Evo Morales përtypë gjethe kokaine para ministrave të OKB-së

Erblinaa

Anëtar i ri
Evo Morales përtypë gjethe kokaine para ministrave të OKB-së

Presidenti bolivian Evo Morales ka përtypur gjethe të kokainës në takim me ministrat e 53 shteteve anëtare të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për parandalimin e keqpërdorimit të drogave të mërkurën në Vjenë, për të mbështetur kërkesën e tij që kokaina të largohet nga lista e narkotikëve të ndaluar në vitin 1961.

“Gjethet e kokainës nuk janë kokainë, ato nuk i bëjnë dëm shëndetit dhe ato nuk shkaktojë çrregullime psikike e as varësi”, ka thënë ai në takimin e 52-të të kësaj agjencie në zyrat e OKB-së në Vjenë të cilët janë takuar në asamblenë e përgjithshme.

Morales, i cili edhe më tutje është udhëheqës sindikal i kultivuesve të kokainës, ka shtuar se gjethet e kësaj peme kultivohen qysh prej “3.000 vitesh para Krishtit" dhe se ato janë “simbol i identitetit dhe kulturës” së popujve të cilët jetojnë në Andama.

Presidenti bolivian me këtë rast ka kërkuar që në listën e drogave të ndaluara të kategorizohet edhe pasta e kokainës e cila tani për tani nuk është.

Morales ka thënë para gazetarëve se shpreson që në lidhje me këtë do të gjej mirëkuptimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama: "Kemi pikë të përbashkëta, që të dy rrjedhim nga popujt të cilët kanë qenë të poshtëruar dhe të shfrytëzuar".

Bolivia është prodhuesi i tretë më i madh i kokainës në botë, pas Kolumbisë e Perusë.telegrafi
 
Titulli: Evo Morales përtypë gjethe kokaine para ministrave të OKB-së

S'ishte Edi Rama aty, se do e kishte shtruar vizen e kokaines siper tavolines per inot te Morales.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top