Fakte skandaloze per dhjete nga personazhet me historike

Kresha

A pretty face can never trick me
Adolf Hitler
Fakt: Hitleri kryente evazion fiskal

Studimet e fundit që kanë lidhje me Hitlerin kanë zbuluar se kur ai u bë Kancelar i Gjermanisë, në vitin 1934 kishte shmangur taksat me një vlerë prej rreth 6.3 milionë dollarësh me vlerën e sotme. Fatmirësisht për të, atij iu falën taksat që kishte për të paguar, kur u zgjodh kancelar. Mendohet se ai kishte rreth 1.2 milionë marka vetëm me shitjet e “Mein Kampf” dhe ka shmangur 600 mijë marka nga taksat. Zyrtarët që i falën taksat e papaguara “u shpërblyen” me një çlirim prej dy mijë taksash në muaj.

Winston Churchill
Fakt: Churchill ishte racist

Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruajturit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Por ajo që shumë njerëz nuk dinë është se ai kishte dhe një anë të errët. Mënyra më e mirë për ta ilustruar këtë janë fjalët e tij: “Unë nuk e pranoj se është bërë padrejtësi ndaj indianëve të kuq të Amerikës, apo njerëzve me ngjyrë të Australisë...nga fakti se një racë më e fortë dhe superiore ka marrë vendin e tyre”, - Churchil në Komisionin Mbretëror të Palestinës, 1937.

Gandhi
Fact: Gandhi ishte i fiksuar me ****in


Teksa plakej Gandhi u bë gjithnjë e më i fiksuar me ****in, deri në pikën që pas mungesës së dhunës, ai ishte subjekti i tij i preferuar për të diskutuar. Ai flinte shpesh me gra të reja. Një prej këtyre ishte bashkëshortja 16-vjeçare e stërnipit të tij, Kanu Gandhi. Kur ai donte të ndante shtratin e tij me mbesën e tij 19-vjeçare ai i shkruajti babait të saj dhe i tha se ai donte “të rregullonte qëndrimin e saj gjatë gjumit”.

George Washington
Fakt: Washington ia hodhi me zgjuarsi kongresit për t’i paguar shuma të mëdha parash


Kur u zgjodh president ai refuzoi rrogën që do të kishte qenë rreth një mijë dollarë në muaj duke u shprehur: “Zotërinj, unë dua të siguroj Kongresin se unë s’e kam parë këtë punë si fitimprurëse, ndaj s’dua të përfitoj prej saj. Unë do të mbaj një llogari të shpenzimeve të mia dhe shpresoj se ato të rimbursohen, kjo është ajo çfarë kërkoj”, u shpreh ai. Më pas shpenzimet filluan dhe për tetë vjet, në vend që të paguhej gjithsej 12 mijë dollarë, ai u pagua 449,261 dollarë.

Martin Luteri
Fakt: Martin Luteri ishte anti-semit


Martin Luteri, i cili nisi reformimin protestant shpeshherë është konsideruar si hero se doli kundër teprimeve të Kishës Katolike të kohës, por ajo çfarë shumë njerëz nuk dinë është se ai ishte anti-hebre dhe nuk e mbante sekret. Në vitin 1543 ai shkruajti “Mbi hebrejtë dhe gënjeshtrat e tyre”, ku thoshte se hebrejtë duheshin privuar nga paratë, të drejtat civile, mësimet fetare dhe arsimimi dhe se duhej të detyroheshin të punonin në terren, ose të largoheshin nga Gjermania.

Thomas Jefferson
Fakt: Jefferson predikonte kundër faktit që të bardhët të kishin fëmijë me të zinjtë.


Jefferson është shprehur “përzierja e të bardhëve me të zinjtë prodhon një degradim, me të cilin asnjë njeri që do vendin e vet dhe karakterin njerëzor nuk mund të pajtohet”. Ndërkohë që predikonte këto ai kishte disa fëmijë me skllaven e tij Sally Hemings, e cila ishte gjysmë-motra e paligjshme e gruas së tij. Ndërkohë edhe pse Jefferson e mohoi, kohët e fundit është provuar nga testi i ADN-së se ai ishte babai i të paktën një prej fëmijëve të Hemings.

Albert Einstein
Fakt: Einstein flirtonte gjithë kohës


Einstein është mbase mendja më e madhe e shekullit të 20-të. Shumë njerëz e dinë se ai kishte pasion për violinën, por ajo që shumë s’dinë është se ai i ka tradhtuar të dyja bashkëshortet e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Pasi u nda me gruan e parë për shkak të tradhtisë, ai u martua me kushërirën e tij Elsa. Shumë shpejt ai filloi të kishte një marrëdhënie me sekretaren e tij Betty Neumann. Dhe Betty s’ishte as e para e as e fundit gjatë martesës së tij.

Elvis Presley
Fakt: Elvis ishte i fiksuar me James Dean


Elvis Presley ka pasur disa cilësi maniako-obsesive përgjatë gjithë jetës së tij, të cilat e kanë ndihmuar dhe vështirësuar jetën e tij personale dhe publike. Një nga fushat në të cilat Elvis donte të shkëlqente ishte aktrimi. Ai donte të ishte James Dean-i i ardhshëm dhe si rezultat ishte fiksuar me aktorin. Elvis i dinte të gjitha fjalët e skenarit të filmit “Rebel without a cause”, ku kishte interpretuar Dean dhe Natalie Wood.

Andrew Johnson
Fact: Zëvendëspresidenti Andrew Johnson e bëri betimin presidencial krejtësisht i dehur


Andrew Johnson ishte zëvendëspresident, kur Lincoln ishte në detyrë. Atij si pëlqente aristokracia, për të cilën ai mendonte se ishte atje në kurriz të punës së të varfërve. Si pasojë ai shkoi për të bërë betimin krejtësisht i dehur dhe të gjithë mund të ndjenin aromën e alkolit që kundërmonte. Ai u kujtoi të gjithëve në Kongres se ato ishin aty në sajë të “plebenjve”.

Papa Pius IX
Fakt: Papa Pius IX rrëmbeu një fëmijë hebre dhe e rriti si katolik


Më 23 qershor 1858 në Bolonja, policia shkoi në shtëpinë e një çifti hebre, Salomone dhe Marianna Padovani Mortara për të marrë një prej tetë fëmijëve të tyre. Policia mori gjashtë vjeçarin Edgardo pasi kishte urdhër nga Selia e Shenjtë, të autorizuar nga Papa Pius IX. Zyrtarët e kishës kishin dëgjuar se shërbëtorja 14-vjeçare e familjes e kishte pagëzuar Edgardo-n kur ai kishte qenë sëmurë sepse kishte frike se ai do vdiste dhe shkonte në ferr. Ai u rrit nga Papa Pius IX dhe u bë prift. //fb
 
Titulli: Fakte skandaloze per dhjete nga personazhet me historike

Per figuren e Hitlerit do them vetem qe nje njeri qe rrezikon me jete ne lufte nuk ka çmim qe e paguan.

Churchill ishte ne krye te Britanise ne momentet me te veshtira te Shekullit XX,Londra u shkaterrua nga raketat e komandove te Hitlerit dhe kishte si te "ftuar" dhe Francezet qe ishin arratisur nga shteti i tyre nga frika e forcave qe kishin shfarosur ne kufirin e Ruhrit Francezet.

Martin Luter King gjynah qe ka jetuar ne ato kohe,njerez si ai lindin 1 her ne Shekull.
Në vitin 1543 ai shkruajti “Mbi hebrejtë dhe gënjeshtrat e tyre”, ku thoshte se hebrejtë duheshin privuar nga paratë, të drejtat civile, mësimet fetare dhe arsimimi dhe se duhej të detyroheshin të punonin në terren, ose të largoheshin nga Gjermania.

Ky njeri e ka diktuar rrezikun qe i kanoset te ardhmes nga keto njerez.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top