Evakuimi më i madh në historinë e Amerikës: 5.6 milion njerëz largohen nga Florida pë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Evakuimi më i madh në historinë e Amerikës: 5.6 milion njerëz largohen nga Florida për shkak të uraganit Irma

Uragani-696x384.jpg


Një rekord prej 5.6 milion njerëz janë urdhëruar nga autoritetet për tu larguar nga Florida për shkak të Uraganit Irma.

Evakuimi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara ndodh në një moment kur Irma është bërë një stuhi e kategorisë 5,niveli më i lartë i rrezikut për shkaqe natyrore.

Numri i të vdekurve aktualisht qëndron në 27.

Shërbimin Kombëtar i Motit ka njoftuar se: “Askund në Florida nuk do të jetë sigurt,ndaj largohuni nga shtëpitë tuaja,uragani është i tmershëm po aq sa edhe surprizues”. / Solli në shqip, L.G/Lexo.al
 
Erëra të fuqishme e reshje, “Irma” prek Floridën

1505032155_97732789_041562590-1.jpg


Uragani “Irma” është forcuar në një stuhi të kategorisë së katërt teksa i afrohet Floridës, me erëra që pritet të kapin shpejtësinë deri në 209 km/h.

Shkulmi i erës pranë epiqendrës së uraganit ka prekur tashmë ishujt në jug të Floridës, ndërsa toka kontinentale pritet të goditet brenda pak orësh.

Niveli i ujërave është rritur tashmë përgjatë bregdetit të shtetit amerikan, ku pritet të një stuhi e fuqishme. Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga “Irma”, teksa goditi më herët ishujt e Karaibeve.

Në Florida, 6.3 milionë njerëzve, apo rreth 30% e popullsisë së këtij shteti, u është kërkuar me detyrim evakuimi. Ndërsa të shtunën, guvernatori i shtetit deklaroi se, tashmë ishte shumë vonë për evakuim, për cilindo të mbetur në shtëpitë e tyre.

Qendra Kombëtare e Uraganëve lëshoi paralajmërime për shpërthimin e stuhive kërcënuese për jetën në Florida Keys, një rrip i vogël ishujsh në jug të Floridës, sikurse edhe në Tampa Bay dhe zonat e tjera bregdetare.

Më shumë se 200 mijë shtëpi janë prekur tashmë nga mungesa e energjisë elektrike, ndërsa 164 mijë prej tyre janë shënuar vetëm në kantonin Miami Dade, sipas kompanisë që ofron furnizimin me energji.

“Irma” pritet të godasë mëngjesin e së dielës, me orën lokale, bregdetin e Floridës, ndërsa periferitë më jugore të këtij shteti janë prekur tashmë nga reshje të dendura shiu. Ndërsa Florida Keys ka nisur të shënojë edhe dëmet e para, por pritet të mbajë edhe barrën kryesore të kësaj stuhie në orët e ardhshme.

/ Top Channel
 
Ndërsa në Florida po fillon sot vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga uragani Irma, sipas ekonomistëve, stuhia Harvey që goditi Teksasin dhe Irma që po vazhdon të kalojë nëpër Florida, do të kenë një ndikim të madh mbi ekonominë amerikane. Megjithatë, ekspertët, të cilët folën me Zërin e
Amerikës, thonë se efekti për ekonominë pritet të jetë afatshkurtër.











 
Ec se per dy jave nuk do kete asnje gjurme nga ajo qe kaloi... ketu vec qeverise federale dhe asaj te state edhe populli eshte solidarzuar me ndihma monetare dhe ushqimore... Shume kane ikur si vullnetare per te ndihmuar dhe pastruar demet... keshtu qe shpejt situata normalizohet... ;)
Uroj mos ndodhe ne Shqiperi se aty si tja bejme. :) Ai palla qe pretendon se eshte krieministri i Shqiperise vec ne fb e twitter do postoje. lol lol
 
Back
Top