Erdoan: Nuk e shtyej vizitën në Gaza

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se shtyrja e vizitës së planifikuar në Gaza është jashtë diskutimit.

"Nuk ka asnjë shtyrje," tha Erdogan në prani të gazetarëve.

Ai iu përgjigj pyetjeve të tyre në lidhje me vizitën e tij të planifikuar në Gaza dhe tha se shtyrja e vizitës së tij është absurde.

Në lidhje me porosinë e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, kryeministri turk tha, "Unë uroj që ai të mos kishte thënë një gjë të tillë. Ajo këshillë ishte e pahijshme, por zëdhënësi i qeverisë Bulent Arinç i dha atij përgjigjen e nevojshme. Ne kemi një udhëtim të planifikuar për në SHBA dhe në Gaza, dhe datat nuk ndryshojnë"tha ai.

Me një fjalë, Erdogan tha se ai ishte duke planifikuar të udhëtojë për në SHBA më 14 maj.

Erdogan, i cili ka vite që flet rreth dëshirës së tij për të vizituar enklavën palestineze, tha javën e kaluar se ai kishte planifikuar për të shkuar në fund të maj, pas një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara në të njëjtin muaj.

Por gjatë një vizite në Turqi të dielën, John Kerry tha se këshillon kreun turk të shtyjë vizitën e tij në mënyrë që të mos "trazohen" bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme.

"Deklarata e Kerry nga një perspektivë diplomatike është e dënueshmë, e pasaktë dhe e gabuar," tha zëvendës kryeministri turk dhe zëdhënësi i qeverisë Bulent Arinç.

"Vetëm qeveria turke mund të vendos se kur dhe ku kryeministri turk udhëton," tha ai.

/mesazhi/
 
Back
Top