Fakte të çuditshme që mbase nuk i dinit për diellin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
kuriozitete-per-diellin-7.jpg


kuriozitete-per-diellin-5.jpg


Kuriozitete – Dielli, sigurisht ka ekzistuar që para lindjes së njerëzimit e do të jetë ende kur ne të mos ekzistojmë. Por sa do të arrijmë ta njohim përpara se kjo të ndodhë? Ende sot e kësaj dite shumë nga aspektet e tij janë të panjohura, ndërsa ato pak të njohura janë vërtet të habitshme…

E shohim pothuajse çdo ditë, por sa dini për diellin? Padyshim që pjesa më e madhe e juaja di një ose dy gjëra. Për shembull, ai mendoni ju, është shumë i madh dhe ngjyrë portokalli, por kjo është e gabuar, dielli nuk është portokalli dhe as i verdhë. Ju duhet të vazhdoni të lexoni më poshtë për të zbuluar disa nga faktet e pamenduara më parë rreth diellit që do t’ju lejojnë ta shihni me një “sy ndryshe”!

Nuk është gjëja më e shndritshme në Tokë

Ky rekord i përket hotelit “Luxor” në Las Vegas, i cili çdo natë ndez një “rreze qielli” (një lloj fari) të përbërë nga 39 llamba me një kapacitet 7000 vat secila. Kjo gjë mund të shihet madje që nga hapësira dhe pilotët e përdorin në disa raste si pikë referimi gjatë fluturimeve.

Konsiderohej një Zot ose një monstër

Shumë nga shoqëritë antike e identifikonin diellin si një Zot ose një monstër. Mjafton të sillni në mendje Ra-në, Zotin e diellit për egjiptianët e vjetër. Ndërkohë, sipas një legjende të huaj, thuhej se dielli ishte një monstër me tre sy dhe katër krahë, i cili u la nga nusja e tij për shkak të shkëlqimit të dikurshëm!

Ka krijuar revolucionet më të mëdha njerëzore

Shumë shkencëtarë kanë hedhur hipotezën se drita e diellit ka ndikuar në sjelljet njerëzore, duke i shtyrë ata drejt revolucionit. Ndoshta nuk është e rastësishme që revolucioni amerikan, ai francez së bashku me atë rus ndodhën të gjithë gjatë periudhës së aktivitetit më të madh diellor.

Nuk është i verdhë

Edhe pse në pjesën më të madhe të fotove duket portokalli ose i verdhë, dielli në të vërtetë është i bardhë. Ai duket me ngjyra të ndryshme për shkak të atmosferës sonë, e cila i përhap rrezet e diellit duke i ndryshuar atyre ngjyrë.

Ka efekt mbi detin

Edhe pse dihet se detet influencohen nga Hëna, ajo që shumë nuk e dinë është se edhe dielli kontribuon në këtë fenomen. Megjithatë, forca e baticës së diellit është e barabartë me atë të 46% të hënës. Kjo për shkak të distancës shumë më të madhe mes diellit dhe tokës në krahasim me hënën.

Dielli na bën më të lumtur!

Pavarësisht se ndenja poshtë diellit ka edhe efekte negative, është shkencërisht e provuar se drita e diellit na bën më të lumtur duke qenë se vepron mbi prodhimin e disa hormoneve si serotonina. Mes efekteve të tjera pozitive, drita e diellit prodhon vitaminën D, tonifikon dhe stimulon metabolizmin qelizor dhe forcon sistemin tonë imunitar.

ثshtë një nga burimet energjetike më të fuqishme të sistemit tonë diellor

Mjafton të themi se 30 ditë rrezatim diellor është i barabartë me rreth të gjitha energjitë e përdorura nga njeriu që nga fillimi i qytetërimit. Ose akoma më tepër, që çdo sekondë diell emeton të njëjtën sasi energjie sa 10 bilionë bomba nukleare.

Dielli na bën të teshtijmë

Rreth 25% e individëve teshtijnë sa herë që ekspozohen nga një burim i fortë drite, pra më së shumti në diell. ثshtë një sindromë e njohur me emrin ACHOO që transmetohet në mënyrë gjenetike. Ajo paraqet një problem serioz për pilotët e avionëve!

Mund të na shkatërrojë shumë shpejt

Supozohet se nëse drita e diellit do të mund të vinte në mënyrë direkte në tokë, brenda tri minutave korja e saj do të shkrihej komplet dhe shumë shpejt ajo mund të bëhet sa një top futbolli.
g.shqip
 
Titulli: Fakte të çuditshme që mbase nuk i dinit për diellin

qe mbase....i dinim shume mire :P
 
Titulli: Fakte të çuditshme që mbase nuk i dinit për diellin

I ka te dyja, Zot dhe djall. Zot se nuk kemi jete pa te, dhe djall sepse ta shikosh nga afer duket qe eshte shtepia e tij, ferri qe te vaporizon menjehere:-)
 
Back
Top