Eshte gjuha shqipe me e vjetra ...?

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Interviste me Zotin Clirim Xhunga
-Z.Xhunga, para pak kohësh në një shkrim tuajin ju argumentonit se greqishtja e vjetër dhe latinishtja e kanë prejardhjen prej shqipes së hershme. Cilat janë të rejat më të fundit nëse ka, bazuar në studimet tuaja që janë thelluar më tej?


Nga studimet dhe njohjet e mia mbi materialin gjuhësor të greqishtes së vjetër, latinishtes, gotishtes, sllavishtes kishtare, turqishtes, arabishtes, hebraishtes dhe deri në gjuhën japoneze, më rezulton që shqipja është gjuha e parë e kultivuar në mënyrë natyrore nga raca njerëzore. Pra populli i parë i cili ka arritur të artikulojë një gjuhë të kultiviuar ka qenë shqiptari. Me shqiptar unë nënkuptoj arbërit, ilirët, apo edhe paraardhësit e tyre. E kam më kollaj që me fjalën shqiptar t’i përfshij të gjithë paraardhësit tanë këtu, ndaj me këtë kuptim do ta përmend sërish këtë fjalë. Në konkluzionin tim del se bashkë me fjalën, edhe mendimi ka vulën shqiptare. Pra logjika, nuk është vepër e Platonit, as e Aristotelit, por vepër e mendimit shqiptar. Nga shqipja kanë lindur të gjitha gjuhët e tjera duke nisur që nga Amerika Latine deri në Japoni. Këtë unë e mbështes me një strukturë leksikore që është baza e fjalës në çdo gjuhë, për të cilat sapo fola.

P.s Kete konkluzion, te arritur prej studjuesit te gjuhes shqipe اlirim Xhunga, shume kritizere, do ta quajne : te marre, te pabazuar, shume te tepruar,te nxitur prej nje nacionalizem te semure dhe gjithfare epitetesh.
Mendimi im eshte, se ka nje te vertete shume te madhe brenda tij. Nihilistet, te shiturit, skeptiket , racionalet dhe injorantet le te bertasin gjithe diten.

Pergjigja eshte dhene paster dhe sakte:


Pyetje : Dhe përse ndodh kështu, përse shkencëtarët heshtin dhe nuk e thonë një të vërtetë të tillë. Apo ka ndryshuar etimologjia e fjalëve?

- Etimologjia po ndryshon, megjithatë në garget shkencore zyrtare shqiptare ne nuk po shohim asnjë reagim dhe aq më pak, të tregohet kujdes apo ndihmë sado e vogël në këtë drejtim. Përkundrazi.

- Pyetje : Cili është shkaku që nuk reagohet?

- Ka shumë shkaqe. Qëndrime të tilla, qofshin nga pozita mediokre, apo të udhëhequra e të nxitura nga politika të caktuara antishqiptare, drejtohen kundër interesave të kombit tonë, dhe i shërbejnë vetëm atyre qarqeve të huaja fetare dhe aristokratike. të cilat gjithnjë janë bërë pengesë, pasi ekzistenca, mbijetesa e tyre dhe suksesi i Katrahurës që ata projektojnë çdo ditë në mbarë botën lidhet drejtpërsëdrejti dhe me SHQIPEN, një nga çelsat kryesorë që të çon te e Vërteta. Moshedhja dritë mbi shqipen mban në këmbë ideologji që drejtohen kundër njeriut në përgjithësi dhe kundër shqiptarit në veçanti. Hedhja dritë mbi shqipen, pa dëshirën tonë, do të sjellë vetvetiu zhdukjen e tyre, të fesë dhe të Aristokracisë, pra të Aristofesë, si dhe zhgënjimin e kujtdo që është rritur me filozofinë e përbuzjes dhe urrejtjes ndaj tjetrit, ndaj njeriut.

- Pyetje Bëni fjalë për një frikë? ا’është kjo frikë?

- Kjo frikë e madhe ka bërë që Feja dhe Aristokracia (Aristofeja) të pengojnë sistematikisht studimet mbi shqipen, të pengojnë arsimimin e vërtetë të shqiptarit, konkurrimin e tij dhe të gjuhës shqipe në skenën e madhe të diturisë botërore. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me mallkimin e shqipes, por kanë bërë dhe vazhdojnë edhe sot të bëjnë përpjekje të ethshme për të pengnar daljen në dritë të dokumenteve të vjetra të shqipes, siç është rasti i pengimit të hapur nga ana e Vatikanit, i librit të 1210 të Teodor Shkodranit..

Pyetje Keni siguri në këto që thoni?

- Patjetër. Më thoni ju, përse pas një mijë e pesëqind vjetësh (është koha e "Dark Ages", e "Errësirës së Madhe të Mesjetës", kur pranë botës shqiptare kanë lindur njëkohësisht të gjitha alfabetet, shkrimet, dhe gjuhët e tjera të botës), 40 kilometra me rafte me libra të Bibliotekave të Vatikanit, bibliotekat e shpellave të murgjëve dhe heremitëve në Malin Athos, të qendrave kryesore të fesë dhe të bibliotekave të fisnikërisë evropiane e botërore si dhe dhjetra - mijëra manastireve. qendrave islame, budiste etj., qëndrojnë ende të mbyllura për shqiptarët?

link http://clirimxhunga6.blogspot.com/20...emius-dhe.html
 

Attachments

  • gjenet2c20gjuhet20dhe20popujt2.jpg
    gjenet2c20gjuhet20dhe20popujt2.jpg
    44.3 KB · Shikime: 26
Shume interesant studimi qe paska bere ky zoteria.Por kam pershtypjen (e paska dhe ky vete) qe nuk do ta pranojne kurre nje gje te tille.
 
Nuk do te pranojne (ose vetepranojem)sepse ne e propozojne si nje merite e popullit shqiptar.Duhet ta kuptojme ne radhe te pare si vlere dhe pastaj qe ajo esht nje vlere me rendesi te madhe per njerezimin e sotem dhe ate te ardhem.Ajo nuk esht per mburrjen tone sepse ne vetem e flasim ate .Te paret tane e kane ndertuar ate.Kur te paret tane e kane ndertuar ate,ishin te vetem nje race,nje gjuhe nje popull ne gjithe boten.Po te duam te kalojme meriten racore te tyer ne ditet e sotme ate e marrin sejcili komb.Sejcili komb esht pasardhes i tyre.Por ne kete radhe trashegminore ne vleresohemi vetem per besnikerine e mbajtur ndaj kultures se tyre,nje nga ciliseite kjo me te medha te dinjtetit te njeriut.
 
interesante qe gjuha shqiptare eshte nga me vjetrat ne kte glob
pikerisht sot po flisja me nje rromun per disa fjal qe i kan njelloj me ne dhe po i thoja se i keni kopjuar ju nga ne sepse gjuha jone eshte shume e vjeter (ja futa kot)por qenka e vertet
psh
shqip-kastravec rrumanisht-kastravec
shqip-qorqaf rrumanisht-qorqaf
shqip-buz rrumanisht-buz
shqip-gjam rrumanisht-gjam
ka dhe te tjera po sme kujtohen me falni ne qofte se kam dal jashte teme
 
Rumunet jane Ilire veriore te romanizuar nga Ilirett e Qendres dhe ata jugore qe emigruan ne gadishullin Italian.Iiret e rinj pas ndertimit te perandorise se Romes bene ndryshimit te qellimshem te gjuhes per te krijuar nje indetitet te ri ne te gjitha drejtimet.Deri me sot ne asnje vend nuk esht folur per ate qe a ka arritur ndonjehere njerezimi ne nje niveli te tille qe nje grup i afte brenda tij te ndertoje ne menyre te qellimshme nje gjuhe te re nga fillimi.Une mendoj se po dhe keta ishin Iliret.Ata e ndertuan dhe e permiresonin per 5 shekuj me radhe gjuhen Latine e cila sherbeu si aerodrom ku me vone u leshuan avionet,gjuhet Italliane,Franceze,IrlandeZe,Gjermane etj dhe e fundit prej tyre gjuha Ruse.
Rumunet(IliretVeriore) ishin Iliret qe e pranuan kete ndryshimi ne Kohen e Trajanos ndersa Iliret e vjeter te cilet s,kishin levizur nga Tokat e tyre(shqiptaret e sotem:Tzame,Toske,Gege) nuk e pranuan deri ne ditet e Sotme.Shqiptaret dhe Rumunet kur ishin bashke,kane pasur shtetin me te vjeter te njohur pjeserisht nga shkencat perkatese ate te Mbretit Ilir "HYLLUS ndersa e verteta thellohet me ne kohe kur ky shtet ishte trashgimtar i nje perandorie gjigante qe shtrihej ne gjithe boten,perandoriseILIRE_ARIANE".Dhe po te futemi akoma me thelle ne kete Pus kohor nuk kemi kemi nga te shkojme tjeter vecse tek Atlantet.Shteti i Atlanteve udhetoi 13900 vjete ne kohe dhe pas u shpernda ne ate Ilire-Ariane dhe me vone egjyptiane,Indiane ..e copezimet qe ne njohim.Kuptohet qe ne qender ai qendroj per nje kohe te gjate me njetin Emer deri ne kohen e aristotelit me EMRIN "Atlante".Cdo fshat i pare i ndertua per her ete pare ka qene me rendesi te jashtezakonshme per njerezimin,cdo qytet e keshtu me radhe shtet i pare,Perandori e pare e me radhe..
Iliret e rinj me vone u ndane ne dy grupe ata qe moren emrin Latine, dhe nga Iliret qe per arsye kontradiktash pushtetit(ushtria latine dhe ushtria Ilire kishin te njetat te drejta ne Ushtrine e Romes,zgjidhnin njelloj perandoret etjerea)qe rierdhen ne trojet e tyre duke gjetur qe vend qe i kishte kundershtuar gjithmone per tradhetine e madhe dhe kishin bere te njejten gje si ata kishin ndryshuar Emrin.Kjo solli ngadale shkrirjen emrit.Vetia e gjuhebersve kane qene ndryshimi i vazhdueshem i emrit percaktues te vetvetes.
 
Redaktimi i fundit:
Bukuresht, bukur+eshte

Mos gaboj po behet fjalet per traket ? Do hap nje teme per ta. :)
 
mendoj se po dhe me sa kam lexuar dhe me e vjeter se greqishtja .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top