Erdogani ndalon blerjen e automjeteve Renualt

Kresha

A pretty face can never trick me
Zyra e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar që të mos blihen automjete zyrtare nga kompania franceze Renault për shkak të ligjit të Francës që e kriminalizon mohimin e gjenocidit armen, kumtoi gazeta turke në gjuhën angleze “Hyriet Daily News”.

Kompania turke “Akmerxhan”, e cila fitoi në tenderin për përtëritjen automjeteve zyrtare të të punësuarve në zyrat e kryeministrit turk, ka planifikuar që të blejë 130 automjete Renault. Pas kërkesës së zyrës së kryeministrit, “Akmerxhan” ka porositur automjete nga kompania amerikane Ford.

Senati francez më 23 janar miratoi ligjin me të cilin kriminalizohet mohimi i çdo gjenocidi i njohur nga ligjet franceze, duke e përfshirë edhe gjenocidin armen në Perandorinë osmane gjatë vitit 1915.

Ligji shkaktoi krizë diplomatike midis Ankarasë dhe Parisit dhe solli deri në ngrirje të bashkëpunimit politik dhe ushtarak me Francën.

Gjykata Kushtetuese e Francës për momentin po e shqyrton tekstin e ligjit të miratuar, pasi është kritikuar nga dhjetëra deputetë dhe senatorë të partive të ndryshme politike./koha/
 
Back
Top