Emocionet mund të regjistrohen dhe të ndahen falë IA dhe RV

! - !

Once upon a time...
play-station-vr-worlds-altered-reality-1068x601.jpg

Nuk ka rëndësi se sa fjalë, sa selfie dhe video postojmë çdo ditë në rrjetet sociale: ajo që duam të përfaqësojmë, historia e asaj që bëjmë, shohim dhe zbulojmë mbetet e pjesshme, sepse nuk mund ta përfundojmë duke përcjellë emocionet tona reale, ai grup i gjerë dhe i artikuluar i ndjesive të krijuara nga e njëjta përvojë që do të dëshironim të ndanim.

Por po sikur të mundeshim? Po sikur, përveç fotove dhe videove, të mund të postonim ndjenjat tona në rrjetet sociale, për t’i lejuar të tjerët t’i përjetojnë sërish?

Njëzet e gjashtë vjet pas publikimit të filmit fantastiko-shkencor “Strange Days” (tematika e të cilit rrotullohet rreth diçkaje shumë të ngjashme), dikush në Itali është shumë afër krijimit të një sistemi të aftë të regjistrojë emocionet tona dhe t’i transmetojë ato te të tjerët falë përdorimit të kombinuar të ndjesorëve biomjekësorë, Realitet Virtual dhe Inteligjencë Artificiale.

Ky projekti katërvjeçar europian quhet “EKSPERIENCE”, akronim për “EXtended-PErsonal Reality: regjistrimi i shtuar dhe transmetimi i shqisave virtuale përmes Inteligjencës Artificiale.

“Projekti ka dy linja kryesore kërkimi, një teknologjik dhe tjetri mjekësor-shkencor”, shpjegon një nga studiuesit.

E para është që të gjithë të kenë mundësi që të krijojnë lehtësisht mjedise të realitetit virtual, duke e bërë këtë teknologji të përdorshme jo vetëm si publik, por edhe si krijues i përmbajtjes, për të qenë në gjendje ta ndajë atë në internet po aq thjeshtë, sa edhe një fotografi.

E dyta është sfida shkencore për të bërë të mundur matjen e emocioneve, vlerësimin dhe përcaktimin e tyre, në mënyrë që të krijohet mundësia për t’i derdhur ato në realitetin virtual, duke krijuar një përvojë shumë më të pasur./ /ervo/

ATSH-ANSA
 
Back
Top