Arfenilla
Themelues i Forumit
Ne harrojmë 90 % të ëndrrës
Nëse ecim vetëm 5 minuta pasi të zgjohemi nga ajo ëndërr atëherë ne do të harrojmë gjysmën e ëndrrës. Për 10 min. ne mund të harrojmë 90 % të ëndrrës.
Njerëzit e verbër ëndërrojnë
Njerëzit të cilët janë verbuar pas lindjes mund të shohin figura dhe fotografi në ëndërat e tyre. Ata të cilët kanë lindur të verbër nuk kanë asnjë fotografi, mirëpo sipas shqisave të të dëgjuarit, prekjes, tingullit dhe emocionit ata mund të krijojnë një imazh në ëndërr.
Secili ëndërron
Qenia njerzore ëndërron gjithmonë (përjashtim bëhet vetëm tek sëmundjet psikologjike ekstreme). Nëse mendoni se nuk shihni ëndrra atëherë ju vetëm i harroni ato.
Ne ëndërrojmë fytyra që veç më i njohim
Mendja jonë nuk krijon fytyra të reja, në ëndërrat tona ne shohim ëndërra reale të njervzve të vërtetë që ndoshta nuk i njohim por edhe nuk na kujtohen. Ne të gjithë kemi parë me mijëra fytyra gjatë jetës tonë prandaj kemi mjaft personazhe që mund ti shohim në ëndërr.
Jo të gjithë shohin ëndërra me ngjyra
12% e njerëzve shohin ëndërra bardh e zi. Pjesa tjetër ëndërrojnë këto pamje me ngjyra. Hulumtimet e vitit 1950 kanë treguar se pjesa më e madhe e ëndërrave tek njerëzit kanë qenë bardh e zi, mirëpo këto rezultate filluan të ndryshojnë në vitin 1960. Hulumtuesit kanë bërë të ditur se ndryshimet e këtyre rezultateve janë si pasojë e përdorimit te TV-ve bardh e zi dhe zëvendësimit të tyre në ato me ngjyra.
Simbolika e ëndërrave
Nëse ëndërroni për ndonjë subjekt të caktuar nuk do të thotë që mund të jetë në lidhje për të. Në të shumtën e rasteve ëndërrat flasin gjuhën e tyre simbolike që thellësisht flitet për dicka tjetër.
Emocionet
Emocionet më të shpeshta që njerëzit përjetojnë gjatë ëndërrave janë shqetësimet. Emocionet negative janë më të shpeshta se ato pozitive.
Katër deri shtatë ëndërra brenda natës
Mesatarja e ëndërrave që mund t’i shohim është përafërsisht 1 deri në 2 orë cdo natë.
Edhe kafshët ëndërrojnë
Hulumtime janë bërë në kafshë të ndryshme, dhe tek të gjitha në tru janë vërejtur valët e njejta të ëndërrave si ato të njerëzve.
Meshkujt dhe femrat ëndërrojnë ndryshe
Meshkujt zakonisht shohin më shumë meshkuj të tjerë në ëndërra. 70 % e personazhëve që ata ëndërrojnë janë meshkuj. Në anën tjetër ëndërrat e femrave janë të përbëra me personazh në numër të njejtë si femra ashtu edhe meshkuj. Gjithashtu duhet të përmendim se në përgjithësi gjinia mashkullore kanë ëndërra më agresive se ato të femrave A.sh