Fakultetet specifike, jo vetëm me tre vjet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Propozimet për ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, më shumë autonomi për specialistët e formimit të studentëve

Viti 2010 do të shënojë edhe kohën e rregullimeve, axhustimeve dhe sistemimeve edhe në ligjin e arsimit të lartë. Bëhet fjalë për përmirësimet që do t’i bëhen disa pikave të këtij ligji, të lidhura ngushtë me sistemin e diplomave dhe progresionin që ka pësuar sistemi arsimor shqiptar që pas nënshkrimit të Kartës së Bolonjës. Konkretisht në “vatrën” ku po përzihen dhe gatuhen propozimet e specialistëve të arsimit, një nga ndryshimet më të rëndësishme të kërkuara në mënyrë të veçantë nga universitetet përfshin nivelin e parë të studimeve. Konkretisht kërkohet që për fakultetet specifike apo degët e veçanta, ku tregu i punës ka qenë “nazeli”, të bëhen ndryshime të tilla që t’i lënë më shumë kohë studentëve për të marrë dije dhe për të qenë më të përgatitur për punëdhënësit. Ndër fakultetet dhe degët më specifike, ku është rënë dakord se studentët kanë më shumë nevojë për përgatitje janë Fakulteti i Ekonomikut, Juridikut, Arkitekturës, Mjekësisë apo edhe degëve të veçanta siç është edhe arkeologjia. Për të mbrojtur në këtë mënyrë kushtet e “kultivimit” dhe “pjekjes” së dijeve të studentëve, një nga propozimet e kërkuara është për ciklin e parë të studimeve, që të jetë të paktën tre vjet, 180 kredite në mënyrë që të krijohet mundësia për diploma katërvjeçare. Specialistët shpjegojnë se në deklaratën e Bolonjës, cikli i parë i studimeve mund të ketë nga 180 deri në 240 kredite. Ndërkohë që cikli i dytë i studimeve mund të ketë nga 60 deri në 120 kredite. Kjo do të thotë, që në këtë mënyrë çdo universitet, çdo fakultet mund të vendosë në mënyrë të saktë dhe korrekte për kohën që i duhet një studenti për të përfituar dije të mjaftueshme për të qenë i aftë në tregun e punës. Në një studim që është kryer nga universitetet, që nga koha e implementimit të sistemit të Bolonjës, rezulton se një pjesë e mirë e studentëve nuk janë preferuar nga tregu i punës, pikërisht sepse degë të caktuara kanë nevojë për më shumë përgatitje. Po ashtu në disa fakultete apo departamente kanë rënë në konkluzion se degë të caktuara kanë nevojë për më shumë se tre vite studimi, mbi 180 kredite.
Nisur nga kjo, amendimet e kërkuara për ligjin e arsimit të lartë do të kërkojnë pak më shumë autonomi në universitete për sa i takon viteve të studimit, të cilat fillojnë me minimalisht tre vjet. Më pas, nëse studimet e ciklit të parë do të vazhdojnë tre vjet, tre vjet e gjysmë apo katër, do të gjykohet nga departamenti dhe specialistët që përgatisin “lëndën e parë”, studentët.
Një grup pune është ngritur për të parë dhe saktësuar propozimet nga të katërta anët. Pasi të verifikohen dhe konsultohen, në një draft përfundimtar drejtuesit e politikave arsimore do të kërkojnë nga Këshilli i Ministrave miratimin e ndryshimeve të nevojshme, që sipas tyre do të sjellin përmirësim dhe axhustime të nevojshme në sistemin arsimor shqiptar. Sakaq, pritet që një nga propozimet, që ende janë në fazë diskutimi, të jetë për masterat profesionalë që do të kenë mundësi të japin të gjitha institucionet arsimore të licencuara nga strukturat përkatëse. G. Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top