"Bonbon" është projekti më i fundit i publikuar nga Era Istrefi, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikun shqiptar. Ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të "The Top List", Top Awards dhe ka arritur të radhitet e para, duke mposhtur Ledri Vulën, i cili mbizotronte renditjen prej 5 javësh.
Por duket se publiku shqiptar ende nuk është mërzitur me këngën e Samantës, "Asnjo si un" dhe të Elvana Gjatës ft. Bruno "Love me", të cilat edhe pse kanë 7 javë në këtë klasifikim, kësaj jave kanë arritur të ngjiten me 9 dhe 10 vende në renditje.
Këngë të reja që i janë shtuar klasifikimit të sotëm janë Dj Aldo ft. Lorela - " Don’t let me go dhe Noizy "Number One", i cili i është rikthyer përsëri "The Top List".
Nuk janë më pjesë e 20 këngëve të "The Top List" Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta - " Big Booty dhe Fajter ft. Bim Bimma & Trimmy - " Asnj1.
Ky është klasifikimi për këtë javë i "The Top List", Top Awards:
1. Era Istrefi - "Bon Bon”
2. Mc Kresha - "Era ft. Gjurmet”
3. Ledri Vula - "SRMN”
4. Kida - "Ski Ide”
5. Nrg Band - "Ajo m'kalli”
6. Gheto Geasy ft. Majk - "S’jena mo”
7. Samanta - "Asnjo si un”
8. Elvana Gjata ft. Bruno - "Love me”
9. Dj Aldo ft. Lorela - "Don’t let me go”
10. Noizy - "Number One”
11. 2Ton - "Ani Nasht”
12. Bleona Qerreti - "Take You Over”
13. Adrian Gaxha ft. Lindon - "Asnihere”
14. Asgje Sikur Dielli - "Adresa”
15. Lyrical Son - "Hey Hey Hey”
16. Albina Kelmendi - "Endrren mos ma merr”
17. Dafina Zeqiri - “Love You Hate You”
18. Ronela Hajati - "A do si kjo”
19. Butrint Ymeri - "Eja Eja”
20. Sheila - "Datty Datty”.
/ Top Channel