Euro 2020 !

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Holanda, tepër e fortë për Austrinë

dummfries.jpg
Holanda ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë, duke regjistruar fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të grupit C.

Memphis Depay kaloi në avantazh “Tulipanët” me anë të një 11-metërshi, në minutën e 11.

Në pjesën e dytë, Dummfries shënoi golin e dytë për Holandën dhe të dytin personal në Evropian, për të vulosur rezultatin.

Me këtë fitore, Holanda merr e vetme kryesimin e grupit, me 6 pikë, ndërkohë që Austria dhe Ukraina ndjekin me nga 3 pikë.

Me zero pikë, në vendin e fundit, ndodhet Maqedonia e Veriut.

A2news.com
 

Përfundon pa gola “beteja britanike”​


Nuk ka gola në ndeshjen e fundit të ditës së sotme të “Euro 2020”. Anglia dhe Skocia e mbyllën “betejën britanike” në paqe, edhe pse rastet nuk munguan në të dyja krahët.
John Stones iu afrua më shumë golit për ekipin e Gareth Southgate, kur goditi me kokë një top të harkuar nga këndorja, por tentativa e tij gjeti shtyllën, në minutën e 11.
Në minutën e 30, Skocia përgjigjet me një goditje diagonal të O’Donnell, por Pickford realizoi një pritje të shkëlqyer.
Në pjesën e dytë, Mount i Anglisë dhe Dykes i Skocisë rrezikuan portat kundërshtare, por pa arritur të zhbllokonin rezultatin.
Me këtë barazim, Anglia dhe Republika Çeke kryesojnë grupin D me 4 pikë,
ndërsa Kroacia dhe Skocia ndjekin me nga 1 pikë.

A2news.com
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top