Erdoan kritikon ashpër kombet e bashkuara

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dha mesazhe të qarta në lidhje me njohjen e Shtetit të Palestinës, marrëdhëniet Turqi-Izrael, krizën e kërkimit të gazit natyror në Mesdhe dhe dramën njerëzore që po përjetohet në Somali.


Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dha mesazhe të qarta në lidhje me njohjen e Shtetit të Palestinës, marrëdhëniet Turqi-Izrael, krizën e kërkimit të gazit natyror në Mesdhe dhe dramën njerëzore që po përjetohet në Somali.

Erdoan theksoi se Shteti i Palestinës duhet të njihet si anëtar i Kombeve të Bashkuara.

"Përkrahja e Turqisë për njohjen e Palestinës është pa kushte", tha Kryeministri Turk.

Ai e kritikoi me fjalë të ashpra politikën e Izraelit mbi Palestinën dhe reagoi ndaj qëndrimit mospërfillës të Kombeve të Bashkuara.

"ثshtë Izraeli ai që po përdor forcë jo proporcionale, por edhe sanksionet përsëri aplikohen nga Izraeli" tha Kryeministri Erdoan dhe vijoi me fjalët: "Nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë paqen".

"Ato që kërkojmë ne prej Izraelit janë të qarta; 'Do kërkojë ndjesë, familjeve të dëshmorëve tanë do t'u paguajë kompensim dhe do të heqë bllokadën që i aplikon Gazës’. Qëndrimi ynë nuk ka për të ndryshuar në qoftë se Izraeli nuk e rregullon këtë gabim dhe nuk hedh hapa për t'iu përgjigjur kërkesave tona", tha Kryeministri Erdoan dhe theksoi në veçanti se problemi rrjedh prej qeverisë së Izraelit.

Ai nënvizoi se ata nuk kanë probleme me popullin izraelit.

Edhe "Kriza e eksplorimit" ishte në rendin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.

Kryeministri Erdoan tha se për përpjekjet e udhëheqjes greko-qipriote të cilat mund të shkaktojnë tensionime duhet treguar mund për ti penguar dhe shtoi: "Në të kundërt edhe ne do të bëjmë të duhurën”.

Kryeministri turk kritikoi qëndrimin e Kombeve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Erdoan i cili vuri në dukje se Kombet e Bashkuara në ditët e sotme nuk kanë arritur të paraqesin një lidership që mposht frikën kërcënuese të shpresave dhe të ardhmes së njerëzimit tha: "Kombet e Bashkuara nuk janë për interes dhe për të marrë nën kujdestari vende të caktuara, organizata duhet të ristrukturohet dhe të ripërtërijë vizionin e saj për të ruajtur drejtësinë e të gjithë njerëzimit".

Ai preku edhe dramën njerëzore që po përjetohet në Somali dhe tha se gjendja në këtë vend është turpi i bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri Turk i cili foli edhe për problemin e Karabakut tha: "Mbetja pa zgjidhje e çështjes së Karabakut të Sipërm nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë. ثshtë përgjegjësia jonë politike dhe morale që problemeve ndërkombëtare tu gjejmë zgjidhje pa arritur gjendje të gangrenizuar"./TRT/
 
Back
Top