Exo - Planetet

braziljania

Anëtar i Nderuar
Eksoplanete quhen te gjithe planetet qe ndodhen jashte sistemit tonet diellor.
Per te percaktuar ekzistencen e tyre duhe vite vezhgimi. Pengesa per studimin e tyre eshte rrezatimi i tyre i paket. Ne 15 vitet e fundit jane zbuluar me shume se 400 exo-planete, por vetem pak prej tyre mund te krahasohen per nga masa me planetin Toke ose me trupa te tjere qiellore te ngjashem me Token.
Eksoplanetet e larget mendohen te jene "topa" gazi gjigande me nje mase rreth 25 here me te madhe se masa e Jupiterit.

Eksoplaneti - "Super Toka"


Nje skuader shkencetaresh te universiteteve te ndryshem, kane zbuluar je planet te ngjyshem me planetin Toke, qe ndodhet jashte sistemit tone diellor.
Ky planet i ri, i quajtuar tashme nga shkencetaret GJ1214b eshte gjashte here me i rende dhe ka nje diameter prej 2.7 here me te madh se Toka.
"Super Toka" perbehet nga nje pjese e konsiterueshme uji, rreth 2/3 e perberjeve, megjithate ne siperfaqen e tij eshte shume nxehte per zhvillim jete. Madje dhe atmosfera e ketij planeti eshte shume e rralle.

Planeti GJ1214b ndodhet 42 vjet drite larg diellit te tij dhe ben nje rretullim te plote rreth tij per 38 ore. Ky planet ndothet 70 here me afer diellit te tij, sesa Toka afer diellit tone.
Mendohet qe temperaturat qe mbizoterojne siperfaqen e planetit GJ1214b te variojne midis 180 dhe 280 Grade Celsius.
2_UjzCn6Ie4othU.jpg


Astronomet amerikane (California-Planet-Search-Teams) kane zbuluar ne yjesine e Herkulit nje tjeter Exo-Planet.
Eksoplaneti, tashme me emrin shkencor HD 156668b, ka katerfishin e mases se Planetit tone dhe ndodhet 80 vjet drite larg tij
HD 156668b i duhen 4, 6 dite per te kryer nje rrotullim te plote rreth diellit te tij.

1_wqEY_n7SG1Qj2.jpg


zeriyt*
 
Ok po i bashkangjitem kesaj teme, se kishte disa ku jane permendur disa planete interesante, madje e disa qe ngjajne shume me Token.
Planetet e pare jashte sistemit tone diellor jane zbuluar diku nga 1992 e qe atehere ka plot te reja. Ja disa nga planetet me interesante qe jo vetem qe nuk i vizitoni dot (ketu sben fajde as te shisni veshket, melcine, zorret apo dhe tere organet e t'ua vendosin trurin ne nje kuti metalike), po dhe sikur t'i viziont s'do mund te mbijetonit, e kshu:

J1407b
Ndodhet ne yjesine Centaur dhe i thone 'Saturni ne steroide'
Shiko fotografinë 1694537

Gliese 581c
ne yjesine e Peshores, qe ndodhet 10 milione km larg nga dielli tij (Toka eshte larg rreth 93 milione km nga dielli) dhe eshte si te thuash e kycur me nje ane, dmth nuk ka dite e nate atje, e perderisa ne njeren ane ka temperatura qe do ju avullonin ne disa sekonda, ne anen tjeter ka temperatura te qe do ju ngrinin ne akull per disa sekonda, por doni ju qe te kete nje zone e ngushte ndermjet ketyre qe ka kushte te volitshme per jetese, e kshu NASA me shpresa se do gjeje gje me 2008 u ka leshuar nje mesazh me radiovale qe pritet t'i arrijne me 2029 (mbase do jemi gjalle derisa te marrim pergjigje).
Shiko fotografinë 1694538

Gj1214b (ky qe eshte permendur te artikulli siper)
Ky planeti eshte i teri ne uje, pa nje cope toke, aq.
Shiko fotografinë 1694539

Gliese 436b
Ne yjesine e Luanit, 15 here me afer diellit te vete se sa Merkuri ne sistemin tone dhe pavaresisht temperaturave te larta qe ka, perseri ne planet ka akull, e si? Nga graviteti shum i larte qe 'i shtyp' avujt ujore.
Shiko fotografinë 1694540

55 Cancri E
Yjesia e Gaforres, 2 here me e madhe se Toka dhe 8 here me e dendur, dhe dielli i planetit ka shume me shume karbon, qe dmth edhe planeti ka shume me shume karbon, qe nga dendesia dhe shtypja eshte i teri ne forme te diamanteve e kshu planeti eshte nje diamant gjigand (supozohet)
Shiko fotografinë 1694541

Hat-P-7b
Ne yjesine e Mjellmes, ku ne anen e planetit qe eshte nate ka shtresim te larte te oksidit te aluminit (qe paraqitet ne forme te rubineve dhe safireve) e pastaj fryjne dhe stuhi shume te fuqishme qe dmth se atje vazhdimisht bie shi safiresh e rubinesh (edhe kjo supozohet se nuk e ka pare njeri nga afer e)
Shiko fotografinë 1694542

Hd 19733b
Pak me i madh se Jupiteri dhe ka fituar nje ngjyre blu te celur qe ia japin atomet e siliciumit qe ndodhen ne atmosferen e planetit, por atje ka stuhi shume te fuqishme me shpejtesi prej 2 km ne sekonde dhe temperatura qe arrijne deri ne 900 grade Celsius, ah po dhe bie shi qelqi.
Shiko fotografinë 1694543

Wasp 12b
Planeti i erret qe nuk e reflekton driten sic ben cdo objekt normal ne ekzistence, por e 'gelltit' ate dhe kshu, rrotullohet shume afer rreth diellit ku ana qe ka diell arrin deri 8000 grade celsius, ndersa ajo qe eshte ne erresire thone shkencetaret eshte me e ftohte....rreth 4000 grade Celsius.
Shiko fotografinë 1694544

Gj 504b
Planeti i posaformuar qe akoma rrezaton nxehtesi dhe kjo i jep ngjyren roze
Shiko fotografinë 1694545

Kepler 10c
2 here me i madh dhe 17 here me i rende se Toka, qe ka frymezuar shkencetaret te vene nje nocion te ri "Mega Toka", e kshu ka nje vit prej 45 ditesh.
Shiko fotografinë 1694546

Ogle 2005 BLG 390lb
Ky planeti larget shume, ne yjesine e Shigjetarit, qe rrotullohet rreth nje Red Dwarf, nga yjet me te vegjel e me te ftohte, e madje rrotullohet shume larg yllit te vete dhe ka temperatura qe arrijne -220 grade Celsius dhe cdo gje eshte e akullt.
Shiko fotografinë 1694548

Psr B1620 26B
Nese mendohet se Toka eshte formuar para 4,5 miliarda vitesh, atehere ky planet eshte formuar para 13 miliarda vitesh dhe eshte pothuajse aq i vjeter sa dhe vete Universi (aty afer se paku). Rrotullohet rreth dy yjeve qe vec me jane te vjeter.
Shiko fotografinë 1694549

Tres 4b
Ose 'planeti i fryre' se eshte shume i madh por ka nje dendesi shume te ulet, eshte i dendur pothuajse sa nje tape druri.
Shiko fotografinë 1694550

Hd106906
Rrotullohet rreth 96 miliarda kilometra larg diellit te tij (shume me larg se Neptuni) e prap ka temperatura qe arrijne 1500 grade Celsius. Krijimi i tij paraqet nje mister perderisa merret parasysh largesia qe ka nga dielli i tij.
Shiko fotografinë 1694551

Wasp 17b
Planeti qe rrotullohet ne drejtim te kundert nga vete dielli i tij, gje rebele ky, kaq.
Shiko fotografinë 1694552

Tres 2b
Planeti me i erret se qymyri qe reflekton nje drite te kuqe.
Shiko fotografinë 1694553

Kepler 78b
Ndodhet vetem rreth 885 000 km larg nga dielli i tij, ku supozohet se e gjithe siperfaqja eshte e perbere nga ....lava. Kane ata femijet ne SHBA nje loje the floor is lava, te shkojne te luajne ketu e tamam, sdo duhet te imagjinojne gje.
Shiko fotografinë 1694554
 
Redaktimi i fundit:
Perse eshte kaq dashuri universi?! :))
Patjeter ne jemi copeza te krijuar nga copezat e universit.
Apo pluhri i yjeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top