Manipulimi i TV-së me fëmijën
Manipulimi i TV-së me fëmijën
Po e hapëm TV-në dhe ndjekim ndonjë festival të këngës për fëmijë do të mbesim syhapur ...
Shkruan: Gëzim Mekuli /Oslo
Mediat janë komponent i pazëvendësueshëm e i rëndësishëm në ndërtimin e identitetit të një populli. Përpos tjerash, këto kanë rëndësi të veçantë edhe në edukimin, mësimin dhe kultivimin e personalitetit të fëmijëve.
اfarë roli luajnë mediat shqipe?
Përpos dhunës dhe censurës që i imponohet nga gazetarucët e UNMIK-ut dhe partitë politike, përmbajtja e mediave tona, pa drojë mund të thuhet, se është plot kiç e shund.
Këtu nuk dua të ndalem - siç e bëjë zakonisht - për raportin "Mediat dhe Politika"; këtu, dua të ndalem në një fenomen tjetër, e të mbrapsht, mediatik; raportin "Mediat dhe fëmija"
Pse?
Këtu do të trajtoj një fenomen që nuk ka kapluar vetëm ambientin dhe hapësirën tonë publike, por edhe ambientin dhe hapësirën tonë private. Mediat shqipe - Tiranë e Prishtinë - kanë shumë përmbajtje televizive me elemente thuaja pedofilie. Kjo është duke u prodhuar dhe keqpërdorur nga disa regjisore e regjisorë, organizatore dhe organizatorë të "festivaleve të kulturës", brenda dhe jashtë Kosovës.
ثshtë fjala për seksualizimin, manipulimin dhe përdhunimin e fëmijës nga erotika dhe "pedofilia televizive".
Po e hapëm TV-në dhe ndjekim ndonjë festival të këngës për fëmijë do të mbesim syhapur, të habitur dhe të brengosur me pamjet që na ofrohen, neve, si konsumues dhe si prindër; Fëmijët tanë të veshur dhe të shminkuara si aktore pornografike; vajzat tona 3, 4, 5, 6, 7….vjeçare të shfrytëzuara nga producentët televiziv karrierist. Dhe, prindërit shikojnë, kënaqen e nuk reagojnë…!? E tmerrshme!
Duke u nisur nga shumë teori të shkencave të mediave, me duhet të them se, këto xhirime dhe fotografi erotike, me fëmijët –vajza e djem- duhet të rishikohen e të studiohen sa më parë; Shfaqjet e çupave 12 vjeçare me rroba "sexi" e provokative dhe me lëvizje e qëndrime erotike, që aludojnë në femrat e rritura dhe në seksi modele, nuk është asgjë tjetër pos instrumentalizim i fëmijës.
Këtyre mediave nuk duhet lejuar të keqpërdorin dhe transportojnë këto fotografi seksi. Përkundrazi, këtu do të duhej të qëndronte një konsensus i qartë në mes të producentëve, konsumuesve, institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve dhe psikologeve në lidhje me ketë problematikë degjeneruese e joligjore të shoqërisë sonë.
Thjeshtë: Vajzat e vogla nuk do të duhej të lejohej që të shfaqen si "porno yje". Tre vjeçaret duhet të lirohen nga presioni i seksit dhe erotikës; presion që bëhet nga regjisorët televiziv dhe nga organizatorët e festivaleve. Katërvjeçaret janë aq të vogla për t'u veshur me rroba që mund ti takosh vetëm në "shitoret erotike" të perëndimit. Pesëvjeçaret janë aq fëmijëror saqë këto do të duhej të luajnë me lodra, para se të ngjyrohen me kozmetikën dhe me grimin e një të rriture të përdalë.
Andaj, do të duhej që, sa më parë, ata që janë përgjegjës për përmbajtjen e mediave dhe institucionet për mbrojtjen e fëmijës, të zgjohen nga gjumi dhe të vështrojnë me syze të një dioptrie të zmadhuar; Këta përgjegjës – nësa ka në Kosovë – le të jenë më kritikhapur, më serioz e më mendjehollë, le të ndalojnë pedofilinë mediatike me fëmijët tanë. Le të na thonë këta producent e përgjegjës mediatik se si të shpjegohet e të kuptohet xhirimi dhe organizimi i emisioneve me fëmijët gjysmëlakuriq?
Fëmijët duhet të rritën në qetësi
Shumë psikolog norvegjez pohojnë se numër jashtëzakonisht i madh i nënave norvegjeze nuk dëshirojnë që ti shohin vajzat e tyre si instrumente seksuale. Ato nuk i duan shikimet e padjallëzuara të fëmijëve të tyre sikur duan të thonë "oh eja e më puthë, lepuroshi im, me gic se më dogje".
Ky është shfrytëzim dhe diskriminim. Fëmijët nuk kuptojnë se çfarë imitojnë dhe se çfarë donë të thotë imitimi i një këngëtareje të rritur me kërthizën e me brekë në fushe, me karmin në buzë dhe mbi të gjitha me kërcimin dhe "striptizimin" erotik duke tentuar që të imitojnë këngëtaret e rritura.
Por, faji i madh, padyshim, mbetet tek prindërit dhe institucionet tona "demokratike"…. Apo jo?