Entonio Pashaj tek Kukesi

infinito

Anëtar Aktiv
E prisnin te Tirana, por Entonio Pashaj firmos për Kukësin :

Skuadra e Kukësit ka bërë një përforcim të rëndësishëm në mbrojtje, duke afruar mbrojtësin Entonio Pashaj, i cili do të zërë vendin e Renato Malotës, i larguar tashmë nga verilindorët. Futbollisti 31 vjeçar ishte në bisedime me Tiranën gjatë ditëve të fundit, por ndërhyrja e verilindorëve ka bërë që ai të ndryshojë destinacion dhe të hedhë firmën me këtë klub.
Ditën e sotme, 31-vjeçari ka hedhur firmën mbi kontratë duke u bërë zyrtarisht edhe lojtari më i ri i F.K. Kukësit. Mbrojtësi ka mjaft eksperiencë, pasi ka një karrierë të pasur dhe ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës, Flamurtarit, por edhe të Kastriotit. Klubi i uron suksese në këtë aventurë të tij!”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Ndërkaq, pritet që Kukësi të nënshkruajë rinovimet edhe me disa prej titullarëve të sezonit të kaluar si Shameti e Musolli, të cilët do të jenë pjesë e verilindorëve edhe në këtë edicion.

Panorama Online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top