Erich Fromm: Njerëzit normal janë të sëmurë!

! - !

Once upon a time...
102-770x515.jpg
“Njeriu është e vetmja gjallesë që mund të mërzitet, të jetë i pakënaqur, ta ndjejë veten të përzënë nga parajsa. Njeriu është e vetmja gjallesë, për të cilën ekzistenca e vet përbën një problem, të cilin ajo duhet ta zgjidhë dhe të cilin ajo s’mund ta shmangë. Ai s’mund të kthehet në gjendjen paranjerëzore të harmonisë me natyrën; ai duhet të vazhdojë të zhvillojë arsyen e vet derisa të jetë bërë zot i natyrës dhe zot i vetes së vet.” Erich Fromm – Njeriu për veten

INTERVISTA

Intervistuesi:
Ju keni shkruar: Ne sot po jetojmë në një shoqëri me njerëz të palumtur. Si erdhët deri tek ky përfundim i pabesueshëm?


Erich Fromm: Për mua nuk është aspak e pabesueshme, mjafton të hapni sytë dhe mund ta shihni edhe vet. Shumica e njerëzve pretendojnë se janë të lumtur, madje këtë ja thonë edhe vetes së tyre. Shkaqet e këtij iluzioni lidhen me një keqkuptim absurd, se nëse jeni të palumtur, ju konsideroheni si një dështak. Kështu, ju duhet me patjetër të vishni maskën e të qenit të kënaqur, të lumtur, sepse në të kundërt, ju humbni pikë në treg, ju nuk jeni më një person normal ose një person i aftë.

Thjesht analzioni njerëzit. Do të shihni se si prapa maskës së tyre ka turbulenca, nervozizëm, zemërim, depresion, pagjumësi, pakënaqësi, apo atë që francezët e quajnë ‘sëmundje’. Në fillim të shekullit, flitej për ‘sëmundjen e shekullit’. Kjo është ajo që Frojdi e quajti “turbulencë në kulturë”. Por nuk është një turbulence thjeshtë në kulturë por mund të konsiderohet si një shqetësim dhe turbulencë në shoqërinë borgjeze, ajo që i ka kthyer njerëzit në kuaj pune dhe injoron gjithçka që është e rëndësishme dhe esenciale për shpirtin njerëzor: Aftësinë për të dashuruar, për të qenë atje për veten dhe të tjerët, për të menduar, për të mos qenë të verbër dhe budallenjë pas ekonomisë. Fundja kjo është ajo që i bën njerëzit ata që janë.

Unë mendoj se është një trillim i ditëve tona, ajo që njerëzit pretendojnë se personi modern është i lumtur dhe ky nuk është vetëm vëzhgimi im. Mund të gjendet në rangjet e të gjithë njerëzve dhe mjafton të hapni sytë, dhe të mos mashtroheni nga paraqitja apo dukja (imazhi).

Njerëzit normalë janë njerëzit më të sëmurë, kurse njerëzit e sëmurë janë më të shëndetshmit. Kjo mund të tingëllojë një vërejtje e mprehtë ose mbase e ekzagjeruar, por unë jam shumë serioz mbi këtë pohim dhe nuk është thjesht një zbavitje nga ana ime. Personi i sëmurë, zbulon se disa përjetime apo ndjenja njerëzore nuk janë ende aq të shtypura, sa të mos bien në konflikt me modelet kulturore të caktuara, por krijojnë simptoma përmes kësaj përplasjeje (individ-kulturë). Simptoma si dhembja, është vetëm një tregues se diçka nuk është në rregull. Njeriu është me fat që ka simptoma. Duhet ta konsiderojmë veten fatlum kur ndjejmë dhembje! Nga shkenca e dimë se nëse njeriu nuk do të ndjente dhembje, ai do të ishte në një situatë shumë të rrezikshme. Por shumë njerëz normalë janë adaptuar aq shumë me këtë mungesë saqë kanë braktisur atë që është e tyre, atë që është thelbësisht njerëzore. Me fjalë tjera, ata kanë harruar të ndjenjë. Ata janë tjetërsuar, instrumentalizuar dhe janë kthyer në qenie robotike, deri në masën sa nuk e ndiejnë më konfliktin brenda tyre. Ndjenja si: dashuria dhe urrejtja, janë aq shumë të shtypura brenda tyre ose aq shumë të atrofizuara, saqë shpesh të japin imazhin e një skizofrenie të lehtë kronike.


Intervistuesi: A i gjeni shkaqet e kësaj tek shoqëria e sotme?

Erich Fromm: Për mua shkaqet janë mjaft të dukshme. Shoqëria jonë është e ndërtuar mbi parimin se qëllimi i jetës është prodhimi sa më i madh, dhe si domosdoshmëri edhe konsumi sa më i madh. Ekonomia, përparimi i ekonomisë dhe i teknologjisë janë qëllimet për të cilat ne jetojmë sot, dhe jo njeriu (individi)! Ajo që përfitojnë njerëzit sot, është me shumë pak interes, nëse dikush mendon mbi qëllimet e njeriut. Tani, edhe ajo që është e dëmshme për njerëzit luan një rol. Kjo është për të ardhur keq. Shumë nga reklamat tona promovojnë gjëra që janë jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe të dëmshme!

Pershtati Ardian Batusha

Virtualsophists
 
Kam lexuar The art of loving nga Erich Fromm dhe do vecoja ket thenien:

In love the paradox occurs that two beings become one and yet remain two.
 
”Njeriu me bindje të fuqishme, që e përbuz ndikimin e turmës, është më shumë një përjashtim, se sa rregull. Ai shpesh ngjall admirimin e brezave të ardhshëm, por si rregull, bëhet qesharak në sytë e bashkëkohësve.”
(Erich Fromm)
 
Back
Top