Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nje Vajze 16 Vjec Mban Ne Dore Femijen E Saj.--->Njerezit E Quajne Rrugaçe , Nuk E Dine Qe E Kane Perdhunuar.... -Njerezit Nje Tjeter Person E Shajne Per Shkak Te Peshes Se Tij.---->Askush Nuk E Di Qe Vuan Nga Nje Semundje Qe Shkakton Mbipeshe.... -Dike Tjeter Me Shenja Ne Fytyre E Quajne Te Shpifur ----> Nuk E Dine Qe Ai Eshte Nje Hero Dhe Plaget I Jane Shkaktuar Teksa Ka Rrezikuar Jeten Per Te Shpetuar Dike.... (Morali) : Kurre Mos E Gjyko Nje Njeri Nese Nuk E Di Historine E Tij...

Mendoni se lendojm tjetrin nese nxitohemi dhe gjykojm pa argumente....
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Ti ke te drejte me kete shkrim, por eshte ne natyren njerezore te gjeje
difektet tek dikush tjeter dhe jo gjerat e medha tek ne.
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Po e kap temen ne nje koncept pak me te gjere per te dal pastaj tek ajo qe do te thote hapesja e temes...
Ne fillim ca eshte gjykimi dhe pse behemi gjykues?...
Gjykimi eshte nje mendim perfundimtar qe japim per nje person apo dicka...Gjykimi ne teresi te tij ka te perfshire marredheniet qe krijohen me personalitetin tone si njeri,dhe me ate qe perceptojme nga te tjeret,nje gjest,veprim,mendim...Mjaftojne keta gjera qe te na krijohet nje ''imazh'' gjykimi per secilin...Zakonisht gjykimi krijohet nga njerez siperfaqesor,duke kapur vec nje ane te asaj qe ndodh...
Pse behemi gjykues?..
Njeriu ne vetvete ne nje ane te personalitetit te tij ka te vena apo te krijuar disa parime,te cilat i sheh vec me syrin e tij,nqs nga nje rrethane e jashtme apo dicka qe i ben peshtypje ne nje ambjent tjeter,bie ne kundershtim me parimet e tij,ne keta rrethana njeriu behet gjykues...Aty fillon e shpreh mendimet e tij per dicka qe ka pare,qe nuk e pranon parimi i tij...
Tani per te dalur pak tek ajo cfare do te thote hapesja e temes,me shume se sa gjykim,mua me duket paragjykim...Pasi paragjykimi ne teresi eshte thjesht nje mendim i shprehur me te pare,nje mendim siperfaqesor,pa ditur me detaje ose me ne brendesi si kane rrjedhur gjerat...Keta qe ka permenduar Arfenilla,jane taman gjera qe hasim perdite,eshte e kote te themi,nuk behet ashtu nuk behet ashtu,pasi kush me pak kush me shume te gjithe gjykojme njeri-tjetrin...E drejte apo e gabuar,e dime se si eshte por eshte vete i ndertuar i tille njeriu,ske ci ben...
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

njeriu duhet te jete nje QENIE e forte,.cfare do te thote ne nuk munde te ndalojme paragjykuesit,..por munde te ndalojme veten tu japim rendesi dhe te merremi me paragjykuesit,
paragjykimi eshte simtome e njerzve zakonishte te pa formuar mire dhe qe vuajne ne thelb nga largepamsia dhe vizioni i lire.
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Edhe sipas fes ne nuk kemi te drejt as te themi u sa i shendosh x person e jo me te tallemi kot vetem te knaqemi egon ton.Dhe keto i bejm ne shqiptaret se Europjanet se kan kete dilem ne po valla.
Neve na pengon mbipesh e dikujt pa e njohur fare e le mo defektet tjera, e tonat si vrejm fare.
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

....natyrishe ne nje bote ku imazhi sjell profit,dhe ku reflektoret fokusojne vetem ate cfare disave u duket e pelqyeshme , te jesh siperfaqsor pa u thelluar ne ate cfare permbane pertej fasades , eshte bere praktike e zakonshme....atyre u mjaftone thjeshte nje pamje, per te gjykuar se cfare eshte e pelqyeshme apo e pranueshme...pra gjykojne njelloj, edhe pse nuk dine asgje.....sepse jane te varfer ne mendime, njerez te ceket ashtu sic tha nevertiti...por do te shtoja qe edhe te varfer shpirterishte, keqdashesh, cinik.....
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

ehhh.. sa e veshtire eshte te mos paragjykosh..
Akoma me vjen cudi si pretendonte qe me njofi aq shpejt tipin..
Ishte kismet..
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Jemi gatuar te tille ,e kemi me te lehte te japim nje gjykim per tjetrin sesa te shohim difektet tek vetja jone.
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Jemi gatuar te tille ,e kemi me te lehte te japim nje gjykim per tjetrin sesa te shohim difektet tek vetja jone.

Mua me pelqeu nje thenie qe e lexova te nje postim ketu (nuk eshte fjale per fjale)
Kur do dike nuk ia shef te metat..fillo mos ta duash e do fillosh te shikosh te metat :P
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Mendoni se lendojm tjetrin nese nxitohemi dhe gjykojm pa argumente....

Raste te tilla nuk konsiderohen gjykime ngase kemi te bejme me paragjykime dhe paragjykimet pothuaj ne te gjitha rastet jane te gabuara.
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Para se te arrish te gjykosh dik.......Duhet te hedhesh syt e te shohesh nga vetja sie si je ......Per me teper qe askush ska te drejt te te gjykoj per ate qe je e si je ska rendsi i shmtuar apo is hpifur i dobet apo i shndosh ...edhe pse jan gjera qe smund ti shmangim ne jeten ton te perdicme pasi cdo dit e me shum degjojem qe flaisn vetem per te tjer gjykojn te tjeret pa e dit qe vet jan nje hic para atyre qe gjykojen...............
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Duhet te mendosh para se te gjykosh dike edhe pse nuk e njeh si duhet...Njerzit jan te lindur te jen gjithmon gjykus ndaj gjithckaje se mendojn veten me lart se te tjetri...fatkeqsishte gjykimet jan kudo prezent tek secili person pa dallim feja race ...
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Sa ideale dukeni ketu vetem se kur vjen puna ti vendosni ne praktike keto teorite humbisni rrugen
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Nuk e di a eshte mir apo jo..por e di qe jemi te till "bruma" qe "hesapin"e tjetrit e kemi shum te thjeshte ta bejme,madje me sy mbyllur ..
Po hesapin ton?......Ehhh
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Ne fakt, kete termin gjykim me sa duket edhe e keni kap se prapthi sepse shikuar mire e mire me gjykime ne mirremi ne perditshmerin tone thuajse vazhdimisht dhe en cdo moment. Kjo nese e kemi kuptuar mire fjalen gjykim. Per te mos thene se edhe keto pak shkronja qe i hedhim ketu jane nje lloj gjykimi (per te mos thene paragjykimi i yne) meq jemi ne virtual. Se sa arrijme ta bejme drejt apo jo kjo eshte tjeter debat por qe te themi se gjykimet jane te keqija apo se dikush nuk merret me te tilla edhe mos ja futni kot.

GJYKIM m. sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GJYKOJ,
GJYKOHEM. Gjykimi i një çështjeje. Gjykimi i
ndeshjes. Gjykimi në dy shkallë. Pezullimi i
gjykimit.
2. Mendim që formojmë për dikë a për diçka dhe
që e shprehim si vlerësim përfundimtar. Gjykim i
thellë (i drejtë, i cekët, i nxituar, i gabuar). I matur
në gjykime. Shpreh (jap) një gjykim.
3. fig. Mendimi ose vlerësimi përfundimtar që jepet
për një çështje ose për dikë pas një shqyrtimi e
shoshitjeje. Gjykimi i popullit (i masave) Gjykimi i
historisë.
Ia shtruan për gjykim masës (kolektivit).
4. Aftësia për të gjykuar, për të menduar drejt;
pjekuria mendore, fuqia e arsyes. Burrë me
gjykim. Humbi gjykimin. E ka lënë gjykimi.
5. logj. Formë e të menduarit, me anën e së cilës
pohohet ose mohohet diçka për sendet e dukuritë
dhe për tiparet e tyre. Gjykim i rremë. Gjykime të
kundërta. Gjykimi dhe fjalia. Pjesët (gjymtyrët) e
një gjykimi.

Tani se sa ben pjese gjykimi ne jeten tone edhe kuptojeni
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Personalisht nuk gjykoj , por i le tme gjykojne ... :) ( Qe te shoh gabimet dhe te behem akoma me i sakte )
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Nje Vajze 16 Vjec Mban Ne Dore Femijen E Saj.--->Njerezit E Quajne Rrugaçe , Nuk E Dine Qe E Kane Perdhunuar.... -Njerezit Nje Tjeter Person E Shajne Per Shkak Te Peshes Se Tij.---->Askush Nuk E Di Qe Vuan Nga Nje Semundje Qe Shkakton Mbipeshe.... -Dike Tjeter Me Shenja Ne Fytyre E Quajne Te Shpifur ----> Nuk E Dine Qe Ai Eshte Nje Hero Dhe Plaget I Jane Shkaktuar Teksa Ka Rrezikuar Jeten Per Te Shpetuar Dike.... (Morali) : Kurre Mos E Gjyko Nje Njeri Nese Nuk E Di Historine E Tij...

Mendoni se lendojm tjetrin nese nxitohemi dhe gjykojm pa argumente....

Nuk është mirë, por jemi asht si jemi: të padurimtë!
Kjo është natyra jonë. Së pari presim, e pastaj mbasim.
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

kam lexuar nje fjali ne italisht `non criticare quello che non conosci ` nuk e di a e kam shkruajtur mire nuk di ta shkruaj po e kuptoj italishten pak njs ne shqip pak a shum perkethet mos kritiko ate qe nuk njef .. mirpo ne njerzit e kemi ne natyre ne gjak te shumtit do thoja me kritiku tjetrin e kemi me te lete t shajme dike se sa ta luvojme ose ti japim kurajo .. de ne shqip do thosha dicka para se te flasesh per dike mer disa pasqyra shif veten tende mir e mir e pastaj hap gojen e fol per ate qe ke perballe :D .
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Per cdo gjykim qe bejme duhet se pari te numrojme ngadale deri ne tre, pastaj te analizojme rrethata, shkaqet, aresyet dhe pastaj te japim mendimin tone, Asgje ne shpejtesi nuk duhet bere.
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Pohimi se une nuk gjykoj te tjeret eshte nje genjeshter e kulluar. Nga jeta e perditshme, nga mendimet tona, nga fluturimi i mendjes tone (e cila kurr nuk trus Faqen te rri e qete:P por fluturon sa andej sa ketej:bleta:)cdo sekond apo cdo minute krijojme mendimin tone per dike apo per dicka. :kupidon: Se sa eshte i/e arsyeshme ky gjykim varet nga mendimi yne objektiv, kendveshtrimi, te thithurat nga kendveshtrimet tjera dhe menyra e analizimit te te thithurave. Ne kete drejtim e vetmja qe na ngelet eshte qe te bejme perpjekje qe kesaj mendjes tone bredharake ti japim ngjyrim sa me objektiv, pra qe te bejme perpjekje per ngritjen e vetdijes qe paragjykimet/gjykimet tona te jene sa me reale. Qe ta bejme kete kam pershtypjen se eshte e mire qe gjithmon te shofim medaljen nga shume kende e sidomos ate anen e erret te cilen ne jo rralle harrojme apo nuk duam ta shikojme. :pasqyra1:
 
Pe: Eshte mir te jemi gjykues pa mendur mir.....

Ne i paragjykojme te tjeret pa i njohur mire,po ta veme ne veten ne vendt te asaj vajzes16 vjec nuk do te ndiheshim mire,ku askush nuk na jep ndihme dhe te gjithe te shohin me urrejtje.Ne jemi nga ata njerez qe paragjykojme te tjeret,ndersa neve nuk na pelqen qe te na paragjykojne.Ndikon mentaliteti i te tjereve.
 
Gocqejfi,merru me qejfin me mire e mos i hyr psikologjise,se ke fut kemben ne nje labirint pa dalje...

Ndikon mentaliteti i tjereve ku?Per ca?...Tek ne?...Mos doje te thoje i veme veshin ne ketyre gjerave?...
 
Askush nuk esht perfekt.
Shajm te tjeret por nuk shohim veten,cdo njeri e ka nje te met.
Njerezit nuk erdhen ne kte bot per tu percmuar,per tu dhunuar e per tu ofenduar.
Erdhen per tu dashur.
Para se te shash dike,mendo si do ndjehesh vet.
P.S Un besoj tek efekti i karmes.
 
Back
Top