Endrra shqiptare në Europë sot në dorën e Flamurtarit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
motherwell.jpg
attachment.gif


Në Skoci luhet ndeshja e kthimit përballë Madhëruellit

Flamurtari ka sot shansin
për të kthyer në realitet atë
ëndërr që mori formë pas
asaj fi toreje 1-0 në takimin e parë
në Vlorë ndaj skocezëve të Madhëruellit,
ndeshje e vlefshme për
turin e dytë të Europa
League. Por jo vetëm
kaq. Duke llogaritur
një eliminim të sigurt
të Vllaznisë, kuqezinjtë
mbeten e vetmja
shpresë e shqiptarëve
për të mbajtur gjallë
futbollin shqiptar në
këtë edicion të Kupave
të Europës. Sytë dhe
veshët e të gjithë bashkëkombësve
tanë do
të drejtohen pikërisht
nga stadiumi "Shyberry
Excelsior - Airdrie" i
Skocisë, ku sot në orën
20.45 do të zhvillohet
edhe ndeshja e kthimit
mes Flamurtarit dhe
Madhëruellit. Kualifikimi
nuk është një
utopi, por vështirësitë
për t‘u arritur janë një
gjë që duhen marrë
parasysh. Vlonjatët
kanë formuar një
grup premtues futbollistësh,
të cilët sot kanë
mundësinë për të shkruar një
tjetër pjesë të historisë". Skuadra
ka fl uturuar dje drejt Skocisë dhe
mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen
e fundit para sfi dës. Futbollistët
janë të gjithë të disponueshëm
për trajnerin Eqerem Memushi
dhe gëzojnë një formë të mirë.
Tekniku Memushi ka deklaruar:
"Tashmë vjen më e vështira, pasi
ndeshja e dytë do të jetë edhe
më e vështirë. Na duhet edhe më
shumë përkushtim. Kundërshtari
është më lart fi zikisht. Duhet të
përfi tojmë nga hapësirat që do të
lërë Madhëruelli, i cili do të hidhet
i tëri në sulm në kërkim të fi tores.
Vijmë të avantazhuar në këtë
takim dhe shpresoj se do të shënojmë
një gol sot, i cili do të ishte
garanci për kualifi kimin". Trajneri
i Madhëruellit, Xhim Ganon, pret
një përmirësim të dukshëm të
lojës nga lojtarët e tij, pas hartimit
të një plani taktik për të mundur
Flamurtarin, në ndeshjen e kthimit
për në Europa League. Humbja
në ndeshjen e parë i detyron
skocezët që të synojnë sot vetëm
fi toren, pasi ky do të ishte rezultati
i vetëm që mund t‘i kualifi kojë.
Të gjitha shpresat e Ganonit janë
mbështetur te fakti se gjatë kësaj
kohe ka përgatitur një sulm tepër
agresiv. "Jam shumë i kënaqur
me atë që kemi mundur të bëjmë
gjatë kësaj jave. Ndryshimi në
krahasim me lojën e zhvilluar në
takimin e parë do të jetë i madh,
tha Ganon. Kur udhëtuam për
në Shqipëri, shkuam drejt së
panjohurës. Tani ne dimë thuajse
gjithçka rreth kundërshtarit. Kemi
analizuar fi lmimet dhe jemi përgatitur
mirë për ndeshjen e dytë.
Presim një përmirësim rrënjësor
të lojës. Ata zhvilluan një ndeshje
të mirë. Duhet të kemi kujdes nga
pikat e tyre të forta, megjithatë ne
jemi të favorizuar dhe objektivi
ynë është të shënojmë gola e të
fi tojmë ndeshjen". Në takimin e
sotëm, Madhëruelli pritet të bëjë
disa ndryshime në formacion.
Ndërkohë është disi i çuditshëm
fakti se trajneri i skocezëve ka
besim të verbër se do të jetë
Madhëruelli skuadra që do të
kualifi kohet për më tej. Prandaj, ai
ka nisur të bëjë llogaritë se çfarë i
duhet skuadrës për ndeshjen me
Steauan e Bukureshtit (rumunët
janë favoritë për t‘u kualifi kuar,
fi tuan 2-0 ndeshjen e parë ndaj
hungarezëve të Ujpest). Ganon
u ka kërkuar drejtuesve të klubit
edhe 4-5 blerje të reja, të cilat janë
të nevojshme për të përforcuar
skuadrën për në turin e tretë të Europa
League. "Përforcimet duhen
për të kompletuar skuadrën, e
cila do të ishte më e ekuilibruar,
nënvizon Ganon. Shpresoj që kjo
të bëhet e mundur në 48 orët e ardhshme,
pasi nëse kualifi kohemi,
të mund t‘i regjistrojmë në kohë
para se të ndeshemi me Steauan
e Bukureshtit".


Presidenti Gjika refuzon vizën
për në Skoci në formë proteste


Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja e kthimit për Europa League
mes Flamurtarit dhe Madhëruellit, e cila do të luhet sonte në
mbrëmje në Skoci. Kuqezinjtë e kanë fi tuar me rezultatin 1-0 takimin
e parë dhe në sfi dën e dytë shkojnë më të favorizuar, pasi do t‘ju mjaftonte
një barazim çfarëdo për t‘u kualifi kuar. Por në Skoci, Flamurtari
nuk do të ketë mbështetjen e tifozit të saj numër "Një", presidentit të
klubit, Shpëtim Gjika, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Bashkisë
së qytetit të Vlorës. Gjithçka ka ardhur si rezultat i refuzimit të vizave
për disa prej anëtarëve të stafi t të kuqezinjve nga Ambasada e Britanisë
së Madhe në vendin tonë. Presidenti Gjika nuk do të udhëtojë drejt
Skocisë, pasi ka marrë këtë vendim në formë proteste ndaj ambasadës
angleze. Lajmi u bë i ditur dje nga gazeta "Evening Times". E përditshmja
skoceze thekson se disa anëtarë të klubit nuk do të udhëtojnë në formë
proteste për trajtimin e tyre në ambasadë dhe citon presidentin Gjika:
"Kam refuzuar të marr vizën time për të protestuar kundër reagimit të
turpshëm të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Skuadra skoceze
erdhi në Vlorë dhe nuk pati probleme, kërkojmë që të respektohen të
njëjtat të drejta"
*SHQIP*
ShpetimGjik7marsi.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top