Erdogan kërcënon Gjermaninë

Guest2

Antarë i Respektuar
erdogan-884x445.jpg



Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Gjermaninë se po vë në jetë “praktika naziste” ditë pasi një bashki në Gjermani anuloi lejen për miting të dy ministratvve turq.

Gjatë kësaj jave Gjermania tërhoqi dy leje për ministrat turq të Drejtësisë dhe Ekonomisë, të cilët ishin parashikuar të mbanin mitingje në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese. Vendimet erdhën teksa Ankaraja dhe Berlini kishin pasur deklarata kontroverse në lidhje me arrestimin pak kohë më parë të një gazetari turko-gjerman të akuzuar nga Turqia pse mbështeste terroristët kurdë të PKK-së.

“Në Gjermani ata nuk lejojnë shokët tanë të flasin,” tha Erdogan gjatë një mitingu në Stamboll.

“Le ta bëjnë. Mendoni se duke mos na lejuar të flasim Turqit në Gjermani do të votojnë “jo” në vend të “po” (për ndryshimet kushtetuese)?,” pyeti Erdogan.

“Gjermani, ju s’keni lidhje me demokracinë. Këto praktikat e fundit tuajat nuk kanë dallim nga praktikat naziste të së kaluarës,” tha ai.

Erdogan së fundmi po ashtu ka akuzuar Gjermaninë se po mirëpret armiqtë e Turqisë, duke filluar nga terroristët kurdë tek organizatorët e grushtit të shtetit.

Berlini ka kërkuar nga Ankaraja që të lirojë gazetarin turko-gjerman, të cilin Erdogani e ka quajtur “spiun gjerman”.

“Ne do të flasim rreth veprimeve të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare dhe do i turpërojmë në sy të botës,” tha Erdogan të dielën.

“Ne nuk duam t’a shikojmë më botën naziste. Ne nuk duam t’i shikojmë veprimet e tyre fashiste. Ne menduam se ajo epokë kishte kaluar, por siç duket jo.”

Ndërkohë, Zëvendësja e Merkelit në Partinë e Unionit Kristian Demokrat, Julia Kloeckner , e ka akuzuar Presidentin turk se “po vepron si një fëmijë kokëfortë që nuk i plotësohet dëshira.”

Kloeckner tha për gazetën Bild se Erdogani duhet të kërkojë falje për krahasimin me nazizmin. “Një burrështetas i vërtetë nuk flet me terma të tillë.”

Marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan së tepërmi dhe shpejt pas grushtit të dështuar të shtetit kundër Erdoganit në muajin korrik, kur Ankaraja akuzoi Berlinin dhe kryeqytetet e tjera për mos-dënim në kohë të puçit. /tvklan.al

Klantv
 
Last edited by a moderator:
Eshte terbuar keq fare rexha.
Spo e lene te beje fushate per referendumin ku do vendoset ligjerisht a do behet sulltan apo jo.
Ky vete kush proteston kunder tij ne Turqi i rras brenda.
Per sahanlepiresit e vet kerkon te beje fushate ne dhe te huaj.
Mire i tha kryeministri hollandez-
O Bukurosh, fushaten beje ne Turqi ti, jo ne shtepine time.
Nuk i tha tamam keshtu por une e thjeshtova pak thenien e tij sepse ishte shume zyrtare :)
 
Ka goje e flet per Gjermanine ky ,,,Po Gjermanija i beri shtet keta. Keta akoma jetojne nga emigrantet ne gjermani. Une qaj hallin se shume tolerance karshi komunitetit turk ne krahasim mete tjeret pa, ty nje hadhunter gjerman dhe ik atje ku ke vendin.
 
Hahah si ha keput k...qet vetevetes ky sulltani turk. Enderron te behet kalifi islam si sulltanlleku sikur.
Une propozoj te shembet ura e Bosforit qe te mos kete asnje lidhje me europen.
 
Hajde Rexhe, hajde

Rexhepo, allamani te ben derman o Rexho.

Rri te shpija yte se po ta prish Allamani ate filmin qe kishe fillu me xhiru per vete :liber:

Hej njemend Rexho kur do me dal episodi i dyte i filmit tat. :gjyshe:

Mos na e qo filmin ne kinema Rexho se na grarien si qojme atje se na prishet feja :gjyshe:
 
Ruset nuk kane as kulturen e bashkepunimit per interesa te perbashketa, mjafton te shikoni mardheniet Rusi - Kine. Te lidhesh me Ruset rrezik as vasal s'behesh dot por behesh zar i tyre. Me tregoni nje vend qe ka perfituar gje nga lidhja e interesit me Ruset.

Turqia dhe rritja e saj ekonomike eshte nje produkt i BE-US. Fuqia e Turqise ne rajon eshte nje fllucke ashtu si ajo e Egjiptit, financuar nga perendimi. Keto shtete jane pompuar sepse kane nevoje per nje shtet modern islamik ne rajon qe te influencoje dhe te mbaje stabilitetin. Kete detyre Turqit e kane kryer mire para disa vite me pare dhe si rrjedhoje jane shperblyer.

Erdogani ose ka humbur perspektiven per ne BE ose kerkon te perfitoje nga situata e tanishme rajonale dhe dobesimi i perkohshem i BE. Per mendimin tim Turqit, ose me mire Sulltani Rexhep, do ta fundosi Turqine, koha zbulon gjithcka.

Darius
 
Erdogan kërcënon Gjermaninë

Erdogan kërcënon Gjermaninë: Nëse s’më lejoni të hyj, do ta ngre botën më këmbë
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Pas ankesave ndaj vendimit të autoriteteve gjermane për t’i ndaluar tubimet disa ministrave turq në zonat e banuara nga ky komunitet dhe krahasimit të kësaj praktike me atë të nazistëve, Rexhep Taip Erdogan shkoi një hap më tej në retorikën e tij ndaj Berlinit.

“Po të doja, do të vija në Gjermani që nesër. Nëse nuk më lejoni të hyj atje apo më ndaloni të mbaj fjalën në ndonjë miting, atëherë do të nis një kryengritje”, ka kërcënuar kreu i shtetit turk, i cili kërkon që fushatën për ndryshimet kushtetuese ta shtrijë edhe në mesin e turqve të Gjermanisë.

“Nëse dua të vij dhe nuk më lini të kaloj në portat tuaja, nëse nuk më lini të flas, atëherë do ta ngre botën në këmbë. Rezultoi që arsyeja e të gjithë këtyre incidenteve ishte një terrorist. Gazetari i “Die Welt”, Deniz Yucel i tillë është. Ai njeri nuk është gazetar dhe administrata gjermane fatkeqësisht i ka vënë shenjën e barazimit mes tij dhe ministrave të mi, ndërsa kreut tim të qeverisë i thonë se nuk duhet të ngremë zërin”, u shpreh Erdogan.

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci foli përpara njerëzve të mbledhur në tubimin e komunitetit turk në Këln pasi zyrtarët vendas kishin anuluar dy mitingje të ngjashme, duke nxjerrë si arsye shqetësimet e sigurisë.

Autoritetet gjermane mendojnë se qëllimi i Erdoganit është të përshkallëzojë akoma më shumë situatën dhe ta shfrytëzojë atë për fushatën e tij. Arrestimi i reporterit tث Die Welt ka krijuar tension në marrëdhëniet dypalëshe.

Ankaraja e ka akuzuar Yucelin me nënshtetësi gjermane dhe turke për propagandë në shërbim të një organizate terroriste, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e konsideron një gabim ndalimin e tij.

/ Top Channel
 
Allahu te shperblefte derrdogan, dergo tanksat ne gjermani.
 
Allahu te shperblefte derrdogan, dergo tanksat ne gjermani.

Per rexhen ky referendum eshte jetesor.
Do vendoset nese do behet kalif dhe sulltan i turqve ndaj dhe ka ashpersuar gjuhen, si per ti thene turqve-E shikoni ca i bej gjermanit une?
Me beni sulltan sepse ju duhet nje sulltan si une.
Nejse, iku dhe Turqia per shelg.
Me vjen keq per turqit dhe turkoshaket anembane botes, si psh ne azerbajxhan, ne kirgizistan, ne dagestan, ne kazakistan e natyrisht edhe ne arnautistan!


Ps-Sapo te zgjidhet sulltan do e shikoni qe me te huajt do ndryshoje gjuhe :)
 
Ai po kerkon ta behet sulltan me demokraci,me konsensin e qytetarve, keshtu i mbyll gojen botes. Nqs nuk ja arrine me konsens do ta beje me dredheri e manipolime votash. Ne te kunderten do te behet me force. Sulltan me vota apo sulltan me force, ka pak rendesi ne fund te fundit.
 
Back
Top