Erdogan: Turqia nuk do durojë qasjen me dy fytyra të BE-së

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Erdogan: Turqia nuk do durojë qasjen me dy fytyra të BE-së

erdoganjpg-thumb-large.jpg


Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka shprehur sërish pakënqasinë kundër Bashkimit Europian.

Ai deklaroi se Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të Bashkimit Europian, e cila sipas tij ka arritur në pikën e mospërfilljes së nderit dhe dinjitetit të popullit turk.

“Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të Bashkimit Evropian, e cila ka arritur në pikën e mospërfilljes së nderit dhe dinjitetit të popullit turk dhe të vendit tonë. BE-ja ose mban premtimet që na ka dhënë, sjell lëvizjen e lirë, dërgon ndihmat e premtuara për refugjatët, heq pengesat për hapjen dhe mbylljen e kapitujve ose gjithkush bën atë që di. Pavarësisht çdo gjëje preferenca jonë është të vazhdojmë rrugën tonë me BE-në. Ajo që do të vendos për këtë është BE-ja”, tha Erdogan.

Presidenti turk ka folur edhe për rrezikun që i kanoset vendit nga grupe si PKK apo edhe nga ajo që ai e quan FETO.

“Turqia dhe populli turk nuk mund të tolerojë më edhe një tentativë tjetër të tradhtisë. Nëse në këtë luftë nuk vazhdohet në mënyrë të fortë vendi ynë do të përballet me një rrezik shumë më të madh. Për këtë u bëj thirrje të gjithëve që të mbështesin këtë luftë edhe sikur maja e kësaj të prekë të afërmit tanë. ثshtë kusht që të vazhdohet lufta kundër FETO-s me mënyrat pa paragjykime të ndërgjegjes dhe që të jetë e denjë për popullin tonë”, ka theksuar ai.

(gazeta-Shqip
 
Back
Top