Titulli: Esat Mekuli
ثshtë lindur në Plavë më 1916, ku kreu edhe shkollën fillore. Të mesmen e përfundoi në Pejë, dhe më pas studjoi në Beograd, Zagreb e Itali për veteriner.
Gjatë viteve të Luftës II Botërore merr pjesë aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumë herë. Qysh në ato vite i kushtohet publiçistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re".
Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës.
Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni.
Në moshën 40 vjeç ai botoi librin e parë "Për ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetëm 50 vjersha, i cili shënon jo vetëm një kulm poetik për autorin, por me të ai i bën një vend nderi vetes në poezinë shqipe. Mekuli është gjithashtu autor i disa vëllimeve të tjera poetike, i mjaft përkthimeve nga letërsia jugosllave si dhe përkthime në serbisht të mjaft librave nga letërsia shqiptare.
Në librin e parë e më të spikatur të tij, "Për ty", mungojnë motivet e përjetshme të poezisë si ai i vdekjes, i dashurisë; ai është poet i popullit dhe i problemeve të tij më qenësore, poet i problemeve historike dhe shoqërore. E mbase bash për këtë R. qosja thekson se Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumë, "fama e tij mund të matet me famën e Majakovskit, Apolinerit, Lorkës o Eseninit në vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet që kaluan kosovarët në luftën e tyre për ekzistencë në trojet e veta. Ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë "A asht fajtor shqiptari?", e shkruan më 1938, kur mësoi për Memorandumin famëkeq të اubrilloviqit, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mij shqiptarëve etnikë nga Kosova për në Turqi:
"...A asht fajtor shqitpari pse, si të tjerët, po don
të jetojnë si Njeri në të vetat sot e përjetë?
A asht fajtor pse përkundër dhunës qindron
Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!"
Poezitë e veta Mekuli i ndan në tre grupe që i përkasin tri periudhave historike të popullit: të para luftës, të luftës e të mbas luftës. اdo kohë në poezinë e tij është sintezë e asaj peshe sociale e psikologjike që breznitë i lënë njëra-tjetrës. Pra, poeti është bërë lajmëtar i kohës dhe për nga misioni afrohet shumë me Migjenin. Esad Mekuli dhe Migjeni janë një brez. Të dy studiuan jo për letërsi, por në krijmtari tematikat i kanë shoqërore. Të dy e shikojnë realitetin të vrazhdë e të padurueshëm. Shpresojnë tek e nesërmja dhe shfaqen romantikë. Ata në poezinë e tyre kanë lajtmotiv rininë. Edhe në pikëpamje të stilit Migjeni dhe Esad Mekuli janë të afërt. Ata nuk i kanë limuar sa duhet vargjet e tyre dhe vjersaht mbajnë më tepër material se ç'mund të durojnë. Në fillim të krijmtarisë së tyre shfaqen romantikë, për t'u paraqitur më vonë analizues të plagëve sociale e morale të shoqërisë. E kështu edhe Mekuli u bë poet i tragjikes historike, i mërgimtarit, i lypësit, i skamnorit, i fshatarit të shfrytëzuar e të rjepur nga polici, etj. Tematika e tij është tematikë e vlimeve dhe e kthesave të mëdha në jetë. E midis tyre spikat vjersha "Kush i pari bani", e cila, sipas R. Qoses "...me poemën e Migjenit kushtuar mjerimit janë dy kryevepra të literaturës sociale shqipe"
Esad Mekuli, ky poet që për jetën shqiptare në viset ku jetoi shfaqet si portretist, psikolog, sociolog e mbi të gjitha si humanist ipashoq, vdiq në vitin 1993.
--------------------
A është fajtor Shqiptari
A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!
A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ?
A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet
-----------------------------------------------------
Porosia e Nanës
Për ke në dritë ju qita,
o djelm!
Për ke ju rrita,
o bij`?
Pse u gëzova unë në jetë?
— Nanën po e leni sot
kur kryet
me mburrje për ju e ngrita;
kur futën e zezë e hoqa;
kur zjarmin në votër
pa frigë e ndezim në mbramje —
kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë!
Në dheun e huaj shkoni?
Atje —
ku vesh s`ju marrin:
ku vllau të vllanë
me bisht të synit shikon
e punën e vet soll kqyrë!
Atje —
ku bima ndër ara
thahet nën hanë;
ku grizhlat sqep-mprehta
frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!
Atje —
ku dheu i zi
randë do t`ju peshojë mbi rreshtna
pa etnit tuej për bri!
Unë be po u qes,
bre djelm —
në trollin
që shkelët si fëmi,
në eshtnat e të parëve,
në gjakun e derdhun për liri,
në fatlumninë tuej e të nipave,
në tamblin e gjive të mi` —
m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë:
mos me u nda
prej prehnit tim
--------------------------------------------
Andrra e vajzës
Shushuritja e leht'e e t'panjohtunit me treti fare
dhe agime t'kalterta andrrova..
E neper kuror lakmish per' limtare-
si lulja q'i jep qiellit lulzimin,
rinin ia dhurova.
Shkelqyeshem yjet e qiellit si syt e tije
te thelle dhe te ndritshm
dhe u shafit nen te kerthnezta fuqi-
Sonte shushuritja e leht' e t'panjohtunit
me treti fare
dhe agimet e kalterta andrrova.
------------------------------------------------
Mengjesi
Zbehet qielli n’agim dhe rete e purpurta,
Perparese te kuqe varen n’largesi-
Si n’anderr, dikur…Gurbetqaret ofshajne, tue dale
prej birucave n’periferine e larget e t’piklluemshme
dhe trupat e derrmueme ua lemon fresku i veses,
puhija e pare mengjesore…
Mengjesi per ta asht - anderr e shartueme
ne zhgjander t’zeze e t’mundimshme,
thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
e t’gjakut –
qyteteve te largeta, rrugeve… per kafshaten e thate-
ai asht zgjim i idhet, plot andrrime per buke,
pse – cdo mengjes asht mundim i ri, perbuzje e perulje,
dita qe ka me sjelle tundime te reja, ma te randa,
shperthen ne mendje si agim’ i purpurt
mbi nenkresen e shkyeme,
si thirrjet e largeta, t’kuqrremta…
Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme:
- Buke per sot, o jete, pse shume buze presin prej meje!
…Dhe vetem nganjihere, n’mbrendi, botnat e reja vetojne
hareshem: dit’ ma t’lumtuna u bijne atehere ne t’pame
dhe rruget bardhoshe, si ame lumenjsh,
shkrihen, burojne n’vetedije dhe vizllojne para syve:
-Buke do te kete…dhe pune…-peshperisin
buzet e dridhshme.
-Voter te nxehte per te gjithe! – dhe shikimi
deperton ne’thellesi, zbulon botnat e meshehuna,
dhe dalin para syve –
fushat
qytetet
njerezit…
Zbulohet jeta e deshrueme!…
Mengjesi per ta asht anderr e kputun ne zhgjanderr
T’zeze e t’mundishme,
thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
e t’gjakut
Qyteteve t’largeta, rrugeve…per kafshaten e thate
ai asht zgjim i idhte, plot andrrime per buke.