Etika apo morali?

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga: Fleura Shkëmbi

Nëse je përballë kësaj pyetjeje, për një moment je në një dilemë: Etika është diçka që shoqëria mendon se është e drejtë të veprohet në këtë mënyrë, ndërsa te morali je ti që beson se kjo gjë është e drejtë ose jo! Të besosh në atë që të tjerët mendojnë apo të besosh te vetja?

Etika drejtohet nga ligje të caktuara në vende dhe kohë të ndryshme, ndërsa morali paraqet normat kulturore. Kur diskutonim me studentët për moralin, dikush u përgjigj se po të jesh i moralshëm dukesh si demode, si i modës së vjetër! Vërtet po ndodh në ditët e sotme që të vendosim vetëm etikën përpara moralit? Rregullat e etikës është vështirë t’i thyesh, ndërsa për moralin nuk ke një gjykim “të përcaktuar”. Ndërsa dëgjojmë fjalën “moral” fillojmë të tërhiqemi dhe të ndihemi të pambrojtur, sepse çdokush mundet të të gjykojë në veprimin/sjelljen që ti ke bërë, ndërsa po veprove sipas etikës, ti je i fshehur pas saj dhe të tjerët nuk e kanë atë të drejtë të të flasin ashpër apo të gjykojnë, sepse ti ke vepruar sipas diçkaje që është e shkruar dhe e vendosur nga të tjerët, pra ti je brenda rregullave. Ndërsa po të fillojmë të flasim për moralin, ty përsëri të duhet të mbrosh veten. Sa shpesh na ndodh që të nervozohemi nga dikush dhe menjëherë të kalojmë në mbrojtje duke thënë: Ti po më bën moral mua? Po ti vetë si do të kishe vepruar po të ishe në vendin tim? Pjesa më e madhe janë më të ndjeshëm ndaj moralit, por në radhë të parë të diskutojmë termin “moral” që mund të jetë ndryshe për njerëz dhe kultura të ndryshme. Si do të vepronim nëse në takimin me psikologun vjen dikush, i cili do të flasë për gjendjen e tij emocionale sepse ka vrarë dikë? Do ta dëgjonim në bazë të etikës profesionale apo do të diskutonim se sa moral ka ky njeri, i cili vret dhe me qetësinë më të madhe flet dhe tregon gjithçka ka bërë? Po mjeku do të kryente detyrën e tij dhe do të ndihmonte dikë të cilin e kanë plagosur dhe ky i fundit ka kryer një masakër? Sa e moralshme është për doktorin psikiatër, i cili është në dilemë të madhe se çfarë duhet të bëjë me pacienten, e cila është shtruar sepse ka kryer suicide dhe për festën e Krishtlindjes do të shkojë ta festojë me familjen? Si duhet të sillet kur ajo i lutet për lejen që të shkojë atë ditë apo duhet të ruajë etikën profesionale sepse ajo mundet ta bëjë këtë veprim sërish dhe “barra” bie mbi doktorin, i cili nuk duhet t’i kishte dhënë leje! Dilema të tilla jo kaq ekstreme do të na duhet të përballemi çdo ditë! Ajo që mua më bën më përshtypje është se të rinjtë janë më të prirë ndaj pjesës së moralshme për sa i përket ndihmës që mund t’i dhurohet qenies njerëzore, altruizmit dhe asaj që është më prekëse për sa u përket ndjenjave njerëzore. Sapo përmend fjalën “moral”, kuptojnë “tradhtinë” dhe e kanë si më të lehtë ta quajnë si pjesë e jetës. Kjo fjalë i duket se ju përket prindërve të tyre, të cilët qëndruan gjatë gjithë jetës me të njëjtin partner, ishin të ndërgjegjshëm, nuk u bënin hile miqve dhe shokëve të afërt, ndërsa sot e kanë më të lehtë të fshihen ndaj asaj që është e lejueshme nga shoqëria. Mund të ndodhë edhe e kundërta, që të rinjtë, të cilët janë rritur në familje tradicionale, të vazhdojnë të ruajnë moralin e vetes, të familjes dhe të sakrifikojnë deri në vetëmohim për këtë gjë. Ka ndjenja faji që i kanë mbytur deri aty saqë kanë shtypur veten dhe e kanë vuajtur gjatë gjithë kohës. A do ta quanim të moralshme që një prej partnerëve të qëndrojë me tjetrin vetëm se kanë fëmijë, por nga ana tjetër marrëdhënia ka arritur deri në pikën e urrejtjes? Përgjigjja e dhënë nga të rinjtë është se, secili të vazhdojë jetën e vet, ndërsa ata që janë familjarë hedhin hipotezën se çdokush ia vlen të sakrifikojë për fëmijët! Ana tjetër vazhdon se çdo njeri ka vetëm një jetë, pala kundërshtare vazhdon me faktin se në martesë dhe në familje bëhen kompromise për një qëllim më të madh! Për ta përmbyllur, dua të shtoj edhe diçka lidhur me fenë, aty ku është e përcaktuar se çfarë është e moralshme dhe çfarë jo. Nëse ti je praktikant dhe fillon të gjykosh ata të cilët nuk janë, atëherë ku është etika se ti duhet të respektosh të drejtat dhe moralin e tjetrit? ثshtë një fushë që i përket një trajtimi më të gjerë, por askush nuk e ka të drejtën që, në bazë të gjykimit të vet, të bëjë të moralshmin dhe të ndikojë tek të tjerët!
 
Titulli: Etika apo morali?

"Jo buka, po kulaçi" - thotë një fjalë popullore.
S'prish punë kush e ka bërë, por çfarë
bëjnë këto te dyja: çka është e saktë dhe çka është
gabim, dhe nga kjo implikon edhe vet ligji që ne
sot posedojmë.


Në fund te fundit, ne duhet t'i bazojmë veprimet tona,
përndryshe do të zhyteshim në anarki e kaos.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Etika apo morali?

Ne dukje te pare jane te ngjashme dhe e njejta por kan dhe ndryshimet e tyre.

Etika eshte dicka me konkrete dhe me e specifikuar dhe nese bie ndesh munde te marresh edhe ndeshkime konkrete deri sa morali eshte dicka me jo e konkretizuar si rregull shoqeror dhe nese ti bie ndeshnme te munde te shifesh jo mire por ama keto veprimet ndeshkimore nuk jan aq te prekshme.

Nje shembull:

Nese ikim me veshje jo adekute te puna eshte shkelje etikes e cila duhet te ndeshkohet me nje veprim por nese dalim me te njejten garderobe ne qytet ti munde ndoshta te mos dukesh mire ne sy te tjereve por se paku veprimi nuk te cenon.
Por dhe kjo ndryshon ne vende e kultura.
 
Titulli: Etika apo morali?

Ne dukje te pare jane te ngjashme dhe e njejta por kan dhe ndryshimet e tyre.

Etika eshte dicka me konkrete dhe me e specifikuar dhe nese bie ndesh munde te marresh edhe ndeshkime konkrete deri sa morali eshte dicka me jo e konkretizuar si rregull shoqeror dhe nese ti bie ndeshnme te munde te shifesh jo mire por ama keto veprimet ndeshkimore nuk jan aq te prekshme.

Nje shembull:

Nese ikim me veshje jo adekute te puna eshte shkelje etikes e cila duhet te ndeshkohet me nje veprim por nese dalim me te njejten garderobe ne qytet ti munde ndoshta te mos dukesh mire ne sy te tjereve por se paku veprimi nuk te cenon.
Por dhe kjo ndryshon ne vende e kultura.


Veshjen e ke edhe te morali, bile diku edhe dënohesh.

Nëse ajo ndryshon në e vende të ndryshme, i bjen se
e njëjta gjë për dikend është e saktë, e për dikend jo.
Sallamadi sistem.


Po martesa ku bje? Në moral apo etikë? Apo njësoj është krejt?

Në thelb, moral janë normat (rregullat) në bazë të cilave diçka
është e saktë apo gabim.
Kur ato shkruhen në letër, atëherë ajo tek ne quhet LIGJ.
Bile edhe feja është LIGJ, ajo predikon moralin e çdo njërit
që ka pranuar sipas normave të saja.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top