Erdoan merr shumicën e votave në anketën për "figurën e vitit" të përgatitur nga time

Lauri

Anunnak
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan e ka përfunduar anketën e përgatitur prej revistës "Time" për “Figurën e Vitit” në radhën e parë.

Ka përfunduar procesi i votimit për anketën e organizuar nga revista TIME për "Njeriun e Vitit". Sipas përfundimeve Kryeministri Erdoan duke mbledhur 122 mijë e 931 vota është radhitur i pari.

Kryeministri turk ndiqet nga futbollisti njohur Lionel Messi me 74 mijë e 415 vota. Kurse në vend të tretë është grupi i protestave të Wall Street-it i njohur me emrin "99%", i cili ka marrë 61 mijë e 388 vota.

Revista "Time" çdo vit organizon një anketë për "Personalitetin e Vitit". Por ajo e përcakton vetë emrin që do të vendosë në kapak si "Njeriu i Vitit".

Për shembull, vitin e kaluar Kryeministri Erdoan e kishte kryesuar anketën për një kohë të gjatë, por në momentet e fundit krijuesi i Wikileaks-it ishte ngritur në vendin e parë dhe ishte bërë shkak i diskutimeve.

Kurse redaktorët e revistës "TIME" në kapakun e revistës së tyre me një vendim që kishin marrë vetë, kishin vendosur si "Figurë të Vitit" krijuesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg-un. /TRT Shqip
 
“Time Magazine” emëron Protestuesin si “Person të Vitit”

Edhe pse ishte paralajmëruar se kryeministri turk Erdogan do të zgjidhet person i vitit ajo nuk ndodhi.

Revista TIME i referohet protestave në Lindjen e Mesme, të cilat u përhapën në Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës, me rastin e shpalljes së ‘Protestuesit’ si “Person të vitit 2011”

Revista i cilësoi protestuesit si ri-përcaktues të fuqisë së njerëzve nëpër botë. اmimi i kësaj reviste shkon për personin apo gjënë që revista mendon se ka pasur më së shumti ndikim në lajmet dhe kulturën e vitit që e lëmë pas, për të mirë apo të keqe.

Vitin e kaluar, themeluesi i Fejsbukut, Mark Zukerberg e mori këtë çmim. Fituesit e kaluar përfshijnë emra të tjerë të njohur, si presidenti Barak Obama dhe këngëtari Bono, nga bendi i njohur U2./shmedia
 
Back
Top