Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

infinito

Anëtar Aktiv
fat.jpg


Të gjithë mezi i presin pushimet verore: dikush për të pushuar e për të shijuar bregdetin, ndërsa dikush tjetër për të rrjepur pushuesit. Këta të fundit janë pronarët e lokaleve që ndodhen në bregdetet shqiptare. Ata jo vetëm që ta “fusin” me çmime, por edhe të detyrojnë të hash në restorantin e tyre.
Këtë e dëshmon një djalë, i cili ka zgjedhur Sarandën për të pushuar. Fillimisht ai e ka pasur të vështirë të zërë çadër, pasi i është thënë se janë të gjitha të zëna. Më pas, atij i kanë vënë një kusht të çuditshëm: për të zënë çadër në atë zonë, ai duhet të hajë drekën tek restoranti i pronarit.
Pra, fillimisht djali është detyruar të bëjë pagesën prej 30 mijë lekësh të vjetra për çadrën dhe më pas ai duhet të hajë drekën në restorantin që ndodhet aty deshi apo s’deshi.
Mënyrë “e bukur” kjo e pronarëve për të rrjepur turistët dhe për të "shtuar" klientelën.
Pershendetje J. O.Q kam ardh me te fejuaren ne sarand me pushime Po cte shikosh vetem korrupsion kerkon cader dhe te thon jan te Zena kur cadrat ne te vertet jan pothuajse te gjitha bosh sepse kam ardh heret..pastaj vin e me thon nese ha dreken ne restorantin e tyre eshte menyra e vetme per cader normal qe pranova lash 30.000 te vjetra dhe tani jam i detyruar te he dreken ketu ..tani te dergoj dhe fotot..
Jeta Osh Qef
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Dreken e ha me kete 30 mijeshin apo me 30 mijeshin tjeter?
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

i ka dhen ne fillim ato leket per siguri se ndoshta nuk shkon tek restoranti ai dhe pastaj do sdo do shkoj atje te haj dreken se leket i ka dhen :)
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Nga inati do merrja cader me vete.
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

po nuk kishte mar ai se nuk e dinte kete gje.. ej meqe ra fjala mer dhe na nje sanduic me vete :p
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

po nuk kishte mar ai se nuk e dinte kete gje.. ej meqe ra fjala mer dhe na nje sanduic me vete :p

Ron djath shalqi e xhiro me komordare :p
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Uaa po ky eshte kulmi :p

Ne Sarande degjova nga te aferm qe po vuanin per uje te pishem kaq dite...sa keq
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

po pse cte keqe ka ata qe shesin ujen si do i nxjerrin leket qe paguajn taksat :D
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Shyqyr tpakten nuk ka sh publicitet per turizem ne alb....
:)
Ne shengjin nuk jan keto problene :) max i zoti i cadrave shet edhe misra te pjek :p
Thuani ketij te nderroj vendpushim..
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

hahahha po te pakten ta dim ne te tjeret se ai i hengri e i gezoj pushimet :D
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

E ku e boka ne sarande plazhin ky ne lekurs??? ate cope letre e bej e une ...sma ha mendja 3000 mije te reja per nje cader.....
ka nje paqartesi ktu...nderkohe ajo e detyrimit qe te hash ne lokalin e tyre...po eshte e vertete.

Duke qene frekuentuese e asaj zone mund tju them edhe emrat se kush lokale te detyrojne lol
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

gj.jpg


Bazuar ne foto ,(sic edhe dyshoja) behet fjale per lokalin 3 ishujt...dhe pronari vertet te detyron (dmth jo ai personalisht por cunat tek shezllongat)

Se dija qe e paska bo cadren 3000 te reja ne gusht se ne korrik 1000 te reja e kish...lol

per aq kohe sa kryetari i bashkise te haj dreka e darka tek Tiku....ska shonce te jete ndryshe :p
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Kur ska ngel portal pa shajt jugun per cmiment...pse shqipetaret shkojne perseri atje e perseri ankohen ?
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Nuk me pelqen asnje plazh ne Albania , si servisi edhe ambienti. Ka ca vite te Mira qe nuk I perdor ... Per shume arsye te ndryshme. .... Skandaloze.
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Po prisja te shifja ndonje nga kto ktu posht per 3 mij leke, por kjo i cop çader qeka! :D

tumblr_ldmcpeYMJD1qcfl10.jpg
 

Attachments

  • tumblr_ldmcpeYMJD1qcfl10.jpg
    tumblr_ldmcpeYMJD1qcfl10.jpg
    24 KB · Shikime: 0
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Eshte edhe rasti tjeter para pak ditesh.

Del personi dhe i mbledh leket per cadra ne mengjes. Pas dy oresh shkon nje tjeter dhe i kerkon leket per te njejtat cadra.. me pretendimin qe nuk e njeh ate te parin dhe ky eshte ai i verteti qe i mbledh leket.

Me te degjuar kio, se personalisht nuk kam ndonje pervoje te keqe ne plazha.

Pervoje te keqe kam pasur me nje polic barkajoz qe i kishte depertu dhjami ne tru.
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

Lek te madh kane Shqipetaret.edhe ja ngrejn cmimin sipas qejfit,edhe plazhet e jugut plot.me kaq cmime te shtrejta,une nuk ja shoh surratin sarandes,edhe gjithe jugut.ka plazhe te mira te lira plot ketej afer.
 
Titulli: Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj

po ketu tek ne cfar nuk ndodh amon ndaj nuk vin as turista ketu se i bejn me fol me vete... te shkojn me shtrenjt pushimet ne shqiperi sesa me ik me ndonje vend tjeter dhe me te bukure :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top