Arfenilla
Themelues i Forumit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot sulmoi liderët e katër vendeve të e karaktiruzan zyrtarisht si gjenocid, krimin masiv e Perendorisë otomane kundër armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Erdogan sot ka akuzaur Francë, Gjermaninë, Rusinë dhe Austrinë që mbështesin “pretendimet, të ndërtuara mbi bazën e gënjeshtrave armene.”
Presidenti turk nuk ka kursyer as SHBA-në dhe e ka fajësuar se edhe ata janë në anën e Armenisë, megjithëse Presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin e tij vjetor para kombit ishte përmbajtur nga përdorimi i termit “gjenocid”,
Liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Austrisë në të kaluarën kanë dhënë deklarata se atë që turqit otomanë ia kanë bërë armenëve njëqind vjet më parë e kanë përshkruar qartë si gjenocid.
Erdogan iu kundërpërgjigj deklaratave të tyre sot duke thënë se: “Ata të gjithë duhet së pari, një nga një, për të pastruar njollat nga historitë e tyre.”
Historianët vlerësojnë se rreth një milione gjysmë armenë u vranë në mes 1915 dhe 1923, ndërsa Turqia mohon masakrën e armenëve në lidhje me gjenocidin./Tetova
Last edited by a moderator: