Nga statusi qe botova dje me erdhi inbox kjo foto. Nje foto qe nuk e mbaja mend qe ishte bere.
Eshte Serdi.
Njeri nga 3 viktimat e ngjarjes se Vlores. Kjo foto eshte bere para 7 muajsh.
Me beri te mendoj... para 7 muajsh asnjeri nga ne te dy nuk e dinte qe njeri nga ne te dy do vritej pa shkak dhe pa faj.
Me beri te mendoj se sa e brishte eshte jeta dhe sa e panjohur eshte e ardhmja dhe fati I gjithsecilit.
Me beri te mendoj se sa here kam ndjere mungesen e dikujt qe nuk e kam vleresuar atehere kur e kam pasur prane...
Me beri te mendoj qe mund te isha une ne vend te Serdit...
Dhe keshtu...ngushellimi I vetem qe na vjen ne dhe familjeve te tyre eshte mendimi dhe besimi se ata te 3 tani jane ne nje jete me te mire se kjo ne toke.
Po e mbyll me nje mesazh per te gjithe ju:
Nuk eshte asnjehere vone per ti kthyer syte nga Zoti!
Lamtumire Serdi!!!