Erdogan sot në Shkup për vizitë zyrtare

redi-

Anëtar i Respektuar
Kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan sot dhe nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski do ta presë homologun e tij turk në aeroportin "Leka i Madh".

Pritet që Gruevski dhe Erdogan të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërkohë që janë parashikuar edhe bisedime zyrtare Maqedoni-Turqi.

Kryeministri turk Erdogan do të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e parlamentit, Trajko Veljanoski. Takim me kryeministrin turk do të ketë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
(s.g/atsh/Balkanweb)
 
Back
Top