“Epidemi e Heshtur”, rritje e vetëvrasjeve mes indianëve të Amerikës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
indianet-300x187.jpg




Në Shtetet e Bashkuara, sipas statistikave zyrtare, indianët e Amerikës vdesin 70 për qind më shpesh nga akte vetëvrasjeje se sa pjesa tjetër e popullsisë. Shkalla e lartë e vetëvrasjeve është quajtur “epidemi e heshtur”, por ajo nuk është më e heshtur falë një konference të organizuar në Portland të shtetit Oregon, e cila nëpërmjet videove të prodhuara nga adoleshentët, si dhe muzika e tyre madje edhe librat komikë mund të shpëtojnë jetën e njerzve.Sipas Departamentit amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Humane, gati 25 për qind e të rinjve indianë të Amerikës kanë tentuar të vrasin veten. 17 vjeçari Brendon Trejo, i cili jeton në në një rezervat në shtetin lindor të Uashingtonit, njeh dikë që fshihet pas këtyre statistikave.

“Një prej shokëve të mi, u përpoq t’i jepte fund jetën me mbi dozë. Ai nuk pati sukses dhe përfundoi në spital”.

Brendon u trondit dhe ende nuk e ka kuptuar se pse e bëri këtë shoku i tij. Anëtarja e fisit indian në Oregon, Sarah Holl ka ndjerë të njëjtën tronditje, jo vetëm një herë, por shumë herë. 16 vjeçarja shkon në një shkollë afër rezervatit.

“E di nga përvoja ime personale se që të jetosh në një komunitet të indianëve të Amerikës, depresioni është mjaft i përhapur sepse shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë kulturën e tyre, pasionin e tyre dhe si rezultat përfundojnë në një gjendje konfuze”.

Sarah ka gjetur pasionin e saj, muzikën. Ajo thotë se nuk fle gjatë natës dhe përpiqet të gjejë fjalët e përshtatshme për një këngë me temë të pazakontë: parandalimi i vetëvrasjes.

Seanca e regjistrimit të Sarahs është pjesë e një grupi pune mbi shëndetin dhe parandalimin e vetëvrasjes, organizuar nga Bordi i Shëndetit për popullsinë indiane të Amerikës në zonën e Portlandit. Kjo agjenci rajonale ftoi 60 studentë nga fise të ndryshme për një konferencë 1 javore. Organizatorët e konferencës shpresojnë që grupet e punës do të shpalosin një valë rrjetesh shoqërore pozitive.

Kjo iniciativë u frymëzua nga një strategji e sukseshme me bazë në Internet për parandalimin e vetëvrasjes, që u ndërmor në Australi.

Todd Denny ishte një prej “këshilltarëve muzikorë” në Portland. Për rreth 10 vjet, ai ka organizuar grupe të tilla pune për të luftuar sëmundje të ngjashme në shoqëri. Todd e pranon se teknologjia mund të zhdukë stigmën që shoqëron një çështje të vështirë e të ndjeshme.

“Një prej sfidave të vetëvrasjes në të gjitha komunitetet është heshtja dhe fshehtësia. Dhe një program si ky u mundëson njerzve të kapërcejnë pengesat e heshtjes e të fshehjes për t’u shprehur dhe për të treguar përvojën e tyre personale”.

Gjatë konferencës 1 javore, disa prej adoleshentëve e bënë këtë nëpërmjet muzikës tradicionale të indianëve të Amerikës. Të tjerë eksploruan temën e parandalimit të vetavrasjes me anë të zhanreve më të kohës. Ky është 19 vjeçari Jordan Hill duke luajtur në kitarë. Ai thotë se i zgjodhi me kujdes fjalët.

“اdo këngë që kam shkruar përbën një mesazh për dikë. Dhe kjo është arsyeja që kur ta përfundoj albumin për të cilin po punoj tani, dua ta titulloj ‘Kujtime’ sepse ai përbëhet nga mesazhe për njerëz të ndryshëm”.

Mesazhi i Jordanit do të bëhet pjesë e një programi i quajtur “burim i gjithanshëm shëndetsor on-line i krijuar nga indianët e rinj për indianët e rinj”. Fushata me shumë media, e quajtur WeAreNative, do të fillojë më vonë këtë vit.

B;lajmi fundit..
 
Pe: “Epidemi e Heshtur”, rritje e vetëvrasjeve mes indianëve të Amerikës

Ndjej nje respekt te vecante per fisset indiane te Amerikes. Gjithmon me kan bere pershtypje menyra e jetes se tyre, e tradites, respektit ndaj njeri-tjetrit, lidhjes se tyre me natyren dhe ajo cfare me ka ba pershtypje eshte se me aq sa kam lexuar dhe mesuar kam krijuar pershtypjen se jane njerez shume humane dhe me nje qetesi te madeh shpirtrore.

Megjithate ndjej dhimbje per menyren e trajtimit te tyre ne rezervate dhe kam pershtypjen se rezervatet nuk permbushin as kushet minimale per zvillimin dhe kultivimin e tradites se tyre te lashte dhe te pasur.
 
Back
Top