Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

sabah

Anëtar i Respektuar
erdogansert1.jpg


Bejrut - Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, po vlerëson mundësinë për të shkuar personalisht në Gaza, në mënyrë që të thyejë bllokadën e vendosur nga Izraeli.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja libaneze "Mustaqbal", e cila citon "burime shumë mirë të informuara turke".

Gazeta në pronësi të kryeministrit libanez Saad Hariri, thekson se "Erdoan po mendon të shkojë në Gaza dhe se ka folur për këtë hipotezë me anëtarët e tij të afërt të qeverisë".

Sipas të njëjtave burime, kryeministri turk "i paska njoftuar Shtetet e Bashkuara se i ka kërkuar marinës ushtarake turke të shoqërojë një flotë të re humanitare drejt Gazës që aktualisht ndodhet në fazë përgatitje".

"Administrata e SHBA-së është përpjekur ta ndalojë këtë projekt të Erdoanit", konfirmon gazeta "Mustaqbal".
(gazeta Start)
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

Mos shko vete o trim , me mire dergo floten ushtarake te shoqeroje anijet me ndihma humanitare .

---------- Post added at 09:17 ---------- Previous post was at 09:16 ----------

Por qe duhet te besh diçka , duhet , pasi ti vrane qytetaret si derra te eger .
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

Do krise lufta e trete Boterore :lexim::lexim:na paske nxjerre pune more sa kishim planifiku pushimet :motor: Komente te pa matura nje burre shteti nuk duhet te beje.:gjujpeshk:
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

Nuk ka per te ndodhur.

Turqia mund ta shpreh zemerimin e saj, por besomeni jetojme ne nje bote ku kufiri i te ndaluares me te pranuaren jane ndonjehere aq afer me njera tjetren sa eshte veshtire te ndahen nga njera tjetra. Erdogan ka komentuar gjithnje duke shprehur gjendjen e tij te renduar emocionale per c'eshtjen, dicka qe e ben ate nje lider te dobet pasi emocionet jane dytesore per nje lider te mencur pasi interesat kombetare dhe mendimi afatgjat jane kyce. Tek e fundit mos harroni: Turqia nuk e ka qartesuar akoma se c'fare kerkon nga gjithe kjo zhurme, c'fare do te fitoje, sa do ti kushtoje dhe sa e ngjashme eshte qe te gjitha komentet te behen vepra.
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

IshAllah eshte e vertet qe ka nisur marinsat me at flot .

edhe IshAllah shkon edhe erdogani , disi duhet te nis lufta qe mund ta quajm perfundimtare n'mes qafirave izralit edhe aleateve te tyre me popujt Musliman .

veq IshAllah bohen bashk kejt Muslimant ne bot .

qafirat okupust diktatort kriminelt izraelit me paqe nuk kuptojn , ata dojn pushtet por do hajn koken e vet .
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

IshAllah eshte e vertet qe ka nisur marinsat me at flot .

edhe IshAllah shkon edhe erdogani , disi duhet te nis lufta qe mund ta quajm perfundimtare n'mes qafirave izralit edhe aleateve te tyre me popujt Musliman .

veq IshAllah bohen bashk kejt Muslimant ne bot .

qafirat okupust diktatort kriminelt izraelit me paqe nuk kuptojn , ata dojn pushtet por do hajn koken e vet .

Ai (allahu) e di me se miri !!!
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

e ka per shume Izraeli ti fuse nje plumb gabimisht ketij....apo sdo hapin shampanje dhe gjeneralet ne Turqi :D
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

Ky ka harruar qe ka Palestinen dhe Palestinezet ne Turqi; Kurdet qe jane te diskriminuar dhe ju eshte mohuar cdo e drejte per vetevendosje nga Ankaraja. Me cilet musliman duhet te jeme, Kurdet apo Turqit?
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

mua me ka ardhur vertet keq per jetet e njerzve,,,dhe me vjen.

medjat gjermane jan nder medjat me te panvrura te europes,,,dhe ktej flitet se ushtria izrailite me te vertet esht sulmuar nga ekujpazhi ne anije,,

pasi forcat izrailite kan mberritur me helikopter mbi anije,,ata kan hedhur shkallet per te zbritur,,dhe i pari qe ka zbritur esht goditur dhe pas ti edhe i dyti me rradh,,,dhe pastaj esht qelluar mbi ta,,

Ushtria per mendimin tim,,,duhet te rrespektohet me se shumti,,,per arsyen se esht nje dikaster,,qe mban me vete,,nderin e nje populli,,,pergjigjsin per sigurin e tij,,,e gjithashtu dhe Forcen maksimale te tij.
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

Historia i njef si ''Turqit e pa thyeshem'' pra asnje popull nuk eshte me trim se populli Turk te pakten nuk mund te themi qe ka dale deri me sot.
Erdogan na kujton Sulltanet e fuqishem ''Pushtuesit'' qe vene veten te paret ne krye te luftes per ti dhene zemer popullit te tyre,

fjalimet e Erdoganit ishin burrerore dhe te matuara dhe ne Shqiptaret duhet te jemi krenar per aleatin tone kryesor dhe per popullin mik Turk,
askush nuk duhet te enderroje te provokoje Turqit sepse jan popull shum guximtar dhe nuk njohin asnje humbje ne luftrat e tyre te famshme,

dhashte zoti qe izraeli te tregohet i mencur kesaj radhe dhe ti kerkoje falje Turqise qe te mos humbase nje numer popullsie ashtu si ne luften e dyte botrore.
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

e ka per shume Izraeli ti fuse nje plumb gabimisht ketij....apo sdo hapin shampanje dhe gjeneralet ne Turqi :D

Vertet e ke kete qe thua ?
Mendon vertet se Izraeli ka aq fuqi sa te perballet me nje ushtri si ajo e Turqise ?
Hmmm
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

Nje koment i te perditeshmes Washington post | 03/06/2010 per cka ndodhi ne flotiljen e ndihmave humanitare drejtuar per ne gaza dhe pasojat e ketij sulmi te komandove izraelite qe solli vdekjen e 9 prej vullnetareve internacionaliste te paqes dhe plagosjen e 30 te tjereve.


Sulmi Izraelit dhe Turqia
Washington post | 03/06/2010 |

Qeveritë bëjnë gabime. Por, nëse janë të mençura, ato mësojnë prej tyre. Nëse Qeveria e Izraelit do të jetë e arsyeshme, ajo do të mësojë nga zhurma e provokuar nga sulmi i saj në flotiljen e anijeve humanitare, për t'i rimenduar politikat e veta për Gazën dhe rajonin. Komandot izraelite u vërsulën në anijet, mëngjesin e së hënës, në përpjekje për të zbatuar bllokadën e tyre në Rripin e Gazës, që t'i dobësojnë ekstremistët e lëvizjes së Hamasit atje.


Por, si shumë operacione të fundit izraelite, edhe ky pati kundër-reagim, andaj është e dobishme të mendohet përse. Le të fillojmë me pranimin e asaj që Izraeli e tha për mbrojtjen e vet: Ai e lufton armikun terrorist në Gaza, miqtë e tij në Evropë dhe SHBA janë mjaft të pasigurt, aleati kyç mysliman, Turqia, po afrohet me Iranin, ndërsa organizatorët turq të misionit humanitar të Gazës kanë lidhje me ata që urrejnë Izraelin në lëvizjen Hamas. Gjithçka është e vërtetë dhe nga pikëpamja e Izraelit është tërbuese.


Por, është situatë ku një udhëheqës i zgjuar do të mendohej para se t'i hidhte komandotdështuar dhe komandot e ndërmorën sulmin në ujërat ndërkombëtare, rreth 100 km nga bregu izraelit. Udhëtarët në bord reaguan, filluan të shtënat dhe nëntë aktivistë u vranë. Përse Izraeli e zgjodhi këtë opsion të rrezikshëm?


Përgjigjja është se gjatë shumë viteve, Izraeli është mësuar me lirinë e pasfiduar të aksioneve ushtarake në Lindjen e Mesme.


Duke operuar me guxim dhe larg shtëpisë, ai i ka sulmuar dhe frikësuar armiqtë e vet. Kjo qasje konfrontuese ka punuar në mënyrë të shkëlqyeshme kur kundërshtarët e Izraelit ishin guerilët e prapambetur dhe ushtritë jokompetente arabe, por ka qenë më pak e suksesshme në epokën e internetit dhe përhapjes së raketave.


Epërsia ushtarake e ka tunduar Izraelin të ndërmarrë aksione edhe më të rrezikshme. Shembulli i parë ishte invazioni në Liban në vitin1982, për të cilin shumë izraelitë mund të thonë se e la vendin e tyre më të pasigurt se më parë.


Duke sulmuar flotiljen humanitare, Izraeli zgjodhi një luftë me Turqinë, kundërshtar shumë më i rrezikshëm se Hamasi, mospajtimet me të cilën vlonin në vitet e fundit. Një kohë, aleati më i rëndësishëm i Izraelit në rajon, Turqia tash synon ta sfidojë hegjemoninë e Izraelit si superfuqi lokale.


Kryeministri Rexhep Taip Erdogan është një populist mysliman me mesazh karizmatik: "Ne nuk do ta lëmë Izraelin të na shtyjë". Sfida e Turqisë u bë e zëshme nga ministri i Jashtëm, Ahmet Davutogllu, i cili e ndërlidhi sulmin e Izraelit me "piratët në brigjet e Somalisë".


"Tani është koha për të vendosur: a jemi në një botë të civilizuar, apo disa vazhdojnë ta kenë ligjin e xhunglës? Nëse është e dyta, atëherë ne e dimë se çfarë duhet bërë". اfarë mundet Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të mësojnë nga gabimet dhe ta orientojnë këtë krizë drejt një rezultati më të mirë? Përgjigjja është që të përdoret fakti se kjo është shndërruar në krizë turko-izraelite, e jo vetëm problem i Gazës.


Turqia ka ambicie rajonale, por nuk është një enklavë e çmendur terroristësh dhe nuk e përdor retorikën e mohimit të Hollokaustit. Turqia është shtet i fortë që dëshiron të jetë ndërmjetësues i pushtetit.


Duhet të ketë një mënyrë për ta kënaqur urinë e Turqisë për respekt, pa e dobësuar Izraelin. Izraeli ndoshta duhet ta pranojë një paradoks: Disa herë, mënyra më e mirë për ta menaxhuar një problem të pazgjidhshëm është ta ndërkombëtarizosh atë. në det. Problemi i parë i Izraelit është se bllokada në Gaza nuk është e qëndrueshme.


Ajo prodhon të kundërtën e asaj që pritet. Hamasi e forcon
kontrollin e vet në Gaza, ndërsa Izraeli bëhet më i izoluar në botë. Anijet, të hënën, ishin ngarkuar me 10 mijë tonë ndihma humanitare, plus qindra aktivistë nga gjithë Evropa, të pajisur me telefona celularë dhe video kamera. Thuhet se do të planifikohen edhe shumë udhëtime të ngjashme.
Duke ditur se flotilja mund të ishte problem për
marrëdhëniet publike, izraelitët kishin biseduar
me Qeverinë turke se si të dërgohen ndihmat pa
asnjë konfrontim. Duket se kompromisi ka perfunduar.
 
Titulli: Erdoan, personalisht në Gaza për të thyer bllokadën?

Historia i njef si ''Turqit e pa thyeshem'' pra asnje popull nuk eshte me trim se populli Turk te pakten nuk mund te themi qe ka dale deri me sot.

o burrels ti je totalisht ne kundershtim me signaturen tende!!

qe me mir te jetosh nje dit si luan,,sesa 100 vjet si lepur,


pastaj ti duhet te mesosh me shum per popullin shqiptar,,e theksoj per popullin shqiptar,,duhet te mesosh dhe per historin e tij,,dhe te bindesh se sduhet te hubasesh rastin qe te ben te mundur te ndihesh luan gjat gjith jetes tende,,thjesht duke qen Shqiptar,

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top