Emrat e bukur te Zotit xh.sh.

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit
El esmaul-husna
(emrat e bukur)

“Të All-llahut janë emrat e bukur, pra thirreni me ta...”
(Kur’an, A’raf: 180)
“All-llahu i Madhëruar ka nëntëdhjetë e nëntë emra të bukur, kush i mëson ata, hyn në Xhennet!”
(Muhammedi a.s.)

NES-ELUKE JA MEN HU WALL-LLAHUL-LEDHI LA ILAHE IL-LAHU WEL-HAJJUL-KAJJUM

Të lusim ty, i cili je Ai, Zoti, që s’ka zot pos Tij, i Gjalli, i Përjetëshmi !


ALL-LLAH Allah
ER-RAHMAN i Gjithëmëshirëshmi
ER-RAHIM Mëshirëploti
EL-MELIK Sunduesi
EL-KUDDUS i Pastërti
ES-SELAM Paqëdhënësi
EL-MU’MIN Siguruesi
EL-MUHEJMIN Mbizotëruesi
EL-AZIZ Fuqiploti
EL-XHABBAR i Gjithëfuqishmi
EL-MUTEKEBBIR i Madhërishmi
EL-HALIK Krijuesi
EL-BARIJ Filluesi
EL-MUSAWWIR Formëdhënësi
EL-GAFFAR Falësi
EL-KAHHAR Mposhtësi
EL-WEHHAB Dhuruesi
ER-REZAK Furnizuesi
EL-FETTAH Zgjidhjedhënësi
EL-’ALIM i Gjithëdituri
EL-KABID Shtrënguesi
EL-BASIT Dhënësi
EL-HAFIDU Përulësi
ER-RAFI’ Lartësuesi
EL-MU’IZZU Ngritësi
EL-MUDHIL-L Nënshtruesi
ES-SEMI’ Dëgjuesi
EL-BASIR Vështruesi
EL-HAKEM Gjykuesi
EL-’ADL i Drejti
EL-LATIF i Buti
EL-HABIR i Gjithëinformuari
EL-HALIM Përdëllimtari
EL-’ADHIM Madhështori
EL-GAFUR Gjithëfalësi
ESH-SHEKUR Mirënjohësi
EL-’ALIJJ i Larti
EL-KEBIR i Madhi
EL-HAFIDH Ruajtësi
EL-MUKIT Ushqyesi
EL-HASIB Llogarimarrësi
EL-XHELIL Fisniku
EL-KERIM Bujari
ER-REKIB Vigjëluesi
EL-MUXHIB Lutjepranuesi
EL-WASI’ Gjithëpërfshirësi
EL-HAKIM i Urti
EL-WEDUD i Dashuri
EL-MEXHID i Lavdishmi
EL-BA’ITH Ringjallësi
ESH-SHEHID Dëshmuesi
EL-HAKK i Vërteti
EL-WEKIL Përkujdesësi
EL-KAWIJJ i Forti
EL-METIN i Pathyeshmi
EL-WELIJJ Mbrojtësi
EL-HAMID i Falënderuari
EL-MUHSIJ Gjithënjohësi
EL-MUBDIJ Nismëtari
EL-MU’ID Rikrijuesi
EL-MUHJI Jetëdhënësi
EL-MUMIT Jetëmarrësi
EL-HAJJ i Gjalli
EL-KAJJUM i Përjetëshmi
EL-WAXHID Kreatori
EL-MAXHID i Nderuari
EL-WAHID i Vetmi
ES-SAMED i Domosdoshmi
EL-KADIR i Fuqishmi
EL-MUKTEDIR i Gjithëmundshmi
EL-MUKADDIM Përparuesi
EL-MUEHHIR Paslënësi
EL-EWWEL i Pari
EL-AHIR i Fundit
EDH-DHAHIR i Dukshmi
EL-BATIN i Padukshmi
EL-WALIJ Udhëheqësi
EL-MUTE’ALIJ i Gjithëlartësuari
EL-BERR Mirëbërësi
ET-TEWWAB Pendimpranuesi
EL-MUNTEKIM Ndëshkuesi
EL-’AFUWW Mëkatfalësi
ER-REUF i Dhembshuri
MALIKUL-MULK Pushtetmbajtësi
DHUL-XHELALI WEL IKRAM Atij i takon madhështia dhe nderi
EL-MUKSIT Drejtësidhënësi
EL-XHAMI’ Tubuesi
EL-GANIJ i Pasuri
EL-MUGNI Pasuridhënësi
EL-MANI’ Privuesi
ED-DAR Krijuesi i së keqes
EN-NAFI’ Krijuesi i së mirës
EN-NUR Drita
EL-HADI Udhëzuesi
EL-BEDI’ Shpikësi
EL-BAKI i Përherëshmi
EL-WARITH Trashëguesi
ER-RESHID Frymëzuesi
ES-SABUR Durimtari


XHEL-LE XHELALUHU, TENEZ-ZENET DHATUHU WE TEKADESET SIFATUHU WE TEBAREKET ESMAUHU LA ILAHE GAJRUHU, LA ILAHE IL-LA ALL-LLAH
 
Elhamdulilah kam pas fatin te kem njerin nder emrat e bukur te All-llahut EL-KERIM Bujari, dhe jam shum krenar.

" E kush nga ju ka fjale me te mira se ai qe therret ne rrugen e drejt, ben pune dhe vepra te mira dhe thot une jam Musliman "
 
mu po m'plq ma sshumti En-Nur = Drita, edhe si domethonje shum e bukur...kshtu e shoh Zotin un, si drita qe ta ndriqon jeten..
 
EL-GAFUR - Gjithëfalësi

I kam pas thirrur dikujt nga fisi qe nuk e kisha qejf fare dhe as qe i pershatet fare me karakterin ky emer ,sa inat po me vjen :p
 
Emerat e Zotit !

Amer Halid
El-Hamidu (I Falënderuari, I Lavdëruari)


Emri që do të trajtojmë në këtë temë është emri i Zotit El-Hamid. Ky emër rrjedh nga fjala “Hamd”, e cila është e kundërta e “Dhemm” (përbuz). Ai që është perfekt dhe i përkryer lavdërohet, kurse ai që ka të meta jo. I Përkryeri absolut është vetëm Zoti i Madhërishëm, i Cili lavdërohet për veprat, krijesat, ligjet, thëniet dhe gjithçka tjetër.
Kështu, emri El-Hamid nënkupton atë që e meriton falënderimin dhe lavdërimin. Hamd (Lavdërimi) është kur e falënderon Zotin për madhështinë, bujarinë, furnizimin dhe përsosmërinë e Tij. Kurse “Shukr” është kur e falënderon për një të mirë të caktuar.
Vallë, sa herë e falënderon dhe e lavdëron Zotin në ditë? Sa herë thua: ”Elhamdulil-lah?” Sa herë në ditë i kujton vuajtjet dhe fatkeqësitë dhe asnjëherë nuk përmend të mirat që të ka dhënë El-Hamidu? Sa herë ua numëron fatkeqësitë njerëzve dhe sa herë je ulur me ta dhe ua ke numëruar të mirat me të cilat të ka nderuar All-llahu i Madhërishëm?


Si e falënderonte dhe e lavdëronte profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Zotin?
Qëllimi këtu është me falënderimin me zemër dhe jo thjesht me gojë. اdo natë, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çohej të falë namazin e natës dhe lutej: ”O Zot! Ty të takon falënderimi. Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi. Ti je drita e qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi. Ti je i Përjetshmi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi, pasi Ti je i Vërteti, fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, zjarri është i vërtetë, profetët janë të vërtetë dhe Muhammedi është i vërtetë.”
“Zoti ynë! Ty të takon falënderimi, falënderim i shumtë, në të cilin është mirësia dhe bekimi. Ty të takon falënderimi sa qiejt dhe toka dhe ajo që ndodhet mes tyre. Ti je Zot i madhështisë dhe i lavdisë. Ti meriton lavdi dhe madhështi, më shumë se ç’thotë robi Yt dhe të gjithë ne jemi robërit e Tu. O Zot! S’ka kush e ndalon atë që Ti jep dhe s’ka kush e jep atë që Ti e ndalon. S’ka dobi i pasuri, pasuria e të cilit është prej Teje.”
“Unë nuk mundem të lavdëroj siç e meriton. Ti je ashtu si ke lavdëruar veten Tënde.”
“O Zot! Ty të takon falënderimi ashtu siç e meriton lavdia Jote dhe madhështia e pushtetit Tënd.”
“O Zot, Ty të takon falënderimi, pasi ishim të dobët dhe na forcove. Ty të takon falënderimi, pasi ishim të përbuzur dhe na bëre krenarë. Ty të takon falënderimi, pasi ishim të varfër dhe na pasurove. Ty të takon falënderimi për Islamin, Ty të takon falënderimi për besimin, Ty të takon falënderimi për Kur’anin, Ty të takon falënderimi për familjen, fëmijët dhe pasurinë. O Zot! Ty të takon i gjithë lavdërimi dhe i gjithë falënderimi, Ty të takon i gjithë pushteti dhe tek Ti kthehet çdo gjë.”
“اdo mirësi që keni, e keni nga Zoti.” (El-Nahl: 53)
A të ka ndodhur, o vëlla dhe o motër, të marrësh një letër dhe një stilolaps dhe të shkruash mirësitë e Zotit ndaj teje? Unë të këshilloj ta bësh diçka të tillë. Merr një letër dhe në fillim të saj shkruaj: ”Emri i Zotit, El-Hamid.” Diçka e tillë ta zbut zemrën dhe ta shton dashurinë për All-llahun e Madhërishëm. Duhet të dish, para se të fillosh t’i shkruash të mirat, se sado e madhe të jetë letra: ”Dhe nëse i numëroni mirësinë e Zotit, nuk do arrini t’i numëroni.” (El-Nahl: 18)
Pasi të shkruash në fillim të letrës”El-Hamidu”, më pas shkruaj: ”Dhe çdo mirësi që keni, e keni nga Zoti.”
Kjo do të thotë që gjithçka në trupin tënd, në jetën tënde dhe përreth teje, e ka burimin prej All-llahut të Madhërishëm.
Me qëllim që t’i ndiejmë sa më shumë mirësitë e Zotit mbi ne, le të kthehemi në origjinën e çdo gjëje që na rrethon. ثshtë njëlloj sikur të marrim një film dhe ta kthejmë mbrapsht për të parë fillimin e tij.
Po të marrim rrobat tona, do t’i shohim se janë shumë të bukura dhe funksionale. Origjina e tyre është ose pambuku, ose leshi i bagëtive, ose lëkurat e tyre dhe të gjitha këto, janë krijesa të All-llahut të Madhërishëm. O vëlla, pa Zotin, ti nuk do të kishe me ç’të mbuloheshe. Pikërisht për këtë, kur profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vishte rrobat e tij, thoshte: ”E falënderoj Zotin që më veshi me rroba, të cilat mbulojnë pjesët e mia të turpit dhe më zbukurojnë para krijesave të Tij.”
Secili prej nesh, përpiqet ta mobilojë shtëpinë e tij, në mënyrën sa më të bukur. Të gjithë mobiljet tona janë të ndërtuara prej dërrase, e cila vjen nga pyjet. Origjina e pemëve që përdorim për mobilje, është një farë e vogël, e cila mbiu nga shiu që ra nga qielli. A e imagjinon dot, o vëlla, se divani, karriget, tavolina..., të cilat përdor në shtëpi, kanë si origjinë një farë dhe një pikë shiu që e bëri të mbijë?
Të gjitha materialet me të cilat ndërtojmë shtëpitë, e kanë origjinën nga metalet që All-llahu i Madhërishëm i ka vendosur në Tokë.
Ushqimin me të cilin ushqehemi dhe e gatuajmë në mënyra të ndryshme, e blejmë nga supermarketi. Kurse All-llahu i Madhërishëm në Kur’an, na tërheq vëmendjen tek diçka tjetër: “Njeriu le të shikojë ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës. Dhe bëmë që në të mbijnë drithëra, edhe rrush e perime, edhe ullinj e hurma, edhe kopshte të dendura.” (El-Abese: 24-30)
Filloje listën e mirësive të Zotit me këto tre që përmendëm. Thuaj: “Të falënderoj, o Zot, që më veshe, pasi pa mirësitë e Tua do të jetoja lakuriq.” Thuaj: “Të falënderoj Ty, o Zot, që më strehove në shtëpi, pasi do të jetoja jashtë.” Thuaj: “Të falënderoj, o Zot, që më ushqen me të mirat e Tua, pa të cilat do të ndieja uri.” Para se t’i shkruash dhe t’i thuash me gojë, thuaji me zemër dhe me ndjenja. Mos e neglizho asnjëherë fjalën “Elhamdulil-lah”, pasi mund të jetë një fjalë e tillë ajo që të afron pranë El-Hamidit Ditën e Kijametit. Mund të jetë një “Elhamdulil-lah” e thënë me gjithë zemër dhe siqeritet, ajo që të bën të dashur tek El-Hamidi.
Thotë All-llahu i Madhërishëm në një hadith Kudsij: ”O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, veç atij që e kam drejtuar Unë. Prandaj më kërkoni t’ju drejtoj! ”O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e kam ushqyer Unë. Prandaj më kërkoni Mua t’ju ushqej. O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të pa mbuluar, veç atij që e kam mbuluar Unë. Prandaj më kërkoni Mua t’ju mbuloj. O robërit e Mi! Ju të gjithë bëni gabime ditë e natë dhe jam Unë Ai që ua fal gabimet. Prandaj më kërkoni Mua falje që t’ju fal.”
Uji që bie nga qielli, a nuk është dhuratë dhe mirësi e Zotit të Madhërishëm? Thuhet se Egjipti është dhuratë e Nilit. Po vetë Nili, a nuk është dhuratë e All-llahut të Madhërishëm?
Tregohet se dikush kishte humbur në shkretëtirë. Ngaqë nuk kishte asnjë furnizim me vete, për pak kohë ai do të vdiste nga etja. Duke ecur, ai vëren nga larg diçka që shkëlqente mbi një pemë dhe mendoi se është lëkurë me ujë. I gjendur në kulmin e etjes, vrapoi drejt pemës, me qëllim që të pijë nga uji, por kur hapi lëkurën e gjeti të mbushur me flori. I mërzitur tha: ”Ah, çfarë fatkeqësie! Ky qenka flori dhe jo ujë!” اfarë vlere do të kishte floriri, nëse je duke vdekur nga etja për ujë? Ne jemi mësuar me ekzistencën e ujit, e pimë e përdorim..., madje nuk e falënderojmë as Zotin për këtë. Por, po të privohesh nga pika e ujit, vetëm atëherë e kupton rëndësinë e tij.
Udhëtarët nëpër shkretëtirë tregojnë se kur gjejnë dikë të vdekur në shkretëtirë nga etja, e gjejnë me fytyrë të gërvishtur me thonj. Kjo, për shkak të etjes dhe të vuajtjes.
Mos harro të thuash “Elhamdul-lila”, o vëlla, për çdo pikë uji që pi! Na ndodh shpesh të themi “Elhamdulil-lah” për shumë mirësi të Zotit, por këtë e bëjmë instiktivisht dhe pa e ndierë me zemër. Kur një njeri na ka bërë ndere, ne i themi falëminderit me gojë, por njëkohësisht i themi edhe me zemër. E ndiejmë thellë në zemër mirësinë e Tij ndaj nesh. Përse e bëjmë diçka të tillë me njerëzit dhe nuk e bëjmë me Zotin e njerëzve, i Cili është burimi kryesor i gjithë të mirave?!
Nëse të pish ujë është një mrekulli, edhe vetë nxjerrja e ujit (urinimi) është një mrekulli më vete.
Harun er-Reshidi, halifeja madhështor, i tha një ditë këshilltarit të tij, Ibnu Semmakut: “O Ibnu Semmak, më këshillo!” Ai i tha: “Nëse nuk do të kishe për të pirë vetëm një gotë me ujë, sa do të paguaje nga pasuria jote që ta pije?” Harun er-Reshidi u mendua pak dhe i tha: “Paguaj gjysmën e pasurisë për ta pirë.” Ibnu Semmak e pyeti përsëri: “Po nëse do e pije dhe të mbetej brenda pa pasur mundësi ta nxjerrësh, sa do paguaje nga pasuria jote për ta nxjerrë?” - “Do paguaja gjysmën tjetër.” – i tha Haruni. - “O prijësi i besimtarëve, – i tha Ibnu Semmaku, – një pasuri që vlen sa një gotë ujë është e pavlerë.”
Një mirësi tjetër e paçmueshme është mbrojtja që të bën All-llahu i Madhërishëm. Po të shohim në jetën e fëmijëve tanë, do të gjejmë se ata janë të rrezikuar nga shumë gjëra. Ata mund të bien pre e rrymës elektrike, mund të rrëzohen nga shkallët, mund të digjen me ujë të nxehtë… A të ka shkuar ndonjëherë mendja se kush është Ai që i ruan dhe i mbron fëmijët e vegjël? Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Ai (njeriu) ka mbrojtës nga para dhe pas, për ta mbrojtur me urdhërin e Zotit.” (Er-Rad: 11) Neve na ndodhin shumë aksidente, prej të cilave dalim shëndoshë e mirë dhe habitemi si shpëtuam prej tyre.
Shkruaje në letër mrekullinë e krijimit dhe të funksionimit të trupit tënd. Shkruaje se ti vetë shikon, por ka shumë të tjerë që nuk shohin. Shkruaje se ti vetë dëgjon, por ka shumë të tjerë që janë të privuar nga kjo shqisë. Shkruaj se ti lëviz dhe ecën, por ka shumë të tjerë që janë të paralizuar. Shkruaj se ti logjikon dhe kupton, kurse shumë të tjerë kanë probleme mendore. Shkruaj se ti ndien, kurse shumë të tjerëve u kanë vdekur ndjenjat. Shkruaj se ti i do të tjerët dhe të duan, kurse ka shumë të tjerë që as nuk i duan dhe as nuk duan kënd. Si do të ishte gjithësia pa dashurinë e ndërsjelltë?
A e imagjinon se sa lodhëse dhe sa e kushtueshme do të ishte nëse fëmijët që lindin të lindin me mangësi në organe dhe këto organe të bliheshin në një fabrikë? Vallë, sa pasuri do të na duhej të harxhonim për t’ua plotësuar fëmijëve tanë organet? Vallë, a do të pranoje me qindra mijëra dollarë, në këmbim të njërit sy? Kurse All-llahu i Madhërishëm të ka krijuar të plotë me të gjitha organet e duhura. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: “A nuk i dhamë atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe e sqaruam për të dy rrugët.” (El-Beled: 8-10)
Edhe pse ne nuk e ndiejmë si një mirësi të madhe, mirësia e frymëmarrjes është një nga mirësitë më të mëdha. A e imagjinon dot se sa e vështirë do të ishte nëse Zoti i Madhërishëm do të ta linte ty të siguroje frymëmarrjen e rregullt me anë të aparateve dhe mjeteve rrethanore? A e kupton tani se sa të lehtë e ka bërë Zoti një proces të tillë? Ne marrim dhe nxjerrim me mijëra herë frymë në ditë dhe nuk ndiejmë lodhje.
Shkruaje në letër se ti ke prindër dhe jeton me ta, kurse shumë të tjerë janë jetimë. Shkruaje mirësinë e shpirtit me të cilin jeton trupi yt. A nuk është nje mrekulli dhe një mirësi vetë ekzistenca jote në këtë botë? Secili prej nesh mban një emër dhe mbiemër, është i regjistruar në gjendjen civile, ka një numër identifikimi... Kush të bëri të tillë, o njeri? A nuk është All-llahu i Madhërishëm? Përse nuk e falënderon Atë?
Shpeshherë na ndodh të shohim modelet e rrobave nga vitrinat e dyqaneve. Të gjithë njerëzit që qëndrojnë para vitrinave, janë të përqendruar në modelin dhe ngjyrat e rrobave, që ua kanë veshur statujave të plastikës. Provoje për një çast që të mos shohësh rrobat, por të shohësh statujat e pajetë dhe thuaji vetes: Ku qëndron ndryshimi mes meje dhe kësaj statuje? Ndryshimi i vetëm është mirësia e shpirtit me të cilën na ka pajisur All-llahu i Madhërishëm.
Mos harro të shkruash mirësinë më të madhe, që ti je musliman. A ka mirësi më të madhe se të agjërosh Ramazanin për hatër të Zotit? A ka mirësi më të madhe se sa t’i përulesh All-llahut të Madhërishëm? A ka mirësi më të madhe se sa të jesh i lidhur me Zotin?
Mos harro të shkruash edhe mirësinë tjetër, Xhennetin. Teksa besimtarët do të jenë në Xhennet, do t’u kalojë sipër një re, e cila u thotë: ”O banorë të Xhennetit! Më ka dërguar El-Hamidi që t’ju pyes se çfarë dëshironi t’ju lëshoj sot në vend të shiut?”
Nëse një i njohur me të cilin je në autobuz, paguan edhe biletën tënde, padyshim që do e falënderoje në çast dhe nuk do të harroje ta falënderoje edhe kur të zbresësh. Nëse një tjetër të dhuron një biletë për të ndjekur ndeshjet e kampionatit botëror, patjetër që do e falënderoje me gjithë zemër dhe nuk do t’ia harroje këtë të mirë. Nëse dikush të bën një nder të madh, do të përpiqeshe ta falënderoje duke zgjedhur fjalët më të bukura, do u tregoje të afërmve të tu ... A nuk të vjen turp, o njeri, të falënderosh krijesat dhe të mos falënderosh Krijuesin? El-Hamidi është Ai që meriton falënderimin për gjithçka që na ka dhënë.
E pyeti njëherë Musai [alejhis-selam] Zotin e Madhërishëm dhe i tha: “O Zot! Si të falënderoj, në një kohë që vetë falënderimi im për Ty, është një mirësi për të cilën duhet të falënderoj?” Zoti i Madhërishëm i tha: “O Musa! Nëse e ke kuptuar këtë, më ke falënderuar.”
اështja nuk është të thuash me gojë “Elhamdulil-lah”, por është që mirësitë e Zotit t’i ndjesh dhe t’i përjetosh me zemër dhe me gjithë qënien tënde.
A nuk të vjen zor, o njeri, që e gjithë gjithësia e falënderon dhe e madhëron Zotin, kurse ti jo?
“Gjithçka që ekziston e madhëron Atë dhe e falënderon, por ju nuk e kuptoni tesbihin e tyre.” (El-Isra: 44)
Kur Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu shpallën ajetet e sures Er-Rahman: ”Cilën nga mirësitë e Zotit përgënjeshtroni?”, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha shokëve: ”Përse nuk thoni siç thanë xhindët kur e dëgjuan këtë ajet?” - “Po çfarë thanë xhindët, o i Dërguari i Zotit?” - e pyetën ata. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha: ”Ata thanë: ”Nuk përgënjeshtrojmë asnjë nga mirësitë e Tua, o Zot.”
A nuk të vjen turp që e gjithë gjithësia e madhëron Zotin, e falënderon dhe e lavdëron, kurse ti, o njeri, refuzon?! Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ” Vërtet, njeriu është mohues i mirësive të Zotit të tij. Edhe vetë është dëshmues i asaj.” (El-Adijat: 6)
Njeriu përmend vetëm fatkeqësitë dhe vuajtjet dhe harron mirësitë që i ka dhënë All-llahu i Madhërishëm.
Kur Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hyri në Medine, i këshilloi njerëzit me fjalët: ”O ju njerëz! Duajeni Zotin me gjithë zemër, duajeni Zotin për të mirat që ua ka dhënë!”
All-llahu i Madhërishëm e frymëzoi Daudin [alejhis-selam] me fjalët: ”O Daud! Kujtojua njerëzve të mirat dhe mirësitë e Mia, pasi njeriu është krijuar i tillë, që ta dojë atë që i bën mirë.”
Dallimi mes një besimtari dhe një jobesimtari është se jobesimtari qëndron brenda kufijve të së mirës, kurse besimtari i kalon kufijtë e saj duke falënderuar Bamirësin.
Ajeti i parë me të cilin fillon Kur’ani, është: ”Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve.” (El-Fatiha: 1)
اelësi i kënaqësisë së Zotit është falënderimi dhe lavdërimi: “Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” (Ez-Zumer: 7)
Ibadeti i vetëm për të cilin All-llahu i Madhërishëm të urdhëron t’u tregosh të tjerëve, është të flasësh për mirësitë që të ka dhënë Ai: “Dhe të mirat që të ka dhënë Zoti, tregoji.” (Ed-Duha: 11)
Vetë shef’ati (ndërmjetësimi) i Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Ditën e Kijametit do të jetë me falënderime dhe lavdërime për Zotin Fuqiplotë. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Do të shkojë dhe do bjerë në ***hde nën Arshin e Zotit duke e lavdëruar me emrat e Tij të bukur dhe duke e falënderuar në mënyrë që nuk e ka falënderuar kush më parë. Më pas, Zoti do t’i thotë: “O Muhammed, ngrije kokën dhe kërko ç’të duash se do të jepet.”
Gjëja e parë që do të pyesë All-llahu i Madhërishëm kur të dalësh para Tij, është: ”O filan! A nuk të kam dhënë të mira?” Do të thotë se ishe beqar dhe të martoi, se ishe i papunë dhe të gjeti punë, se…
Ajo që të mbron nga zjarri dhe ndëshkimi i Zotit, është kur tregohesh mirënjohës dhe e falënderon për të mirat që të ka dhënë. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Përse t’ju ndëshkojë All-llahu nëse ju e falënderoni dhe e besoni?” (En-Nisa: 147)
Përfundimi i llogarisë do të bëhet me fjalë falënderimi: ”E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: “Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!” (Ez-Zumer: 75)
Fjalët “Elhamdulil-lah” do të thuhen edhe në çastet e para që besimtarët do të hyjnë në Xhennet: “Dhe thanë: “Falënderuar qoftë All-llahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam!” (Ez-Zumer: 74) Ditën e Kijametit do të thërritet: ”Ku janë falënderuesit?” Kush e ka njohur Zotin në këtë botë me emrin El-Hamid? Po ti, o vëlla dhe o motër, a do të përgjigjesh: “Ja ku jam, o Zot! Unë të kam lavdëruar dhe falënderuar natën dhe ditën, për gjitha të mirat që na ke dhënë.“ Në mes të atyre që e kanë falënderuar Zotin në këtë botë, do të ngrihet një flamur, ku shkruhet: ”Ky është flamuri i falënderimit!” Ata do të hyjnë në Xhennet dhe të gjithë ua bëjnë me shenjë: ”Këta janë falënderuesit!”

Cili është shpërblimi i falënderimit? Me çfarë ta shpërblen El-Hamidi kur e falënderon?
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Dhe nëse falënderoni, Unë ua shtoj dhe nëse mohoni (mirësitë) ndëshkimi Im është i madh.” (Ibrahim: 7)
Nëse All-llahu i Madhërishëm të jep një të mirë dhe e falënderon për të, Ai të jep edhe një të mirë tjetër. Zoti i Madhërishëm nuk ka nevojë për falënderimin tonë, por e kërkon atë me qëllim që të na japë të mira të tjera. Ajeti i mësipërm të bën të jesh ambicioz, sa më shumë ta falënderosh Zotin, aq më shumë t’i shton të mirat. Lakmia është diçka e papranueshme në Islam, por lakmia për ta falënderuar sa më shumë Zotin, është diçka e pëlqyer.
Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Sa herë që njeriu thotë “Elhamdulil-lah” (Falënderoj Zotin) meriton një mirësi në vend të saj.”
Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Një rob i Zotit tha: ”O Zot, Ty të takon falënderimi, ashtu siç e meriton madhështia dhe pushteti Yt.” Dy melekët nuk dinin ku ta vendosnin shpërblimin e madh të këtyre fjalëve. Zoti u thirri nga lart: ”Shkruajeni ashtu siç e tha robi Im, pasi Unë do e shpërblej për të Ditën e Kijametit.”
اfarë ndodh nëse nuk e falënderon Zotin e Madhërishëm? Ajo që ndodh është se të hiqet ajo e mirë, pasi nuk e meriton atë. ثshtë e mundur se shumë fatkeqësi që na ndodhin, janë për shkak se ne nuk e falënderojmë Zotin e Madhërishëm për mirësitë me të cilat na ka rrethuar. Shumë nga këto fatkeqësi ndodhin ose për shkak se njerëzit nuk e falënderojnë Zotin për mirësitë e Tij, ose i përdorin ato për gjynahe.
Nëse ti, o vëlla, nuk e falënderon El-Hamidin për mirësitë e Tij, ose i përdor këto mirësi për gjynahe, ajo që mund të ndodhë janë katër gjëra: a- Të hiqet kjo e mirë plotësisht. b- Nëse nuk të merret, por nuk e ndien ëmbëlsinë e saj. c- Të kthehet në vuajtje dhe brengë. d- Të mbetet e mira, por të ndodh një e keqe, e cila të bën të mos e ndjesh ekzistencën e të mirave që të rrethojnë.
Arabët e hershëm e quanin fjalën “Falënderim” rojen e të mirave. Një fjalë tjetër arabe thotë: ”Ajo që e mban të mirën të vazhdueshme, është falënderimi.” Nëse ke pasuri dhe kërkon ta ruash, falënderoje All-llahun e Madhërishëm që t’i ka dhënë. Nëse ke fëmijë dhe kërkon t’i ruash, falënderoje Zotin që t’i dhuroi.
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e këshillonte gruan e tij, Aishen [radijall-llahu anha]: ”O Aishe! Ji mirënjohëse për të mirat që të ka dhënë Zoti, pasi ato rrallëherë kthehen në atë shtëpi, nga e cila kanë dalë njëherë.”
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”A nuk i ke parë ata që të mirat e Zotit i ndëruan me mohim dhe e kanë sjellë popullin e tyre ne shtëpinë e shkatërrimit ?” (Ibrahim: 28); “Dhe kush i ndryshon të mirat e Zotit, pasi i kanë ardhur, Zoti është Ndëshkues i rreptë.” (El-Bekare: 211)
Të ndryshosh mirësitë e All-llahut të Madhërishëm është që t’i përdorësh ato për gjynahe. ثshtë kur ti, o motër, e përdor bukurinë që të ka dhënë Zoti i Madhërishëm për gjynahe. ثshtë kur pasurinë që të ka dhënë Zoti, e përdor në gjynahe dhe në harame.
Në luftën e tij me njeriun, shejtani përqëndrohet në atë që ta bëjë njeriun të harrojë mirësitë e Zotit të Madhërishëm. Këtë e ka deklaruar vetë shejtani, ku thotë: ”Dhe do t’i gjesh shumicën e tyre mosmirënjohës.” (El-A’raf: 17)
Metoda që ndjek shejtani për t’ia arritur këtij qëllimi, është se të bën të harrosh mirësitë e tua dhe ta kesh mendjen tek mirësitë që kanë të tjerët. Ti mund të kesh një grua shumë të mirë dhe të bukur, por të bën ta kesh mendjen tek një grua tjetër, e cila nuk krahasohet në asgjë me gruan tënde. Ai t’i zbukuron mirësitë që nuk i ke, me qëllim që të harrosh dhe të mos e falënderosh Zotin për ato që ke.
Nëse dikush të bën një dhuratë dhe ti nuk e falënderon, madje nuk i kushton asnjë rëndësi, a mund të të bëjë dhuratë tjetër ai person?
Modelin më të mirë në falënderimin e Zotit të Madhërishëm për të mirat që i ka dhënë, ne kemi të Dërguarin e Zotit, profetin Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Tregon Aishja [radijall-llahu anha] që Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] falej natën aq sa i ënjteshin këmbët dhe kur e pyeta njëherë: ”O i Dërguar i Zotit, a nuk t’i ka falur Zoti të gjitha gjynahet?” Ai më tha: “A nuk duhet të jem mirënjohës për këtë?!”
اdo natë, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lutej: ”O Zot! Ty të takon falënderimi. Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi. Ti je drita e qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ty të takon falënderimi. Ti je i përjetshmi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre...”
Kur dikush e pyeti Ali ibn Ebi Talibin [radijall-llahu anhu] si u gdhive, ai u përgjigj: ”Jam gdhirë në mes të mirave të Zotit, i pamundur ta falënderoj Atë për të gjitha.” Një njeri që përgjigjet me këtë pyetje kur e pyesin se si u gdhi, patjetër që është një njeri që e përjeton emrin e Zotit El-Hamid.
Një ditë, Umeri [radijall-llahu anhu] takon një njeri, të cilin e pyet: “Si u gdhive, o filan?” Ai i përgjigjet: “Mirë, o Prijësi i besimtarëve.” Umeri [radijall-llahu anhu] e pyet përsëri: “Si u gdhive?” Ai përsëri i thotë: “Mirë, o Prijës i besimtarëve.” Umeri [radijall-llahu anhu] e pyet për të tretën herë: “Të pyeta se si u gdhive?” “Falënderoj Zotin, mirë, o Prijësi i besimtarëve.” – i tha herën e tretë. “Këtë desha të dëgjoj.” – i tha. Umeri [radijall-llahu anhu] i pyeste njerëzit me qëllim që të nxirrte nga goja e tyre një fjalë falënderimi për Zotin e Madhërishëm.
Falënderoje dhe lavdëroje El-Hamidin për të mirat që të ka dhënë në tre forma:
1. Falënderoje me zemrën dhe me qënien tënde.
2. Falënderoje me zemër dhe falënderoje me gojë, duke i treguar të mirat e Zotit.
3. Ta falënderosh Zotin për mirësitë që të ka dhënë, duke i shfrytëzuar ato për të përhapur fenë e Zotit. Thotë [radijall-llahu anhu] në Kur’an: ”Punoni familja e Daudit me falënderim.” (Es-Sebe: 13) Kjo duke i përdorur të mirat e Zotit, në gjërat që kënaqin Zotin e Madhërishëm.
 
Back
Top