Ethet e Superkupes se Gjermanis,perseri Dortmund vs Bajern Munich?

xhebrail1

INTERIST
Finalja e Superkupës së Gjermanisë do të luhet të shtunën në Signal Iduna Park, ku do të jetë një finale e hekurt. Borusia e Dortmundit kërkon hakmarrje për finalen e "Wemblit" ku bavarezët triumfuan në fund duke u shpallur kampionë europe. Verdhezinjtë kanë humbur Mario Gotzen, i cili kaloi pikërisht tek Bayern, por Jurgen Klop fitoi duelin e radhës me kampionët e Gjermanisë pasi mbajti sulmuesin Levandovski në ekip kundër dëshirës së futbollistit.
Ndërkohë rekordmenët e Gjermanisë kanë harruar epokën Heinkes duke nisur rrugëtimin nën drejtimin e Pep Guardiolës, i cili ka triumfuar në futbollin e verës duke ngritur lart edhe trofe jozyrtar. Pavarësisht se kanë fituar çdo trofe një vit më parë, Bayerni gjen një kundërshtar për finalen e Superkupës dhe sipas rregullores është nënkampionia e vendit, Borusia Dortmund. Dy javë përpara nisjes së kampionatit, skuadrat që kanë dueluar vitet e fundit në kampionat, por që shkëlqyen në arenën europiane një vit më parë, do të masin forcat. Një ndeshje e përmasave të mëdha dhe kjo tregohet në faktin që 195 shtete në të gjithë botën do të transmetojnë live përsëritjen e finales së Champions League, teksa kësaj radhe luhet për titullin e parë sezonal.
Guardiola do të debutojë në një ndeshje zyrtare vetëm pak ditë pasi mundi në një miqësore Barcelonën, sfidë e cila pati kostot e veta, pasi Ribery dhe Neuer pritet të mungojnë në Dortmund, për shkak të problemeve të shfaqura pas triumfit me katalanasit. Numri i mungesave rritet duke parë pamundësinë e Shvainshtaiger dhe Gotzes për të qenë në finale, por blerjet e reja e bëjnë Bayernin të frikshëm. Situata nuk është më e qetë për Jurgen Klop, i cili duhet të shtyjë për në kampionat debutimin e blerjeve të reja, Mkhitaryan dhe Aubameyang, të cilëve i bashkohet në infermieri edhe Blazukovski. Megjithatë mbështetja që do t'i japë "muri i verdhë" pritet të jetë e rëndësishme, për më tepër që të dyja skuadrat kërkojnë të tregojnë që në fillim se kush do të jetë ekipi për t'u ndjekur. Një finale, e cila gjithashtu do të tregojë se çfarë kampionati do të ndjekim këtë sezon në Bundesligë.

Vetëkënaqësia, kundërshtari më i madh i Bajernit

Presidenti i Bayernit, Uli Hënes e konsideron vetëkënaqësinë si kundërshtarin më të madh të ekipit të tij. Numri një i bavarezëve pranon se Bayerni është një superfuqi, por Borussia Dortmund do të jetë një pengesë e madhe në garën për titullin kampion. "Të gjithë besojnë se ky sezon do të dominohet nga Bayerni, por unë nuk mendoj kështu. Dortmundi do të jetë sërish rivali ynë kryesor në luftën për titullin kampion. Ata do të na mbajnë nën presion deri në fund, sepse ky është roli që ata bëjnë më mirë. Nëse i marrim ndeshjet lehtë, rrezikojmë të dështojmë, megjithëse mendoj se nuk ka për të ndodhur kjo gjë", tha Hënes.
Për Hënes, vetëkënaqësia është kundërshtari më i madh i Bayernit. "Sfida jonë më e madhe do të jetë, ajo mentale për ta mbajtur skuadrën nën presion dhe për të hyrë me të njëjtën dëshirë si në sezonin e kaluar. Ekziston një rrezik i madh, vetëkënaqësia. Nuk duhet të lejojmë që të na rrëmbejë entuziazmi i tepruar", tha ai. Bajerni synon ta nisë sezonin me trofe, teksa këtë të shtunë do të përballet me Borussian Dortmund për Superkupën e Gjermanisë.
Superkupa e Gjermanisë që do të luhet të shtunën (ora 20.30) do të verë përballë një Bayern që është në formën më të mirë dhe një Dortmund që është mundur dy muaj më parë në finalen e Ligës së Kampionëve nga bavarezët 2-1 në "Wembley". Bayern vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje të trefishtë historike sezonin e kaluar: kampionat, Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve.
Bavarezët kanë arritur rezultate pozitive në miqësoret e zhvilluara, e fundit 2-0 ndaj Barcelonës të mërkurën. Ata drejtohen nga Pep Guardiola, i cili bëri gjithçka për të marrë spanjollin Thiago Alcantara, por edhe Mario Gotze, në shumën e 37 milionë euro nga Dortmund. Ndërsa Dortmund ndodhet në një situatë tjetër. Ka humbur Gotze, ndërkohë që nuk lejoi transfertën e Robert Levandovski.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top