Fakte rreth rrëqebullit

Arfenilla

Themelues i Forumit
rroqebulli.jpg
Dje, është raportuar për dokumentimin e prezencës së Rrëqebullit në Rugovë.

Pas raportimit, ka pasur interesim të jashtëzakonshëm për më shumë informacione në lidhje me këtë kafshë. Më poshtë u sjellim disa fakte në lidhje me këtë kafshë.

- Rrëqebulli, në botë njihet me emrin “Lynx”

- ثshtë një lloj i maces së egër i madhësisë mesatare

- Emrin “Lynx” e ka marrë nga fjala greke, me origjinë-indoevropiane dhe do të thotë “dritë, shkëlqim”, për shkak të syve reflektues

- Këto kafshë kanë bisht të shkurtër, qime të zeza në maje të veshëve, mustaqe të gjata në fytyrë dhe putra të mbushura për ecje në borë.

- Varësisht nga gjinia dhe specia, pesha e këtyre kafshëve shkon nga 7.3 deri në 30 kilogramë, kurse gjatësia mund të shkojë deri në 129 centimetra


- Kjo kafshë jeton në Amerikë Veriore, Evropë e Azi

- Rrëqebulli njihet si kafshë që është shumë e aftë në gjueti, sidomos për shkak të dëgjimit të jashtëzakonshëm dhe shikimit të mprehtë

- Shikimi i tyre është aq i mprehtë sa që mund ta vërejë miun në 75 metra distancë

- Këto kafshë shumohen në pranverën e hershme apo dimrin e vonshëm. Pas dy muajsh, Rrëqebulli femër lind një deri në katër këlyshë

- Gjuetia për këto kafshë është ndonjëherë e pranishme, për shkak të gëzofit të tyre të bukur.b LAJMI



rroqebulli-1.jpg


rroqebulli-2.jpg

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top