Erdoğan: Terrori nuk ka fe, komb, racë e as atdhe

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij të mbrëmshme në Stamboll rikujtoi se në Siri janë vrarë 400.000 njerëz të pafajshëm dhe se 12 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai u shpreh se është e qartë se muslimanët janë grupi i targetuar dhe tha se “askush askënd më nuk mund të mashtrojë”. Lufta për pushtet nën pretekstin e DAESH-it, sipas Erdoğan, u kthye në një lojë tragjike.

“اdo kush aktron. Gjithkush vrapon për të marrë një rol. Por njerëzit e vdekur janë një realitet. Foshnjet e vrara, fëmijë, gratë dhe të moshuarit janë një realitet. Realitet janë edhe shtëpitë e shkatërruara, shkollat, objektet historike. Kurse bombat që po hidhen janë për shkak të borxheve tjera”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë theksoi se “terrori nuk ka fe, komb, racë e as atdhe”.

Erdoğan duke folur për situatën në Turqi, tha se në këtë vend janë “PKK, kurse në jug PYD dhe YPG dhe se ato janë të njëjta, nuk dallojnë nga të tjerat”. “Terrori është terror. Ato janë të gjithë të këqij”, tha Erdoğan.

erdogan-242x320.jpg
http://www.almakos.com/
 
Titulli: Erdoğan: Terrori nuk ka fe, komb, racë e as atdhe

Terrori nuk ka fe dhe atdhe, por e ka emrin erdogan.
 
Titulli: Erdoğan: Terrori nuk ka fe, komb, racë e as atdhe

Ne lajme ne kohen qe po fliste me ate " qe deshi te vriste veten" Erdogan po fliste ne cel... cudi deee.
 
Back
Top