vecante
shenimi i golit te trete filmohet entuziazmi me cel ne fushe ( duhet ta shikoni me kok poshte)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Faleminderit “Flamurtari”

Na nderuan cunat hallal ua beft zoti tani te presim cdo ne bejn me tutje :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top