Eshte e lehte te edukosh nje njeri por e pa mundur bindjet e tij!

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Po e nis kete teme me nje barsolete te shkurter per te dhene nje ide mbi ate qe dua te pyes.
Nje te riu nga fshati i erdhi mosha per tu martuar, perpara se te nisej ne rrugetim shkon te keshillohet me te urtin e fshatit se ne cilet katunde mund te gjente nuse te mire.Pyet plakun dhe ai i thote;kerko per mama te bukura dhe me vlera sepse vetem keshtu do te kesh mundesine te shohesh se si do te jete nusja jote pas nje fare moshe.Niset i riu dhe ne nje katund jo shume larg sheh nje zonje shume te bukur dhe me vlera te pergjithshme per te pasur zili,vendos dhe martohet me vajzen e gruas.Por kish nje problem, edhe pas disa muajsh martese me nusen e tij nuk mund te hiqte nga mendja vjehrren bukuroshe.Nje mengjes i thote nuses ti beje gati mushkat,nje kulac,nje faqore vere dhe nje pule te pjekur, se do te nisej per rruge tek prinderit e saj dhe do i sillte mamane.Niset, takon prinderit e nuses dhe i thote vjehrres te behet gati se do e conte te qendronte per disa kohe me vajzen,e lumtur sa me s'ka behet gati vjehrra dhe nisen per rruge.Pas disa kohesh udhetim i riu nis te flase me vehte;"ik aman me ler rehat se nu ta kam ngene jam i lodhur nga rruga dhe nuk do te rri te te degjoj edhe ty tani"te tilla fjale perseriste pa pushim i riu.E shqetesuar se u cmend dhendri vjehrra e pyet se c'po ndodhte.Nuk e di thote dhendri me duket se po me flet zoti dhe me thote qe ne ferra, majtas, pak para nesh ka nje kulac dhe me thote te ndaloj ta marr.Si nje besimtare e devotshme vjehrra i thote qe duhet te ndalojne me patjeter,ashtu bejne dhe gjejne kulacin.Pas pak kohe ja nis prape avazit dhendri dhe perseri vjehrra e pyet.Aman i thote i riu,me duket se zoti tallet me mua, tani me thote qe prapa atij shkembit eshte nje pule e pjekur,ndalojne edhe me kembenguljen e vjehrres dhe me te vertete qe gjejne nje pule.Vjehrra po fluturonte nga gezimi qe dhendri ishte njeriu i zotit dhe me te vertet qe ish e lumtur.Perseri e njejta skene ku zoti i thote te riut qe pak me tutje eshte nje burim dhe duhet te ndalojne atje per te ngrene ato qe ai ju kish dhene, dhe ne ujin e ftohte te burimit do te gjenin nje shishe vere,me patjeter do te ndalojme i thote vjehrra,megjithse hasi ne kundershtimin e dhendrit i cili i thosh qe do i zinte nata ne pyll, ndaluan.U ushqyen dhe pine nga ato qe zoti ju fali dhe ne momentin qe po beheshin gati te iknin i riu ja nis prape"Jo kjo eshte e tepert , me mire vras veten se sa te kerkoj dicka te tille,jo jo nuk mundem "Po tani c'po ndodh pyet vjehrra?Asgje i thote i riu i nervozuar.Jo do me thuash patjeter se c'po thote zoti, ja kethen vjehrra.Mire pra, ja ..........zoti po me kerkon te bej sex me ty sepse vetem ne kete menyre une me nusen time do te kemi nje jete pa halle dhe do te bejme shume femije.Atehere vjehrra besimtare e "detyron" dhendrin qe te bejne sex.


Tani pyetja ime eshte kjo;Jane bindjet e thella dhe te verbera,ne nje ideollogji politike, fetare,apo qofte edhe ndaj nje individi, te demshme per personin dhe shoqerine?

Qendron plotesisht shprehja "Eshte e lehte te edukosh nje njeri por e pa mundur bindjet e tij"?

Jane me lehte te manipulueshem individet me bindje te cilat jane aq te forta sa personi do te shkonte deri ne ekstrem per t'ju permbajtur atyre?

Ps....Ju lutem te gjithe besimtareve fetare te mos e marrin si nje postim kunder tyre,eshte ne pergjithesi jo kunder besimeve fetare.
 
Titulli: Eshte e lehte te edukosh nje njeri por e pa mundur bindjet e tij!

Eshte e vertete ,ka njerez qe jane shume fanatike dhe besnike ne bindjet e tyre ,eshte e pamundur qe ti thyejne ato ....e kjo vetem per shkak te besimit te tyre ........dhe pse me shume ka te beje me karakterin e secilit .
Po mar nje rast te nje njeriut tim (tezja ime ) po ben vite qe eshte futur ne grupin e Jehovait .....ka kaq shume mendime ekstreme sa mund te mohoje dhe femijen e vet vetem per besimin dhe parimet e kesaj feje .
Ne na vdiq gjyshja kete krishtlindje qe kaluan ,sipas Jehovait nuk mund te maresh pjese ne cermonira mortore ,pasi duhet gezuar e jo hidheruar ,e tezja normalisht sipas ketyre parimeve ....nuk e pa fare nenen e vet as ne momentet e fundit te jetes ,madje nuk mori pjese ne azgje .
Ndonjehere besimi ne bindje ekstreme te shformon apo tjeterson si njeri.
 
Titulli: Eshte e lehte te edukosh nje njeri por e pa mundur bindjet e tij!

Me pelqeu shume kjo ndodhia. :p

Jam e mendimit qe ne nje fare menyre te gjithe jemi fanatik,te gjitheve na kane imponuar diçka. Po ta mendojme thelle thelle as mendimet tona nuk na perkasin , nuk jane fryt i joni 100%. Mendimet tona jane fryt i asaj qe ne lexojme gjate gjithe jetes , i asaj qe ne na ofrojne qe ne vogeli . Shoqeria shpesh here vendos se cilat do jene mendimet tona.
Por pavarsisht kesaj , jam e mendimit qe njerezit duhet te bejne ç'mos te ndjejne veten te lire nga çdo lloj indoktrinimi. Kjo nuk dmth qe s'duhet te besojne ne fe, ne politike , ne natyre apo ku ta di une. Thjeshte dua te them qe duhet te vendosin ne pune ate % te vogel te mendimit te tyre.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Eshte e lehte te edukosh nje njeri por e pa mundur bindjet e tij!

Eh o Bianca po c'do presesh nga nje mjeran i pa shkolle si une,te tilla histori dij dhe te tilla tregoj :p
Megjithate historia kish nje moral, nuk e thellova shume por thelbi kuptohej.
Eshte e trishtueshme qe bindjet tona shume here na bejne edhe viktima dhe historia ne pergjithesi kete trajtonte.
Mund te jesh nje njeri i ditur i bukur nikoqir/e i matur etj etj,dhe perseri mund te bihesh viktime e bindjeve te tua qe per ty jane te drejta,ne rastin tone nga nje i ri 'fshatar' LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top