Erdogan: Duhet dëgjuar të shtypurit

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryeministri Turk ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për akuzimin e Islamit në kohën kur Izraeli po kryente krime lufte në Gaza.

Kryeministri Turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po u drejtohej të pranishmëve në takimin e Presidencës së اështjeve Fetare në vend tha,"Ne duhet të dëgjojmë zërin e të shtypurve."

"Iraki u pushtua...Bagdadi dhe Basra u bombarduan ndërsa sulmet transmetoheshin drejtpërdrejt në televizion. Bombat e fosforit u hodhën në fëmijët e pafajshëm në Gaza në të njëjtën mënyrë, ndërsa e gjithë bota, i tërë njerëzimi, shikonin nga shtëpitë e tyre të sigurta dhe te rehatshme," tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë disa përpiqeshin ta fajësonin Islamin dhe donin të japin përshtypjen në arenën ndërkombëtare se muslimanët ishin përgjegjës për këto gjëra, shtoi ai.

Këto komente nga Erdogan vijnë në kohën e tensioneve në rritje ndërmjet Izraelit dhe Turqisë pasi Ankaraja anuloi stërvitjet ushtarake me Izraelin për të dënuar sulmet e tyre ndaj Gazës, ku mbeten të vrarë mbi 1400 palestinezë dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Turqia e lajmëroi Izraelin për anulimin e stërvitjeve "Shqiponja e Anadollit" javën e kaluar, njoftoi Jerusalem Post të dielën.

SHBA-të, Italia dhe forcat e NATO-s ishin paraparë të merrnin pjesë në po ashtu në stërvitjet të cilat duhet të mbaheshin gjatë kësaj jave.

"Ne sigurisht se e shohim këtë vendim të cilin e kemi marrë si pozitiv për shkak të sulmeve Izraelite në Gaza,...dhe anulimi i këtyre stërvitjeve në bën neve të lumtur, shtoi Erdogan. /presstv/
 
Back
Top