Euro 2024

Status
E mbyllur për postime të tjera.
3-1
 
Shanc se besoj tu dit ca esht spanja por nese ne fitojm italija barazim... duhet pa golavarazhi se ne jemi -1 por shance kena mjaftushem dhe nese marim barazim e italija fiton ose barazim
Xheloz, nese je duke menduar se me barazim shkojme si vend i trete gabon sepse qysh sot ke grupin D dhe E me vende te treta me nga 3 pike.

Ne kemi shance te shkojme si vend i trete vec nese mundim Spanjen.
 
Aty ishte ideja jeme se si mund t arrij kualifikimin ndersa ktu poshte eshte perditaim i Euro2024 . Tashi per tmos u lodh fort me parashikimin 100% vetem fitorja na nxjerr kualifikus
Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Kroacia mund Italinë.
 
Hollanda eshte ne forme te mire …dhe e meritonte fitoren mbreme .

Goli per mua Ishte i rregullt.
 
Kur shihja ndeshjen Portupgali Turqi sot mendoja: inshallah spo e pesojme isoj me spanjen😓
 
Me erdhi keq per Turqine … they can play thjeshte kane prb me organizimin sic duket , sidomos ai autogoli shume turp per nje kampionat si ky .

Ndersa Portugalia per mua gjithmone ka fat … Fernandes my guy 💪

Ndersa Ronaldo should retire now and so does Pepe .
 
Eshte e kuptueshme qe trajneret, specialistet e futbollit te japin mendime dhe te kritikojne nje ndeshje, nje ekip, nje vendosje taktike, nje zevendesim, lojen e nje futbollisti. Eshte detyre e tyre madje. Nga ana tjeter eshte marrezi, eshte edhe e papranueshme moralisht qe shume njerez, tifoze apo shikues futbolli te shajne, fyejne, kritikojne kot se koti, te quajne trajnerin Silvinjo deshtak apo te paafte, te tallin Hysajn apo Seferin, te quajne lojtar qe nuk duhet luaje Asanin, ne disa raste deri edhe lincojne Silvinjon apo lojtare te ndryshem. Kjo eshte kultura e te keqes, eshte kultura e te paaftit qe kerkon role, eshte kultura e te frustruarit qe kerkon protagonizem, eshte kultura e mllefit dhe inatit te atij qe nuk di te doje, eshte kultura e atij qe nuk di te jete falenderues. Hysaj ka vite te tera qe luan me kombetaren dhe sigurisht ka dhene gjithcka dhe meriton nderim dhe jo sharje edhe nqs gabon ne ndonje rast apo ndonje ndeshje. Seferi ka dhene edhe ai gjithcka, sidomos ne eliminatore, eshte bere cope me mundesite e tij dhe duhet te jemi mirenjohes. Po ashtu Asani. Ne prej golave te tij ndoshta jemi ketu. Trajneri Silvinjo eshte zemreku qe kurdis kete ekip, eshte ai qe drejtoi ardhjen ketu. E mori ekipin pas 11 humbjesh ne 12 ndeshje. Nqs ai fut Hysajn apo Seferin, fut Mitajn apo Asanin, fut Manajn apo Lacin eshte e sigurt qe ai e njeh futbollin me mire se tifozet, eshte e sigurt qe ai i njeh gjendjet e lojtareve me mire se tifozet, eshte e sigurt qe ai i njeh kundershtaret me mire se tifozet, eshte e sigurt qe ai njeh tensionin dhe taktiken e nje loje me mire se tifozet. Ai mund te gaboje, ka gabuar Deschamps, Guardiola, Klop, Luis Enrike, Southgate, Vicini apo Luksemburgo por ne duhet ti respektojme dhe duam, duhet te jemi falenderues edhe kur gsbojne. Thelbi jone si qenie eshte qe te duam gjerat tona edhe kur nuk jane mire. Te duam vendin dhe njerezit tone edhe kur jane dobet aoo keq. Thelbi eshte te jemi falenderues per ate qe kemi, te jemi falederues dhe jo tahmaqare, epshore, inatcore.

Fitim Zakthi
 
Besojë që ndeshja e sotme Zvicër vs Gjermani do dali barazie, ose do mundohet Zvicëra të fitojë që të dali e para në grupe.
 
Do te me pelqente qe Zvicra te dali e para : )
 
Imagjino tashi te bej gol Hysaj ne min 96 me floke dhe tna japi fitoren 🤣
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Back
Top