Era e të dashurit tuaj ju ul stresin

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Shumë vajza pëlqejnë të marrin rroba nga i dashuri i tyre dhe të shijojnë erën e tij. Mbase nuk e dinit, por aroma e të dashurit tuaj mund t’ju ndihmojë në luftën kundër stresit. Me siguri pasi të lexoni këtë lajm, do të mbani afër bluzën e partnerit tuaj.

Eksperimenti

Studimi përfshiu 96 gra që nuhasnin këmishat. Burrave ju kërkua që t’i vishnin ato për 24 orë, pa përdorur deodorant, parfume apo produkte të tjera që kishin erë. Atyre gjithashtu ju kërkua që të mos konsumonin ushqim ose të mos pinin duhan, gjë që mund të ndryshonte erën e tyre.

Rezultati

Këtyre grave ju kërkua më pas që mes shumë këmishave, ato duhet të gjenin se cila i përkiste partnerit të tyre. Si rezultat, doli që gratë që nuhasnin këmishën e partnerit të tyre, kishin më pak stres para dhe pas provës, se ato që nuhasnin këmishën e një të panjohuri. Kjo mund të ndodhë edhe, sepse njerëzit në përgjithësi kanë frikë nga të huajt, veçanërisht meshkujt. Prandaj, gratë kërkojnë siguri dhe atë jua ofron vetëm aroma e partnerit të tyre.

A ndodh njësoj me vajzat?

Në përgjithësi vajzat kanë aromë të mirë dhe kjo gjë ju pëlqen meshkujve. Mirëpo, ende nuk është bërë një studim nëse aroma e tyre ndikon për mirë tek djemtë. Gjithsesi, nuk besojmë se do të shihni ndonjë djalë të veshur me pulovrën e të dashurës. Ata në fakt pëlqejnë të nuhasin aromën e flokëve të vajzave.

indeksonline
 
Pak i koklavitur shkrimi.
Por qendron, qe aroma e trupit e njeriut te dashur tonit,jo (parfumet qe perdorin apo kolonjat),jane nje lidhes i forte mes dy individeve.
 
Kjo vlen per ato qe jetojne dashurite e endrrrave jo ne qe jetojme dashurine reale me kembe ne toke.
Jo po mbaje te brendshmet varur ne dollap si aromantizues ambjenti.....
 
Imagjino te takoj nje kemishe qe vjen era djerse, ohh çkenaqesie!
 
Kjo vlen per ato qe jetojne dashurite e endrrrave jo ne qe jetojme dashurine reale me kembe ne toke.
Jo po mbaje te brendshmet varur ne dollap si aromantizues ambjenti.....
ahh,kete e gjej te shpifur.
ama kemisha,pulovra dhe xhaketa ose xhupi,kane dhe mbajne aromen karakteristike te trupit . :)
 
Do blej 1 raft te vogel edhe sa ta zej 1 sa here ta takoj do ja marr breket pervec diteve kur ka tezet per vizite.....edhe do i maj ne sirtar hahahaha
Tjene tango ama vetem te kuqe,breke me prerje normale mos denjo. ahahahahahhaah
 
ahh,kete e gjej te shpifur.
ama kemisha,pulovra dhe xhaketa ose xhupi,kane dhe mbajne aromen karakteristike te trupit . :)
Kete nuk mund ta mohojme ne perderisa ato rroba rrine mbi lekuren e te dashurit,por qe te jene antidepresive do ishin licensuar si barna ne farmaci.
Ka njerez qe krijojne lidhje vertete por une i shoh si depresiv ata qe krijojne keto lidhje.
Me kujtohet nje e njohura ime qe kur i ikte i shoqi ne Gr,heren ne mengjes kthente nje teke raki dhe ate gite kjo nuk e lante ,por e mbante aty te komodina.Here here e shihja si me frike .Ceshte kjo aman
 
Kete nuk mund ta mohojme ne perderisa ato rroba rrine mbi lekuren e te dashurit,por qe te jene antidepresive do oshin licensuar si barna ne farmaci.
Ka njerez qe krijojne lidhje vertete por une si depresiv ata qe krijojne keto lidhje.
Me kujtohet nje e njohura ime qe kur i ikte i shoqi ne Gr,heren ne mengjes kthente nje teke raki dhe ate gite kjo nuk e lante ,por e mbante aty te komodina.Here here e shihja si me frike .Ceshte kjo aman
po jo moj ca antidepresive. ahahahahahahha.
do ishte depresive ta besonim i gje tille.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top