balkanweb
Emiri i Katarit blen 6 ishuj grekë. Do blejë nga një për çdo fëmijë
Anila Jole
Jo një, as dy, por 6 ishuj ka blerë në Greqi Emiri i Katarit Sheik Hamad bin Khalifa Al-Thani.
I njohur si Emiri me pantofla”, ai shpesh shihet nga vendasit teksa blen peshk, i veshur thjesht e me pantofla. Sheiku mori atë që e donte aq shumë nga Greqia, ku kalon një kohë të gjatë të pushimeve.
Vetëm për ishullin Oksia prej 5000 hektarësh pagoi 5 mln euro dhe 3.5 mln euro për 5 ishujt e tjerë që së bashku shkojnë 1600 hektarë.
Emiri i Katarit ka 24 fëmijë nga martesat e tij dhe ka shprehur dëshirën të blejë nga një ishull për çdonjërin prej tyre.
Për të përmendur është fakti që zyra e Urbanistikës në Itakë, fillimisht refuzoi Emirin e Katarit duke i kërkuar që sipërfaqja e ndërtimit të ishte 250 metra katrorë, por ai u përgjigj se me këtë sipërfaqe dëshironte të kishte vetëm tualetin e tij.
Emiri i Katarit ka premtuar se do të çojë ujin në ishullin e Itakës.

Last edited by a moderator: