ثshtë faktori vëlla. Ja si ndikon te ne kur jemi të vegjël dhe kur rritemi
Disa kanë punuar bashkë dhe janë bërë të famshëm, si për shembull vëllezërit Grimm, Jacob dhe Wilhelm, që mblodhën dhe përpunuan përrallat e traditës popullore.
Të tjerë janë gjendur përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë, si David dhe Ed Miliband, të dy kandidatë për drejtimin e Partisë Laburiste angleze. David ishte favoriti në zgjedhjet e partisë, por në fakt zgjedhjet i fitoi vëllai i vogël. Kështu për të shmangur përplasjet e vazhdueshme David vendosi të bënte një hap pas nga skena politike. Këto janë disa shembuj të marrëdhënies komplekse mes vëllezërve ku ka mbështetje dhe intimitet, rivalitet dhe konkurrencë. Megjithatë, sido që të jetë “faktori vëlla” është shumë i rëndësishëm dhe zgjat jo vetëm gjatë fëmijërisë, por për gjithë jetën.
Motrat
Nëse ndonjëherë jeni ankuar se motra juaj është e mërzitshme, bëni mirë ta mendoni edhe një herë këtë gjë. Në fakt prej vitesh kjo ka funksionuar si “antidepresiv”. Laura Padilla-Walker, nga Universiteti i Birmingamit (SHBA) e ka zbuluar këtë gjë duke studiuar 395 familje, ku motrat duket se kanë një efekt pozitiv: në fakt adoleshentët që kanë një motër, janë më pak të predispozuar që të preken nga vetmia, frika dhe ndjesia që nuk duhen nga të tjerët. “Efekti vëlla” është më i zakonshëm, funksionon si për meshkujt ashtu edhe për femrat: një marrëdhënie e mirë mes vëllezërish shtyn përpara gatishmërinë ndaj të tjerëve dhe gjestet e altruizmit. “Prindërit duhet të nxisin dashurinë mes vëllezërve, sidomos gjatë adoleshencës, për arsye se është një faktor mbrojtës i fuqishëm”, nënvijëzon Padilla-Walker. Ndikimi i mirë i motrave është vërtetuar nga një studim i Universitetit të Ulsterit, i realizuar te 571 të rinj.
Nga ky studim është vënë re se djemtë që kanë motra janë të prirur të jenë më optimistë, të ekuilibruar dhe të krijojnë marrëdhënie më të qeta. Ju do të pyesni se a ka ndonjë shpjegim për këtë? Femrat flasin më hapur për ndjenjat e tyre dhe kjo gjë nxit po ashtu edhe meshkujt që ta shprehin më shpesh atë që ndiejnë. Në këtë mënyrë motrat favorizojnë komunikimin, diskutimin e problemeve dhe kohezionin në familje. Po ashtu vajzat janë një mbështetje e fortë për prindërit në rast ndarjeje.
Në çift
Një avantazh tjetër i “efektit vëlla” lidhet me marrëdhënien në çift. Në Universitetin e Teksasit janë përgjuar adoleshentë, të cilët komunikonin me partneret e tyre. Ata që kishin një vëlla më të madh flisnin më shumë dhe ishin më të lirshëm. Vajzat që kishin vëllezër më të mëdhenj ndiheshin më mirë dhe qeshnin më shumë. Dukej që kishin më konfidencë me gjininë tjetër.
Po të shohin me kujdes, historia është e mbushur me aleanca mes vëllezërish, madje edhe në profesion: për shembull shpikësit e projektorit kinematografik Auguste dhe Louis Lumiere, Angela dhe Luciana Giussani, autorët e filmit “Diabolik”, grupi komik i vëllezërve Marx, e shumë të tjerë.
Xhelozë nga natyra
Marrëdhënia mes vëllezërve dhe motrave është gjithë mjaltë dhe sheqer? Sigurisht që jo. Në fakt një marrëdhënie e keqe mes vëllezërish mund të ketë efekte negative: një studim tjetër i Universitetit të Harvardit (SHBA), ka treguar rritje të rrezikut të prekjes nga depresioni; përveç faktit që është normale të mos ndiesh dashamirësi ndaj vëllait, por xhelozi dhe zili. “Vëllazëria është një luftë fizike, emocionale, shkollore dhe verbale”, thotë Marcel Rufo, psikiatre fëmijësh. “Xhelozia është një ndjenjë natyrore”, thekson Rufo. Kur vjen në jetë një foshnjë e re, fëmija i parë, e ka të vështirë ta bindë veten që duhet si më parë. I vogli është gjithmonë një bezdi që ndryshon jetën e tij, me të cilin duhet të ndajë dhomën, lodrat, vëmendjen e prindërve. Po kur është vetë fëmija që kërkon një vëlla ose motër? “Faktikisht edhe në këtë rast është diçka e bezdisshme, sepse fëmijët thonë atë që prindërit duan të dëgjojnë”, shpjegon Rufo. Përveç të tjerash, djalit të madh i kërkohet të sillet “si i rritur” dhe kësaj gjëje ai mund t’i përgjigjet me regresion (për shembull, duke bërë urinën në krevat) dhe agresivitet ndaj vëllait ose vetes (ankthe, çrregullime të ndryshme). “Ndonjëherë duhet të shqetësoheni më shumë për fëmijët që nuk shfaqin asnjë shenjë agresiviteti kundrejt rivalëve, sesa për ata që e shfaqin hapur: ata arrijnë të shpërthejnë me brutalitet dhe më pas të shfaqin shqetësim. Fëmija xheloz është i bindur se nëse prindërit nuk e durojnë dot xhelozinë e tij, kjo ndodh sepse preferojnë fëmijën tjetër”, shpjegon Rufo.
Rebelë ose konservatorë
“ثshtë e tmerrshme që të kesh një vëlla të madh më të zgjuar”, thotë Stanislaus Joyce, vëllai i James Joyce. Ky person dëshmon se sa e vështirë është të jetosh nën hijen e një vëllai. Në fakt përballja është e pashmangshme edhe në sy të familjes: kjo gjë është e pranishme kudo në shkollë, sport, punë dhe mund të nxisë zilinë. ثshtë një reagim normal dhe i shpeshtë, që nuk mund t’i tregohet njeriu. Për shkak të kësaj vijnë edhe konfliktet. Sipas një studimi të Universitetit të Misourit, konfliktet më negative kanë lidhje me zënien e hapësirave personale, për shembull kur njëri merr sendet e tjetrit. Si pa e kuptuar zënkat dhe konfliktet kërcënojnë besimin dhe komunikimin mes vëllezërve.
Vëllezërit rriten në të njëjtën familje, por ndryshimet mes njëri-tjetrit janë të shumta, duke filluar që nga trajtimi dhe sjellja me prindërit. Zakonisht vëllezërit e mëdhenj kanë më shumë përgjegjësi dhe autoritet karshi më të vegjëlve. Sipas disa studiuesve, kjo gjë ndikon në ndryshimin e personalitetit. “Zakonisht kur vjen në jetë një foshnjë tjetër, fëmija i madh cakton kufijtë e territorit të tij dhe organizohet për të marrë rolin që i takon. Për të mos qenë i nënshtruar, fëmija i vogël duhet t’i besojë zgjuarsisë së tij dhe kjo gjë ka bindur shumë studiues të pohojnë se fëmijët e mëdhenj janë më konservatorë dhe qëndrojnë gjithmonë gati për të arritur rezultatet e dëshiruara; ndërkohë që fëmijët e dytë duhet të luftojnë për të kapur një pozicion”, shpjegon Rufo.
Sipas Frank J. Sulloway, familja nuk është një “ambient i ndarë”, por një vend i ngrohtë ku fëmijët rriten dhe edukohen.
Personalitetet e fëmijëve ndryshojnë nga njëri-tjetri, sepse ata përdorin strategji të ndryshme. Fëmijët e mëdhenj janë më tradicionalë, për shkak të statusit të tyre dhe faktit që identifikohen me prindërit, ndërkohë që të vegjlit janë më rebelë, inovativë, dashamirës të ndryshimit. Për Ben Dattner, psikolog i Universitetit të Nju Jorkut, të vegjlit janë jo vetëm më rebelë, por edhe më të kujdesshëm ndaj vlerave të drejtësisë, ndërkohë që më të mëdhenjtë janë më autoritarë, vetëvlerësues dhe të orientuar nga suksesi. Po të mesmit? Janë të ekuilibruar, diplomatë dhe ndërmjetës.
Të ndryshëm
Edhe pse ka nga ata që nuk janë dakord me këto përgjithësime, nuk mund të mohohet fakti që pavarësisht se rriten përkrah njëri-tjetrit, shpeshherë vëllezërit ndryshojnë shumë mes tyre. Gangsteri Al Capone kishte një vëlla, James, i cili ishte agjent federal. “Mjedisi është një faktor shumë i rëndësishëm që i bën vëllezërit të ndryshojnë shumë njëri nga tjetri, të mos ngjasojnë aspak”, shpjegon Judy Dunn, psikologe e Universitetit të Kembrixhit (Mbretëria e Bashkuar). Vëllezërit e krijojnë personalitetin e tyre edhe duke u dalluar mes njëri-tjetrit, madje nuk kanë as të njëjtin edukim. “Prindërit nuk sillen njëlloj me të gjithë fëmijët kur i edukojnë. اdo fëmijë shfaq cilësi të ndryshme dhe me prindërit ka bashkëveprime gjithnjë e më personale”, shpjegon Rufo. Përveç kësaj, çdo fëmije i atribuohet një rol (për shembull “rebel”, “i përgjegjshëm”, “i brishtë”) që mund ta ngatërrojnë fëmijën me konceptin që ka për veten.
Përkëdheljet
Edhe pse asnjë prind nuk do ta pranonte, shpeshherë njëri fëmijë është i preferuari i mamit dhe i babit. Duhet pranuar se me secilin prej fëmijëve prindërit kanë një raport unik. E keqja është se favorizimi të bën keq. Këtë e dëshmon një studim i SRCD-së, shoqëri amerikane për zhvillimin e fëmijëve, i kryer te 5488 familje. Nga studimi është zbuluar se trajtimi i padrejtë nga ana e prindërve (kur këta të fundit bëjnë më shumë pas një fëmije) nxit jo vetëm pakënaqësinë e atyre që nuk janë të preferuar, duke kërcënuar marrëdhënien mes vëllezërve, por gjithashtu ka një ndikim negativ edhe te të preferuarit, të cilët e përjetojnë sjelljen e prindërve si të padrejtë dhe të paparashikueshme, duke shtuar kështu pasigurinë tek ata. Megjithatë një studim tjetër ka vërtetuar se djemtë i tolerojnë diferencat kur kanë një justifikim: për shembull ata e kuptojnë kur prindërit kalojnë më shumë kohë me njërin prej vëllezërve duke e ndihmuar me detyrat, apo të tjera gjëra.
Kontraste
Edhe zënkat janë të vlefshme. “Me kundërshtimet e shumta gjatë fëmijërisë, vëllezërit mësojnë të zgjidhin konfliktet, të tolerojnë dhe të negociojnë mes tyre”, thotë një pedagog spanjoll. Motrat dhe vëllezërit janë një shoqëri e vogël me rregulla bashkëjetese demokratike. Por çfarë ndodh me to kur rriten? “Kur rriten nuk kanë më intimitetin e dikurshëm, ndiejnë afërsi, sepse në fund të fundit i përkasin të njëjtës familje”, thekson Dunn. Kur janë të rritur ndiejnë rivalitet të fortë, për shkak të të preferuarit të prindërve, problemet që lidhen me kurimin e këtyre të fundit dhe ndarjen e pasurisë. Si mund të kapërcehen këto vështirësi? ثshtë shumë e rëndësishme që vëllezërit të flasin me njëri-tjetrin, për të shmangur keqkuptimet, që ndoshta mund të zgjasin përjetë.
Psikologët këshillojnë që t’ua tregoni atë që ju shqetëson, sepse sado lehtë të merret, zënkat me vëllezërit dhe motrat janë gjithmonë të dhimbshme. Por kur tjetri është agresiv dhe i ftohtë? Pavarësisht këtyre karakteristikave, të jeni të bindur se ndihet keq për situatën dhe e sheh vëllain tjetër me sy të keq duke mos i marrë parasysh ndjenjat e tij. Komunikimi do të vazhdonte menjëherë nëse do të njihnit ndjenjat e tjetrit. Nëse doni të keni marrëdhënie të mirë e të gjatë me vëllezërit dhe motrat, zgjidhja e vetme është kjo: të bëheni shoku ose shoqja e motrës/vëllait, sepse shokun ose shoqen e zgjedh, ndërsa prindërit të bien për pjesë.
B:G:Shqip