Fakte që ndoshta nuk i dinit për emocionet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Psikologji – اfarë janë emocionet? Si mund t’i njohim? Si mund ta dallojmë gjendjen shpirtërore nga fytyra? Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë dhe ata kanadezë, tregon se janë lëvizjet e buzëve, syve dhe të vetullave ato që na e tregojnë këtë gjë

emocionet-2.jpg


Emocion vjen nga fjala latine Emٍtus, që do të thotë të nxjerrsh jashtë dhe të shprehësh. Por çfarë domethënieje ka sot kjo fjalë në kulturën tonë?

اfarë është?

Emocioni në përgjithësi definohet si një përgjigje ndaj një stimuli që prodhon ndryshime fiziologjike (rritje të rrahjeve të zemrës, rritje e temperaturës trupore, aktiviteti i gjëndrave të caktuara, ndryshim të normës së frymëmarrjes), që e motivojnë një person për të vepruar.

Me pak fjalë, emocionet janë për mendjen ekuivalente të asaj që ndjesitë fizike janë për trupin.

Emocion apo ndjenjë?

Pjesa më e madhe e neuroshkencëtarëve bëjnë një dallim mes fjalës “emocion” dhe “ndjenjë”. Përdorin “emocion” për të përshkruar përgjigjen e trurit ndaj stimujve të ndryshëm, dhe “ndjenjë” për të përshkruar impresionin tonë të ndërgjegjshëm ndaj një përgjigjeje të tillë.

Ballë për ballë…

Sipas një studimi të psikologjisë konjiktive të Universitetit të Ohajos (Ohio), i publikuar në Proceedings of National Sciences, për të kuptuar se çfarë emocionesh përjeton një person tjetër në një moment të caktuar, mund të jetë e mjaftueshme të shiheni në fytyrë: për shkencëtarët, fytyra njerëzore mund të tregojë plot 21 gjendje shpirtërore. Më parë, shkencëtarë të tjerë ndaleshin vetëm te gjashtë aspekte: lumturia, surprizimi, frika, nervozizmi, mospëlqimi dhe trishtimi.

Si mund ta dallojmë gjendjen shpirtërore nga fytyra?


Një studim tjetër i kryer po nga shkencëtarët e Universitetit të Pitsburgut (SHBA) dhe British Columbia (Kanada) tregon se janë lëvizjet e buzëve, syve dhe vetullave, ato të cilat japin informacion më të detajuar mbi gjendjen shpirtërore në momente të caktuara, sipas situatave.

Emocion ose arsye?

Platoni e përshkruante emocionin dhe arsyen si dy kuaj të cilët tërhiqen në drejtime të kundërta. Megjithatë, neurofiziologu portugez, Antonio Damasio argumenton se arsyetimi vjen nga emocionet dhe nuk është në kundërshtim me to.

Babai i emocioneve

Shumëçka dimë sot për emocionet, i dimë falë Antonio Damasios, sipas të cilit, ne mund të dallojmë emocionet primare dhe ato sekondare. Të parat janë një përgjigje automatike dhe instinktive ndaj stimujve të jashtëm. Ndërsa emocionet dytësore lindin “sapo kemi filluar të ndiejmë dhe të formojmë lidhje sistematike mes kategorive të objekteve dhe situatave nga njëra anë dhe emocioneve nga ana tjetër.

Buzëqeshja

Nga të gjitha shprehitë e fytyrës, buzëqeshja mund të jetë ajo më mashtruesja. Ekzistojnë rreth 18 lloje buzëqeshjesh, mes të cilave ajo e edukuara, ajo false, mizorja, e ndrojtura e kështu me radhë. Por vetëm një reflekton lumturinë e vërtetë; ajo njihet si buzëqeshja e Duchenne, në nder të neurologut francez, i cili ka zbuluar këtë fenomen, Guillaume-Benjamin-Amand Duchenne.

Veshjet

Një studim i kryer te 100 gra në vitin 2012 nga Karen Pine, psikologe në Universitetin e Hertfordshire (UK), sugjeron një lidhje të fortë mes veshjes së disa rrobave dhe gjendjes emocionale. Sipas autorëve, femrat të cilat vuajnë nga depresioni ose trishtimi, kanë më shumë probabilitet të veshin gjëra të gjata, të gjera ose xhinse. Ndërsa ato që kishin më shumë emocione pozitive, ishin më të prirura për të veshur veshjen ose aksesorët e preferuar.

g.shqip
 
Back
Top