Facebook lidh 10% të popullsisë së botës
Facebook gjatë ditës së djeshme arriti në 750 milionë përdorues, duke numëruar kështu më shumë se 10 për qind të popullsisë së botës.
Mark Zuckerberg mesa duket i ka punët mirë, dhe në këtë gjë ka ndikuar edhe fakti se Cameron dhe Tyler Winklevoss, ish kolegë të tij në Harvard vendosën që nuk do të apelojnë në Gjykatë Supreme për të kërkuar dëmshpërblimin e tyre prej 65 milionë dollarë me Facebook dhe bashkëthemeluesin e saj. Por ata vendosën që të shkojnë tutje me një padi tjetër që ka të bëjë me dëshmi të fshehura në vitin 2008, kur u bënë negociatat për marrëveshje.
Megjithatë këto gjëra kanë pak rëndësi kur shohim se rrjeti social më i famshëm në botë, arriti në 750 milionë përdorues aktiv gjatë çdo muaji. E nëse bëjmë disa llogari të vogla, pra nëse kemi parasysh se planeti jonë i bukur i ka rreth shtatë miliard banor, atëherë del se më shumë se 10 për qind e botës është pjesë e Facebook.
Shifra zyrtare ende nuk është konfirmuar por një burim i afërt me kompaninë, që ka folur me TechCrunch ka potencuar këtë gjë.
B:gjuha shqipe