Erdogan: ثshtë detyrë e historianëve dhe jo e politikanëve për të nxjerrë një vendim

Presidenti turk, Recept Tayyip Erdogan, ka sfiduar diasporën armene për të dalë me dokumente, për të zgjidhur çështjen e vështirë politike rreth vrasjeve masive të armenëve nga perandoria otomane 100 vjet më parë.

"Ju diaspora armene, dokumentet tona janë këtu. اfarëdo dokumenti që keni sillni", tha Erdogan.

Armenia thotë se deri në 1.5 milionë armenë u vranë në një gjenocid duke filluar në vitin 1915. Turqia mohon se vdekjet shkaktuan gjenocid, duke thënë se numri i të vdekurve i armenëve të vrarë gjatë depërtimeve masive është rritur dhe se ata që u vranë në 1915 dhe 1916 ishin viktima të trazirave të përgjithshme gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Diaspora armene është duke u përpjekur që të fut urrejtje kundër Turqisë kudo në botë përmes fushatave mbi pretendimet e gjenocidit, "tha Erdogan.

Ndërsa, rreth 20 vende njohin ngjarjen e 1915 si gjenocid, disa të tjerë theksuan se është detyrë e historianëve, e jo politikanëve, për të nxjerrë një vendim mbi këtë temë.

sot.com.al

erdogan360~_v-videowebl.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top