Ermela, vajza që u gjet në kontejner, festoi Krishtlindjet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
erme.jpg


Zoti deshi që Ermela të jetojë. Ajo sot feston Krishtlindjen e saj të parë njësoj si gjithë fëmijët që erdhën në jetë në 2015. Por, ama për një gjë ajo është ndryshe. Ka lindur për së dyti…
Foshnja u braktis me 2 dhjetor, pak ditë pasi kishte lindur, në një kontenier plehrash në zonën e Yzberisht në Tiranë. Të qarat e saj ndalën një kalimtar. Ai lajëmroi policinë dhe me urgjencën e Tiranës e trasnportuan në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Për tre javë në luftë me vdekjen, ajo sot gëzon shëndet në plotë dhe rrethohet nga dashuria e stafit mjekësor të maternitetin Kocco Glozheni.

Në ditën e Krishtlindjeve në shërbimin prenatal të këtij maternitetit mjekët u kujdesën për veshjen, lodrat, ledhatimet dhe ninullat. Muajin tjetër Ermela do të shkojë në shtëpinë e femijës.

Historia e saj ka prekur disa familje në tiranë që presin ta birësojnë. Një procedurë tjetër kjo që pritet të ndiqet gjatë vitit 2016, për ti gjetur një familje të denjë për Ermelën. /oranews/
 
Titulli: Ermela, vajza që u gjet në kontejner, festoi Krishtlindjet

Ca shpirti mund te kete pasur ajo nene qe e braktisi ne pleherat dhe ne te ftohte! :( te pakten i sillni qe i sillni ne jete keta femije dhe skeni mundesi ti mbani ,drejtohuni tek institucionet perkatese ndoshta ju ndihmojne e nese keto sekzistojne dhe skeni rrugezgjedhje tjeter me e mira e mundshme lere tek porta e dikujt ne menyre qe ta shpetojne e mos kete fund te keq...ncnc
 
Titulli: Ermela, vajza që u gjet në kontejner, festoi Krishtlindjet

Qepare po degjoja tek lajmet per kte foshnjen dhe m'kapi nje zemerim! Po mendoja kush ka qene kjo kafsh qe ka braktis foshnjen ne kazan plehrash, qe mos paft hajer ne kte jete!
 
Titulli: Ermela, vajza që u gjet në kontejner, festoi Krishtlindjet

ja si eshte bota ,,disa mezi se presin te behen prinde, disa tjere mezi se presin te lindin e hudhin ne kontinjera frytin e tyre.ec e merr veshe ket bota se cfar po ndodhe .
 
Titulli: Ermela, vajza që u gjet në kontejner, festoi Krishtlindjet

Shendet, fat e mbaresi per Ermelen.

Ne njefare menyre munde te them se ishte fatlume dhe gezohem per fatin qe i shkrepi. E them kete nga fakti se jo pak femije kan fatin e te jetuarit ne situata te tilla.

Nenen e saj, nuk do e shaj nga fakti se si shoqeri rasteve te tilla nuk ju kemi ofruar asigje tjeter pos perbuzjes, nenqmimit dhe leqitjes deri ne s'kajshmeri. Nje gje te tille na e deshmoi edhe rasti i ca diteve me pare ne Durres.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top